Fshati Bajcinë shtrihet rreth 5 km ne veri te Podujevës. Shtëpitë të shpërndara nëpër kodrina dhe lugina, të cilat përfshin një territor mjaft të gjerë. I tërë fshati është i ndarë në lagje, si: Citaket, Gjatajt, Mucollet, Cubajt, Sogojevët, Salihajt, Smajlajt (në rajon të Bradashit, te ardhur nga Pakashtica), Kokollët, Lepajët, Pollomët, Parduzët, Vrellaket, Shalakët, Arifajt, Gjylakët, Kosumajt, Merofcët (të ardhur nga Revuci)

Mikrotoponimet më të njohura jane: Plepat e Bajcinës, Deliqi, Stupet, Zabeli i Critakëve, Bucinat, Kapidolli, Lugjet, Bunari i Ukut, Tanta, Pusi i Zenës etj.

Fshati është vazhdimësi që nga koha antike. Fshati Bajcinë përmendet në Defterin turk te vitit 1455 dhe kishte 20 familje. Ndërsa, me 1487 fshati u rrit në 31 familje. Në Defterin e Sanxhakut të Vushtrrisë të vitit 1566-75, vendbanimi BACINA kishte 31 shtëpi, kurse në sallnamet e Vilajetit të Kosovës, kazaja e Vushtrrisë, të vitit 1893-96 njihet me emrin BAJCINE. Këtë fshatë lumi Llap e ndanë në dy pjesë. Në fshat banojnë shqiptaret vendas dhe muhaxhirë të ardhur nga Toplica. Muhaxhirët kur erdhën në fshatë, aty gietën 62 familje shqiptare vendase, të cilat iu ndihmuan shumë deri sa e morën vetën pak nga golgota e perjetuar nga ushtria serbe.

Fshati Ballovc shtrihet 3 km ne juglindje te Podujeves. Eshte vendbanim i ndare ne lagje i tipit te shperndare,nje pjese e fshatit eshte fushore,ndersa pjesa lindore eshte kodrinoro-malore.
Lagjet dhe familjet me te njohura jane: Vuçaj,Deliçi,Duli,Xhakali,Shehollet,Keqekolla,Mehana,Vllasalihu,Dakolli,Nishefci,Zagragja,Bujaku,Visoka,Toverlani,Lladovci,Zebica,Sylevica,Kaqandolli,Recica,Ramoca,Braina,Shatrolli,Brecaku etj. 

Mikrotoponimet me te njohura jane: Te Mrizet, te dakollet,te livadhei i bute,te kulla e asqerit,te guri ngul,te kroni i bardhe,te puzhuret,selishat,te vorret,te kalaja,sumullari,ara e dushkut,kershi i nishorit,ura e rame maqasttenes etj. Fshati eshte i njohur qe nga antika me qytetin e vete aktraktiv LABERIONIN,

Ballovci eshte i regjistruar edhe ne nje harte austriake te vitit 1689 dhe njihet me emrin Ballovce.
Ne sallnamet e Vilajetit te Kosoves ne vitin 1893-96,si dhe ato te vitit 1900 njihet me emrin Ballofca Zir dhe Ballofca Bala.
Kjo popullate me ardhjen e turqve pranuan fene islame,ky fshate pasoje humbje te mdha me 1690 me rastin e luftes Austro-Turke.

Fshati Bellapojë shtrihet ne jug te Podujeves. Eshte vendbanim fushor e kodrinor i ndare ne lagje,si me te njohurat jane:Malokve, Kadriajve, Sylejmani, Torteve, Lkuroshve, Alshiqve, Neziri, Matarova, Llumnica, Vllasolli, Rakovica, Deshishku, Rudari, Sfarça, Matarova, Govori etj.

Mikrotoponimet me te njohura jane: Rrafshi i Bares, Malishta, Krojet e Pojatshtes, Vllasa, Shakovica, Rrafshina, Mashala, Kodra e Zabelit, Lugu i Kamerit, Udha e arave, Ravenat, Jurina etj. Gjurmet e lokalitetit te vjeter jane hasur ne vendin te lendina, ku jane gjetur themele te shtepive,qeramike ene prej dheut,si dhe jan gjetur gjurmet e varrezave te vjetra.

Fshati Bellopoje gjindet ne afersi te rruges Lluzhan Orllan. Si fshat e gjejme te evidentuar ne defterin turk te vitit 1455 dhe kishte 32 familje. 
Edhe ne sallnamet e Vilajetit te Kosoves te vitit 1893-96 e gjeme te shenuar me emrin BULUPOJA. Si fshat ishte mjaft i Popilluar,por ushtria serbe e cila tentoi te kalonte neper kete fshate dhe te dal ne cuken e shakovices bene vrasje te shumta dhe pakesoi popullaten. I ter fshati u dogj ne shenje hakmarrje te vitit 1878.

Autor: Gani Mehmeti

Fshati Bradash shtrihet diku nga kilometrin 5-6 nga Podujeva e shkon deri në kufi me Kaçanollin. Ka një sipërfaqe prej 1606 ha, 19 ari e 99 m2.  

Fshati Bradash kufizohet me Dobnratinin dhe Bajçinën në veri, me Letancin e Peranin në lindje, me Katunishten në jug, me fshatin  Popovë në jugperëndim dhe me Kaçanollin  në perëndim.

Nga lagjet e familjet janë:

  1. Gashët
  2. Gjakiqët (Zejnullahët, Ajetët, Osmanët)
  3. Tulahët
  4. Bekitë (Abazët)
  5. Hotët (Hoti, Çukollët)
  6. Kodralitë
  7. Spahinjtë
  8. Malokët
  9. Miftarët
  10. Kaçanollët
  11. Blakçorët
  12. Tërmkollët
  13. Revuçët
  14. Pakashticët

Me gjasë, më vonë, se kur ne i kemi marrë shënimet në fshatin Bradash kanë ardhur edhe banorë të tjerë nga fshatra të tjera.

