Historia

Komuna e Podujevës

Podujeva shtrihet në verilindje të Kosovës dhe ka sipërfaqe prej 633 Km2.

Në bazë të disa vlerësimeve ka rreth 135.000 banorë, ndërsa qyteti i Podujevës 35.000 banorë.

Përbëhet nga 76 fshatra, me 213 banorë në një Km2.

23.859 nxënës ndjekin mësimet në të gjitha nivelet e arsimit, të ndara në 36 SHFMU (Shkolla fillore të mesme e të ulëta), tri SHML (Shkolla të mesme të larta) dhe një qerdhe për fëmijë. Me gjithsej 1463 të punësuar.

Operojnë 3116 biznese me rreth 10.000 të punësuar. Numri më i madh i këtyre bizneseve janë të orientuara ne veprimtari tregtare, shërbyese dhe zejtare.

Nga gjithsej 63.259 Ha të sipërfaqës së Komunës, fondi i tokës bujqësore merr pjesë me 33.295 Ha, nërsa me pyje janë të mbuluara 25.968 Ha. Me investime të reja dhe ruajtjen e këtij fondi të tojkës bujqësore garantohet një bazë e mirë për zhillimin ekonomik të komunës.

2017 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © PODUJEVA