Në bazë të disa mbetjeve të vjetra, vërtetohet se ky vendbanim ka qenë i banuar qysh në kohëra të lashta, që janë tek Guri i Bardhë dhe te Kërshi i Sokolit. Lashtësinë e ketij fshati e dëshmojnë edhe gjurmët  e kishave në vendin e quajtur te Kodra e Kishës. Jo larg këtij lokaliteti janë zbuluar skelete të varrezave të moçme. Ndërkaq, kisha tjetër  gjendet në pjesën perëndimore  të fshatit, afër lagjes së Spahiajve, ndërmjet dy lumenjve. Si duket, kjo ishte një kishë e vogël e kohës bizantine. Edhe në pjesën, në vendin e quajtur  te Ura e Bradashit, jo larg shkollës, thuhet se ka qenë një kishë e banorëve të këtij fshati, të cilët mbanin edhe derra, andaj është ruajtur toponimi Ara e Thiut. Lokalitet i vjetër është edhe vendi i quajtur  Kodra e ÇelisëKroni i Çelisë. Aty janë gjetur gjurmë  të mbeturinave të materialit ndërtimor. Edhe në lagjen e Çukollëve, është gjetur një varrezë karakteristike e murosur me tulla.[1]

 

Në dokumentet e shkruara përmendet në defterin kadastral të Vilajetit Vëllk të vitit 1455 dhe ishte i ndarë në Bradashi i Poshtëm me 36 shtëpi dhe 4 beqarë , dhe në, Bradashin e Epërm  me 39 shtëpi, 4 beqarë e 1 e ve[2].

Më vonë, në defterët e Sanxhakut të Vushtrrisë ishin të regjistruar:  në defterin e vitit 1477 me emrin Bradash ishin të regjistruar 51 shtëpi, 10 beqarë dhe 4 të veja, me të ardhura 5446 akçe; Dona Bradash, timar i Hamza Beligradit , 39 shtëpi, 9 beqarë e 2 të veja, me të ardhura 3985 akçe.  Në defterin tjetër të vitit 1487: Gorni Bradash, timar i Musait i biri i Janikës, që i takon Nahijes së Llapît, 46 shtëpi, 14 beqarë e 4 të veja dhe Dolna Bradash, timar i Hajrullahut, me 46 shtëpi, 7 beqarë  me të ardhuira 5365 akçe[3].

Në defterin e Sanxhakut të Vushtrrisë  të vitit 1566-1574 me emrin Dolna Bradash në kuadër të Nahijes së Llapit kishte 29 shtëpi dhe 11 beqarë dhe me emrin Gorna Bradash kishte 30 shtëpi  dhe 7 beqarë[4].

Më vonë, fshati përmendet vetëm si vendbanim. Më 1630 përmendet “Simon nga Bradasie…”[5].

Në këtë vendbanim shqiptar, pas dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit më 1878, këtu u vendosën vëllazëria Tërmkolli me dy shtëpi[6].

Gjatë kohës së Mbretërisë  së Jugosllavisë  nga ky fshat u shpërngulën  në Turqi disa familje (Hoti dhe Gashi – Haziri). Ata edhe tani e vizitojnë fshatin[7].

Popullsia në fshatin Bradash ka shkuar vazhdimisht duke u shtuar sipas shënimeve statistikore siç është:

në vitin 1913 kisjhte  787 banorë;

në vitin 1921 fshati kishte 109 shtëpi me 844 banorë;

në vitin 1928 kishte  115 shtëpi me 780 banorë (682 shqiptarë  dhe 98 serbë);

në vitin 1948 kishte  147 shtëpi  me 1126 banorë;

në vitin 1953   162 shtëpi me 1262 banorë (1156 shqiptarë, , 88 serbë dhe 17 malazezë 1 tjerë;

në vitin 1961 kishte 189 shtëpi me 1389 banorë (1344 shqiptarë, , 45 serbë)

në vitin 1971 kishte 224 shtëpi me 1654 banorë( 1638 shqiptarë, 11 serbë, malazezë, 3 të tjerë);

në vitin 1981  kishte 231 shtëpi me 2217 banorë shqiptarë.

Fshati kishte pësuar gjatë pushtimit nga Mbretëria serbe  pas vitit 1912, pastaj nga pushtimi bullgar, etj.

Para agresorit serb në vitet 1998-1999, ky fshat kishte 349 shtëpi me 3470 banorë shqiptarë. Gjatë vitit 1999 nga ushtria e policia serbe janë djegur e shkatërruar  280 shtëpi dhe objekte tjera ndihmëse. Shkolla me bibliotekë me rreth 3600 libra, ambulanca ka qenë e granatuar, ndërsa xhamia  e ndërtuar në vitin 1877 është djegur në pjesën e përparme dhe brenda.

Nga ky fshat kanë rënë 6 dëshmorë, janë të vrarë 9 persona, të pagjetur janë katër veta.

Në këtë fshat vepronte Brigada e UÇK-së 152 “Shaban Shala”. Më 24 mars popullata e ka lëshuar fshatin. Pjesa më e madhe është vendosur nëpër male  e një grup në fshatin Barilevë, ndërsa disa individë janë  shpërngulur jashtë vendit[8]

EMËRVENDET E FSHATIT BRADASH[9]

Pikorientimi:   Shkolla Fillore e fshatit. (Q)

 

  • Ara mi Katun, P.
  • Arat e Bojlisë, VL.
  • Arat e M’dha
  • Arat tu Livadhi i Hanit, VL. Quhet kështu sepse ka pasur një han lagjja e Abazëve.
  • Bregu i Kish`s, L. Ka pasur një kishë të vjetër. Me gjasë ajo ishte parasllave. Mirëpo, sllavët janë përpjekur ta përvetësojnë, kur shqiptarët e kishin refuzuar si të tyren, mbasi ishin muslimanizuar.
  • Bregu i Rrahmanit
  • Bunari (i) Bradashit L.
  • Bunari (i) Xhamisë
  • Alli (i)Arave
  • Ara e Thiut
  • Çuka e Nazës, V.
  • Çepi i Poshtëm, P. Mal.
  • Delisi, V. quhet kështu vendi tek lagja e Revuçëve. Mund të vijë prej Dy Lisa. Ndryshe quhet edhe DELIQI.
  • Dardha e Mirë
  • Fushat, L. Ara.
  • Fushat e Malok`ve, J. Ara.
  • Fushat e Spahive, JP. Ara e Livadhe.
  • Guri i Shtratit, V.
  • Guri i Arush`s, V. Guri është me madhësi gati 100m me 50m, ndërsa shpella nën të ka një madhësi rreth 9m2
  • Huna e Islamit, VP.
  • Kapidoll, VL. Zabele, në kufi me Bajçinën.
  • Kërshat e Bardhë, P.
  • Klisyra, VP.
  • Kodra e Bradashit, VP.
  • Kodra e Kish`s, L. Këtu ka qenë e ngritur një kishë që moti. Kisha ka qenë shumë e vjetër, por mbasi ishin muslimanizuar shqiptarët, ata ua kishin kthyer shpinën kishave, faltoreve të të parëve të tyre. Këtë kishin ditur ta shfrytëzojnë me përpikmëri në mënyrën më dinake, serbët. Po, sepse, edhe pse ata kishin ardhur në Kosovë tek pas vitit 1918, i vizitonin prore, ashtu siç e kërkon feja ortodokse. Pranë kësaj kishe nuk ka varreza të reja. Janë vetëm ato të lashtat. Në realitet, këtu nuk mbahet mend kisha, por shihen gjurmët se dikur kishte ekzistuar. Nga lashtësia, duket të ketë qenë e kohës  romake a më e vjetër. Më saktësisht, mund ta japin fjalën ekspertët e këtij lëmi. Vendi ka një pozitë shumë të mirë, një vend i ngritur, i çuar bukur më lart  sesa ana e lindjes së saj, ndërsa ana perëndimore shkon rrafsh me Kishën ku ka qenë ngritur.
  • Kodra e Os Kuk`s, L. Ara.
  • Kodra e Syl`s, VP.
  • Kodra e Llaburës
  • Kodra e Xhamisë
  • Krojt Binak, P.
  • Kroni (i) Çelisë, V.
  • Kroni (i) Demës
  • Kroni (i) Halitit
  • Kroni (i) Leshnjes, L.
  • Kroni (i) Shapurit, L.
  • Kroni (i) Shtogut, P.
  • Kroni (i) Therr`s, VP.
  • Krye Prroni, VP.
  • Lisi (i) Xhanarit , P.
  • Livadhet e Bradashit, L. Shtrihen në anën e lindjes të rrugës Krypimeh – Podujevë.
  • Livadhi (i) Abazoviqe, P.
  • Livadhi i Arnautit,VP. Sipas legjendës, në Llap si banorë qenkan Çitakët e Bajçinës. Kur vjen i Bradashësi, kërkon nga i Çiakësi që t`ia gjejë një vend të përshtatshëm, ku kënata mbushet vet dhe drutë i ka afër, në mënyrë që pa u lodhur shumë, apo fare, të bëhet me dru. Çitaku e çon në një livadh të  gjërë e të hapur të rrethuar nga të gjitha anët me mal. Me ardhjen e turqëve, e rrethojnë livadhin, me rrethimin e tij, shohin se aty qenka dikush e merret vesh se ishin shqiptarë. Ata e quajnë Arnaut, në turqishte dhe i mbetet Livadhi i Arnautit.
  • Livadhet e Bradashit, L
  • Livadhi (i) Balt`s, P.
  • Livadhi (i) Vogël,
  • Livadhi (i) Madh
  • Ledinat
  • Lugu i Ahmet Alisë, V.
  • Lugu i Balt`s, V.
  • Lugu i Dredhave, V.
  • Lama e Druve, V. Quhet kështu vendi mes malit që është i përshtatshëm për t`i ngarkuar drutë në qerre, ndërsa deri këtu drutë i bijnë me çka e si mundin, por pak e nga pak.
  • Lugu i Fellë, VP.
  • Lugu i Fierit,, P. Mal.
  • Lugu i Gjanë, V.
  • Lugu i Keq, V. Mal
  • Lugu i Lam`s, P.
  • Lugu i Lajthisë
  • Lugu i Leshnjes
  • Lugu i Shpatit
  • Lugu i Livadhit t`Arnautit, VP.
  • Lugu i Lisit, V.
  • Lugu i Petrit, V.
  • Lugu i Qurshive, P.
  • Lugu i Sallahit, V.
  • Lugu i Sylë Hoxh`s, V.
  • Lugu i Shtratit, VP.
  • Lugu i Thive
  • Lugu i Zanave, VP.
  • Llazet e Nebihit, P. Lëndinë në mes të malit.
  • Llazi i Shelnjes, V.
  • Lloburja, P. Mal.
  • Mali (i) Sostë, P.
  • Mi Maxhupt, VL. Këtu kanë jetuar romët deri rreth vitit 1950.
  • Molla e Sokolit
  • N` Balle, P. Mal.
  • N` Hunë t` SEkilit, Mal.
  • N`Lug t` Zahaqit, V.
  • N`llaz t`Madh, VP.
  • N`llaz t`Vogël, V.
  • N` Qaf` t`Geg`s, VP.
  • Prroni i Kurtit, P.
  • Prroni (i) Nezës
  • Reka e Neziqe, VP. Është një lugshtajë e gjatë, e ngushtë dhe e thellë, në të dy anët e saj ngrihen shpatije e kodrina bukur të larta. Në anën e majtë të rrjedhës së saj, në Kodër, gjendet (shtrihet) Livadhi i Arnautit që ka një pozitë të mire natyrore.
  • Rrafshinat, L. Ara e livadhe.
  • Rrafshi (i) Kish`s, L. Rrafshi që shtrihet mbi Kodrën e Kishës së Bradashit.
  • Rrafshi i Lejthijave, V.
  • Rrasat, P. Gurë.
  • Rrezja e Kalin`s, V.
  • Rrezja e Madhe, P.
  • Rrezja e Lejthisë, VP.
  • Te çeremixhitë, VL. Arë. Këtu kanë prerë çeremide romët (maxhupët)
  • Sekili, VP,
  • Shapuri, L. Ara e troje.
  • Shavarak, P. Vend moçalik me shavar.
  • Shpati
  • Te Dardha e Zahaqit, V.
  • Te Gurra e Lamit, P. Krua.
  • Te Huna e Kalin`s, V.
  • Te Koliba e Behramit, V.
  • Te Quka e Lepaj`s, V.
  • Trojet
  • Tu Rovina e Madhe, V.
  • Tu Livadhi i madh, V.
  • Tu Huna e Rapushit, P.
  • Tu Gropat, P.
  • Tu Livadhi i Halitit, VP.
  • Tu Rovinat, P.
  • Tu Zabeli, P.
  • Utrinat, JL. Ara.
  • Udha e Fazlisë,V.
  • Vargu i Qurshijave, JL. Kanë qenë varg, të rënditura qershitë.
  • Vrella, P.
  • Vorret e Bradashit
  • Zabeli (i) Leshnjes, L.
  • Zahaqi i Hasanit, P.

 

E marr me mend, se, deri sa më mungojnë informatorë të lagjeve tjera në mbledhjen e emrave të vendeve të këtij fshati, puna nuk është kryer plotësisht. Kërkoj falje, po këtë mund ta bëjë edhe dikush tjetër.

 

                                                Informatorë:

  1. Zeqir Ajeti, 1906, analfabet, bujk. Marrë më 13. VI. 1974
  2. Bajram Pakashtica, 1928, me 4 klasë, pensionist
  3. Xhevat Ajeti, 1947, me 4 klasë, punëtor.
  4. Salih Pakashtica, 1962, automekanik. Marrë më 16. I. 1990.

 

Vërejtjet dhe këshillat janë të mirëpritura.

 

[1]  Dr. Jusuf Osmani : VENDBANIMET E KOSOVËS, Besiana (Podujeva),  2011, faqe 80.

[2] Dr. Jusuf Osmani : VENDBANIMET E KOSOVËS, Besiana (Podujeva),  2011, faqe 80 e 81.

.

 

[3]  Defterët e Sanxhakut të Vushtrrisë të viteve 1477 dhe 1487, p.c.

[4]  Dr. Jusuf Osmani : VENDBANIMET E KOSOVËS, Besiana (Podujeva),  2011, faqe 81.

[5]  Po aty.

[6]  Dr. Sabit Uka : Vendosja dhe pozita …, faqe 20-21.

[7]  Dr. Jusuf Osmani : VENDBANIMET E KOSOVËS, Besiana (Podujeva),  2011, faqe 81.

 

[8] Dr. Jusuf Osmani : VENDBANIMET E KOSOVËS, Besiana (Podujeva),  2011, faqe 82. Shënime që ia kishin dërguar me shkrim autorit Jahir Azemi dhe Beqir hajrizi, nga ky fshat, në dhjetor të vitit 2001.

 

[9]  Këtu nuk janë përfshirë emërvendet e lagjeve Ismaili nga Pakashtica dhe Shala nga Kaçanolli, që shtrihen në lindje të derdhjes të lumit Llap, të cilët herë shkojnë me Bajçinë e herë me Bradash. Apo, administrata i çon me Bradash, por populli i njeh me Bajçinë.

Dobërdoli

Ky fshat shtrihet në pjesen jugore të Llapit të Eperm. Si fshatrat tjera,ashtu edhe ky është i tipit te shperndarë neper lagje. Më të njohurat prej tyre jane:Gashi, Rexhajt, Gjatajt, Alijat, Lugajt, Unurajt, Vukuft, Ramajt,si dhe Selmanajt,etj. Mikrotoponimet më të njohura jane: Bunari i Poshtëm, Lugi i Qeshmës, Varrezat e Hajdinajve, Udha e Vidimit, Konaqet, Dushkaja, Te lisi i kulles, Lugu i Lejthisë etj. Në lagjen e Selmanajve janë gjetur gypa te qeramikes,që sillnin ujin në vendbanim. Po ne kete lagje i kemi dhe varrezat e vjetra. Popullsia është e tëra e fisit Gash,e cila eshte ne afersi gjaku me dy Llapashticat. Popullsia e fshatit ishte e tera vendase me besim Katolik. Në regjistrimin e Sanxhakut te Vushtrrise te vitit 1566-75 ishte e evidentuar se egzistonin 19 Shtepi. Poashtu e gjejme te evidentuar dhe ne sallnamet e Vilajetit te Kosoves te vitit 1893-96,si dhe 1900 me emrin DOBRIDOL.. Në traditen gojore,e cila eshte percjelle brez pas brezi,del se i pari i kesaj vllazerie Gashi ishte Marku,Shqiptar Katolik nga i cili u degzuan me Familje.

Autor: Gani Mehmeti

Fshati me emrin i quajtrur Dobratin në Llap, shtrihet në veriperëndim të kryeqendrës së Llapit, Podujevës, që shkon diku nga kilometri i tetë në të majtë të rrugës Podujevë – Pollatë. Dobratini është njëri nga katundet më të mëdha  përnga sipërfaqja në Llap.

Ky fshat mjaft piktoresk kufizohet me Revuçin dhe me Pakashticën e Poshtme në veri, me Zakutin në lindje, me Bajçinën në lindje, me Bradashin në jug dhe me Kaçanollin në perëndim. Nuk mbahet mend të jetë quajtur ndryshe  ndonjëherë.

Dobratini ka qenë i bnauar që nga kohërat e vjetra, pra edhe në kohën ilire.

Shtrihet rreth 8 km në veriperëndim të Podujevës, rrëzë  maleve të Albanikut.  Ka një sipërfaqe prej  1524 ha,  85 ari, 38 m2.

Në vendin e quajtur Gega  ka gjurmë të vendbanimit të vjetër – themele, qeramikë etj. Në vendin Çuka, në mes të Bradashit e Dobratinit janë gjetur varre të vjetra të punuara me tulla  në formë kubeje? Ndërsa, në veri të fshatit mund të vërehen gjurmët e një kështjelle të vjetër. Në pjesën perëndimore të fshatit ekziston burimi me emrin  Vrella, i cili  në bazë të gypave të dheut të pjekur, që është sjellë uji, dëshmon se ky është shfrytëzuar  që nga antika[1].

Në lokalitetin Debellc ka qenë shkritorja e xehes që është nxjerrë në këtë vend që nga koha romake.  Këtu është edhe një krua dhe ka gjurmë të themeleve  të shtëpive, mure me horostan dhe të tjera[2].

Në dokumentet e shkruara pëmendet në defterin kadastarl Vilajeti Vëllk më 1455 dhe kishte 41 shtëpi,  18 beqarë e dy të veja[3]. Sipas defterit të vitit 1477 të sanxhakut të Vushtrrisë me emrin Dobratin, nahija e Llapit, timar i Mustafait, kishte 33 shtëpi, 7 beqarë dhe 5 të veja, me të ardhura  2487 akçe[4]. Në vitin 1487 kishte 82 familje. Popullsia ishte shqiptare dhe i përkiste fisit Thaç[5]. Në defterin e Sanxhakut të Vushtrrisë të vitit 1566-74 kishte  27 shhtëpi dhe 8 beqarë[6]. Shihet se numri i shtëpive, sipas viteve, ka ndryshuar.

Në perëndim  të fshatit ndodhej kisha e madhe. Pas rënies nën sundimin osman, u ndërtuan strehimore nëntokësore për fshehjen e klerikëve katolikë. Në shekullin XVII popullata e pranon besimin islam. Fshati kishte punëtori  zejtare, farkatarë, armëndreqës dhe rrobaqepës[7].

Më vonë në fshat u vendosën edhe disa familje të fisit Shalë. Më 1878 në fshat u vendosën muhaxherët: Mehanët, Dabinofcët,  Igrishtët dhe Përveticët. Më vonë, dy familje Mehanë dhe dy familje Përveticë u shpërngulën në Turqi. Nga fshati janë shpërngulur për Pakashticë dhe  Prishtinë lagja e Pushkollëve.

Fshati ka pasur për dy sdhekuj njerëz të njohur si Mahmut Begu, Asllan Begu, Rushit Begu dhe të tjerë. Rushit Begun, më 1912 Serbia e internoi  në Beograd dhe atje u pushkatua për shkak të luftës në Mersdar më 1912 kundër Serbisë. Dobratini  më 1948 kishte 944 banorë, kurse më 1981 kishte 142 shtëpi me  1329 banorë; 1324 shqiptarë dhe 5 banorë serbë: Vitet e fundit shumë familje janë  shpërngulur për Podujevë dhe Prishtinë[8].

Sipas një harte etnografike  të fundshekullit XIX dhe  fillimshekullit XX, ky vebndbaim kishte 60 shtëpi shqiptare.

Sipas regjistrimit serb të vitit 1991, në këtë vendbanim ishin regjistruar 2 banorë serbë.

Në vitin 1998 fshati kishte 180 shtëpi shqiptare me rreth 1900 banorë dhe një shtëpi serbe.

Gjatë viteve 1998-1999 fshati ishte sulmuar disa herë. Si pasojë e atyre sulmeve u dogjën më se 152 shtëpi banimi dhe shumë objekte të tjera ndihmëse dhe ekonomike. U dogjën pjesërisht shkolla dhe dokumentacioni, u dogj ambulanca dhe xhamia e ndërtuar në vitin 1970 dhe disa dyqane. Është shkatërruar edhe kulla e Latifajve e ndërtuar 200 vite para shkatërrimit, e ndërtuar me gur të mëdhenj dhe karakteristik. Janë vrarë 14 banorë civilë të këtij fshati, kanë rënë  5 dëshmorë dhe 1 banor është i pagjetur. Një pjesë e popullatës së fshatit u dëbua në muajin prill e maj 1999 në Maqedoni, kryesisht në kampin e Çegranit[9].

Në këtë fshat u vendosën rreth 60 tanksa dhe autoblinda tjera më 15 shtator 1998, nga ku u sulmua Qafa e Kaçanollit, ku ishte e pozicionuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Këtu, sipas fjalëve, ushtria serbe kishte  pësuar një humbje të madhe në ushtarë. Ne nuk dimë saktësisht, por thuhej se ka pasur me qindra të vrarë dhe të plagosur. Në këtë sulm kishin qenë pjesa më e madhe mercenarë rusë dhe rumunë të droguar, mbetjet e të cilave qenë gjendur dy ditë mbas sulmit, me rastin e tërheqjes të trupave serbe nga fshati. Këto mbetje (shprica) ishin grumbulluar në një kënd të një dhome mësimi në shkollën e fshatit. Pikërisht pse ishin të droguar, ata ishin bërë të guximshëm t’ia mësyjnë shpatit të rrëpishëm që shpie drejt Qafës së Kaçanollit. Por dhe, pikërsiht pse ishin të drioguar, ata e kishin pësuar, sa thuhet se ishte mbushur përroi me kufoma.  Në tërheqje e sipër të ushtrisë serbe, ata zunë dhe i dogjën 11 civilë në Bajçinë, që  po shkonin për në Dobratin.

Në këtë betejë ranë: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Habib Zeka, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu, si dhe u plagosën disa luftëtarë të tjerë.

Në viet 1913/1914 nga ky vendbanim u shpërngulën  në Turqi (Brusë) 14 familje shqiptare, si Mehanët, Përveticët etj.

Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, në këtë vendbanim, sidomos në lokalitetin Bollosicë, por edhe në pjesët  e tjera të  fshatit u vendosën 11 familje kolone serbe[10]

Për shkak të pozitës gjeostrategjike  në vendin Debellc janë zhvilluar shumë luftëra që nga kohërat më të hershme  e deri në Luftën e fundit të UÇK-së. Në fshat ekzistojnë edhe varrezat e bugarëve , ku në luftën e vitit 1944 janë vrarë shumë prej tyre.

Fshati kishte pësuar nga ushtria serbe në vitin 1912. Më vonë, pushteti serb, në dimrin e vitit 1920/1921 organizoi kundër popullatës shqiptare errfinë për masakrimin e popullsisë shqiptare në Llap dhe Gallap. Në këtë fshat u maskruan 15 veta, 8 shtëpi u dogjën dhe 55 u plaçkitën[11]

Flitet se kishte edhe shumë mullinj, deri 31, ndërsa vetëm tek Vrella ishin shtatë mullinj.

Lagja e parë, e cila është themeluese e katundit, është Lagja e Rekalive – lagja më e vjetër në katund. Banorët e këtij fshati janë të  përkatësisë nacionale shqiptare. Pati edhe serbë, por që u shpërngulën gjatë viteve të shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta të shekullit XX, të cilët patën ardhur me kolonizimin e Kosovës, pas vitrit 1912, kur qe pushtuar Kosova nga Serbia. Serbët u larguan pse jeta këtu ishte mjaft e vështirë, me rrugë të paasfaltuara, me mungesa të fabrikave të ndryshme ku do të punësoheshin të rinjtë e tjera.

Komisioni i formuar pas luftës për standardizimin e vendbanimeve në Kosovë në vitin 2000, me arsye Dobratinit i ktheu emrin e tij të dikurshëm GEGAJ, në bazë të një lokaliteti që edhe sot quhet me këtë emër, sepse, në toponomastikë thuhet se me rastin e shuarjes së emrit të një vendbanimi të vjzetër, mbetet një vend që e trashëgon atë emër. Çka, emri Gegaj ka gjasa të ketë qenë emri i vjetër i Dobratinit, por që administrata serbe ka bërë të sajën, duke ua ndryshuar emrat nga ai i vjetri autokton, u kanë dhnë emra sllavë.

Dobratini ka dhënë kuadro  të shquara në fusha të ndryshme. Figura më komplete Atdhedashëse, intelektuale e njerëzore e Dobratinit mbetet Xheladin Rekaliu, i cili që nga rinia e tij e deri në vdekje, nuk u ndal së vepruari në aktivitetet për çlirimin nga Serbia.

Lagjet e Dobratinit janë:

Prronovitë, – quhen kështu vetëm pse shtëpitë i kanë ndërtuarnë Përrua.

Rekalitë, – quhen pse janë vendosur në Rekë fillimisht me shtëpi. Lumi në të cilin janë vendosur Rekalitë quhet Reka e Debellcit, pse vjen prej Debellci.

Pasulovitë, sipas një informatorëe janë quajtur pse në vendin ku janë vendosur ata, është  rritur e bërë mirë pasuli!

Dervishollëve,

Ahmetovitë,

Xhaferovitë,

Jasharovitë,

Musovitë, mbajnë mbiemrin Rama

Laborovitë, mbajnë mbiemrin Selmani, Aliu e Xhemajli.

Mahmutovitë e

Rrahimovitë janë lagje të një trungu dhe i takojnë fisit Thaç;,

ndërsa lagje të ardhura janë:

Dabinovcët,  i takojnë fisit Berishë

Vrellakët  dhe

Bajgorët.

Në Dobratin banorët u përkasin këtyre fiseve: Thaç 152 shtëpi,  Berishë 4 shtëpi dhe Shalë11 shtëpi[12].

Nga banorët e fshtarave tjerë quhen Dobratinët, por edhe Rekalitë e Dobratinit e tjerë, pra edhe sipas lagjeve  e  llagapet që mbajnë.

Objekte të rëndësishme, përveç shkollës, ambulancës, xhamisë dhe shitoreve, nuk ka tjetër.

Hulumtime shkencorte janë bërë vetëm nga Prof. Dr. Shefki Sejdiu në lëmin e fitonimisë (emrave vendesh me emra bimësh) rreth viteve  1974 – 1978, i cili materialin e marrë për studim e ka botuar në përmbledhjet e tij të njohura si dhe në punime të ndryshme shkencore të botuar në Gjurmime Albanologjike në Institutin Albanologjik në Prishtinë, në revistën shkencore “Përparimi” e tjerë.

Edhe shqiptarëst janë shpërngulur nga Dobratini. Të shpërngulurit rreth viteve të 1920 kanë shkuar në Turqi, ndërsa të shpërngulurit pas Luftës së Dytë Botërore  janë vendosur në Podujevë dhe në vise tjera të Kosovës si dhe në Prishtinë.

Dobratini ka një sipaërfaqe prej 1524 ha, 85 ari e 38 m2, pra është një fshat bukur i madh ngha sipërfaqja po edhe nga numri i banorëve.

Emrat e vendeve i kemi marrë sipas lagjeve, mbasi Dobratini është një fshat i madh, është më leghtë për t’i identifikuar ata nga vendasit se ku gjinden. Ne i kemi mbledhur sipas informatorëve, që na i kanë dhënë.

 

Lagja e Prronoviqe

  • Arat e Ademit, VP. Ara
  • Ara e Dervishit, P.
  • Arat e Beqit, P. Ara e livadhe
  • Ara e Jahirit, P. Livadh
  • Ara e Konakut, P.
  • Ara e Mustaf`s, P. Lëndinë e mal.
  • Arat e Nazorit, P. Ara
  • Arat e Përvetic`s, P. Kanë qenë Përveticët këtu.
  • Arat e Poshtra, P.
  • Arat nër Vorre, P.
  • Bellosicë-a, L. Mikroregjion i lagjes së Prronoviqe me ara e livadhe. Bellosica kufizohet me pakashticën e Poshtme dhe me fshatin Zakut.
  • Bregu i Lkenit, VP.
  • Brija
  • Dardha e Has`s, VP. Ka qenë një dardhë palloshke. Sot nuk është, është tharë. Quhet dardha e Has`s, sepse Hasa e ka mbjellur.
  • Çesta, VP. Mal. Pronë e Halimajve, mal i prerë.

 

  • Ërrnicat, P. Ara e livadhe[13]
  • Fjerina
  • Fusha Koçaqe
  • Fushëdema, P. Mal. Mund të ketë ndodhur të jetë pronë dhe fushë e Demës.
  • Fusha e Rrahimit, P. Mal e livadh.
  • Fusha e Plepave, Mal.
  • Gur`t e Qyreqit, P. Gurët që janë nxjerrë për gëlqere..
  • Guri i Çamë, P.
  • Gropa e Arush`s, P. Shpellë, ku ka ndenjur ariu
  • Guri me Dallap, P. Është një guri që ka vrimat në formë dollapi. .
  • Guri Rrumullak, P
  • Guri (i) Debellcit
  • Guri (i) Shpuem
  • Guri me Dallap
  • Guri (i) Shejtë
  • Gurët e Bardhë
  • Gomilaça
  • Gega
  • Guri i Zi, P. Shkëmb i Zi përreth është mal
  • Hija e Livadhit t`Behramit, P.
  • Kalina
  • Kërrpnaja, VP.
  • Kunga e Verdhë, P. Mal. Kungë, nga se është kodër e shpluar me dhe e gurë ngjyrë të gjelbërt.
  • Kunga e Rrasave
  • Kazanat
  • Kalipnaqa
  • Kroni i Krahasanit, P. Krua
  • Konaku i t`Bijve t`ysenit, P. Mal.
  • Kërshi i Suk`s, P. Shkëmb e mal.
  • Krojt e Aruçit, P.
  • Krojt e Reks Masuke, P.
  • Kroni i Osmanit, P.
  • Kërshi i Mullinit t` Xhemajlit, P. Shkëmb
  • Kërshi i Lugut t`Feratave, P. Shkëmb.
  • Kalipnaça, P. Ara. Sigurisht vjen nga Kali+Pniqet, mbasi një toponim me emrin Pniqet e kemi në këtë fshat.
  • Kroni (i) Keq, P. Në shumë katunde ka nga një krua që quhet I keq.
  • Kunga e Rrasave, . Mal. Me rrasat e Kungave janë mbuluar shtëpitë në të kaluarën, derisa nuk kishte tjegulla
  • Kunga e Verdhë
  • Kazanat, P. Rrugë, në të ciln kanë ardhë me zhaga.
  • Krojt e Rrasave, P. Burime
  • Kumllat e Gravill`s, L.
  • Kodra e Zakutit, L. Kodra që është në anën e Zakutit.
  • Krojt e bive t`Beqit, P. Burime.
  • Kobillaça, . Lëndinë, kodër e zhveshur.
  • Lugu i Feratave, VP. Mal e livadh.
  • Lugu i Madh. P. Mal
  • Lugu i Kuale, VP. Quhet kështu sepse kan ndenjur kuajt në atë vend, është lëndinë – mere.
  • Lugjistana
  • Livadhet e Reja, V. Ara e livadhe
  • Livadhi i Dizdarit, VP. Mal e livadh.
  • Livadhi i Sali` Met`s, VP. Livadhe e ara. Nuk dihet se kush ka qenë Salih Meta. Po, megjithatë në katundet e trevës së Llapit ekziston një anekdotë rreth këtij Salih Metës me të birin. Salihu paska qenë ai që nuk ka shkuar askund pa djalin e tij, dhe kushdo që shetit me djalin a djemtë e tij apo që nuk shkon gjëkundi pa dikënd nga djemt e tij, atij i thonë: “Si Sali Meta me të birin”!
  • Livadhi i Bek`s, P. Livadh e mal.
  • Livadhi i Vrell`s t`Vogël, P.
  • Livadhi i Mac`s, P. Mal e livadh
  • Lugu i Zhijin`s, Mal. Zhig quhet diçka e djegur apo e sostë nga zjarri. Mirëpo, e ZHIJIN~S, për ne mbetet e pakuptimtë
  • Livadhi i Kurtit, P. Mund të jetë në pseudonimin e emrit Kurtesh, nga që ka qenë një Kurtesh.
  • Lugu i Qalisë, P.
  • Lugu i Thive, P. Në këtë lug kanë ndnjur derrat e egër.
  • Lugu i Zeqirit, P.
  • Lkeni, VP. Mere. Mal e kullosë. Ka qenë një liqe i vogël. Llazet, VP. Lëndinë e mal.
  • Lluga, VP. Arë.
  • Masllari, VP. Livadh.Kodra e Metit, VL. Ara.
  • Molla e Lecit, P.

 

  • Mullini i Hasanit, JL.
  • Mullini i Saulakut, VP. Mulli.
  • N’Prellog
  • Osoja, P.
  • Pasulani, P. Livadh e mal. Sigurisht është mirë. Po kështu quhet edhe një lagje në Dobratin, me emrin Pasulovitë
  • Plepat, Q. Këtu janë dy plepa shumë të vjetër, ndoshta mijëvjeçarë
  • Pllugqe
  • Pniqet, JL. Lëndinë e therrishtë. Këtu mund të themi se ndoshta vjen nga Po+Niqet (ndiqet), por duke rënë o-ja,  P(o)+niqet= Pniqet.
  • Pod mas Kodre, P. Në Llap zakonisht rrafshi quhet pod. Pra, mund te themi edhe: rafsh mbas kodre
  • Prapshtia, P. Mal, është prapshtim
  • Prellogjet, P.
  • Prroni (i) Madh, J. Nga emri i këtij Përroi, sot quhen Prronovitë. Nga që kanë qenë vendosur në këtë përrua
  • Pusat e Shelnjeve, VL. Livadh, pronë e Alisë t`Rexh`s. .
  • Pusi i Lkenit, VP. Këtu është edhe një krua – burim uji.
  • Përtej Vau
  • Qafat e Osojave, VP.
  • Reka e Bajgorës, P. Quhet e Bajgores, sepse gjendet në lagjen e Bajgorëve.
  • Reka e Revuçit, VP. Quhet Reka e Revuçit, sepse nga Revuçi vie nëpër Dobratin.
  • Rogat, P. Mal e lëndinë.
  • Rrafshi i Nazorit, P. Livadh
  • Rrezja e Epër, . Mal
  • Reka Masuke, P. Umë, përreth mal e livadh.
  • Rrezja e Prapshtisë, P. Mal e gurinë.
  • Rrezja e Starqit, P.
  • Sana e Hasanit, VP.
  • Saulaqet, VP. Ara e livadhe
  • Shelnja e Qamilit, VP. Quhet shelgja e Qamilit, ngase e ka mbjellur ai.
  • Te Qafat, VP. Lëndinë, mere.
  • Te Santë e Hoxhollit, VP. Lëndinë, mere. Nuk dihet se pse quhet kështu, po në anën verilindore vie Zakuti e aty dihet se është një lagje e quajtur Hoxholli. Mund të ndodhë se këtu Hoxhollt kanë vënë ndonjë sanë atje e t`i ketë emri i tyre.
  • Tërlla, VP. Kullosë. Nuk dihet pse quhet kështu.
  • Torishta e Kur` Haxhisë, VP. Nuk dihet se kush ishte ky Haxhia
  • Te Ara Rrumullake
  • Te Torisha
  • Tërlla
  • Tek Pshurrin Qetë, V. Plehëra.
  • Tu Mullari, V. Lëmë e Musajve.
  • Tuk e ka vra Azemi Ukun, P.
  • Te Vorret, P.
  • Te Kazanat, P.
  • Te Lugjt, P. Mal.
  • Udha e Dhive, P. Rrugë dhishë
  • Udha e Krypimehit, VL. Rrugë që shpie për në Krypimeh.
  • Udha e Mahall`s, Q.
  • Udha e Nazorit, VP. Rrugë.
  • Udha e Revuçit, V.
  • Udha te Vorret, P.
  • Udha e Zakutit,
  • Udha e Zharit, V. Që të shpie për në Zhari. Zhari, quhet diçka që soset.
  • Ura e Prronit t`Madh, J. Kalojnë Halimajt nëpër të.
  • Ura e Zejnunit, VL. Urë kaluese mbi lumthin, që e ka ndërtuar Zejnuni
  • Vrella e Bardhë, VP. Burim, ndërsa të bardhë janë gurët e dheu
  • Vrella e Madhe, P. Është vendi ku del sasi e madhe uji në një vend.
  • Vrella e Vogël, P. Vend ku del sasi më e vogël uji..
  • Vorri i Prenk`s, VP. Mal. Nuk dihet as që ka varr e as se kush ka qenë Prenka.
  • Zhari, VP. Ara – pronë e kooperativës së Krypimehit, ka qenë mere

 

 

LAGJA E DERVISHOLL`VE.

 

Pikorientimi: N`LEDINË (Q)

 

  • Ara nër Shpi, L. Arë.
  • Ara e Shkaut, V. Arë.
  • Bregu i Mullinit, L. Përreth janë livadhet e arat.
  • Dushqet e Demaj, VP. Mal
  • Gomilaçë, P.
  • Lugjistana, JL. Ka gjasa të vjen emri nga Lugjët e Staneve.
  • Lugu i Mehmetit, VP. Ara.
  • Livadhi (i) Kadris t`Dulit V.
  • N`Prellog, J. Ara e livadhe.
  • N`Arë Përtereke, L. Arë.
  • N`Breg t`Lkenit, L. Arë.
  • N`Lug t`Gjanë, L.
  • N`Arë Nër Jaz, L.
  • N`Bahçe t`Mullinit, L. Ara
  • N`Ledinë, Q. Kopshtije pemësh.
  • N`Livadh t`Hasanit, JP. Livadh.
  • N` Livadh t`Ahmetit, J.
  • N`Llugë t`Tahirit, L. Mal.
  • N`Lug t`Kronit, VL. Burim
  • Pllugqe, J.
  • Te Dardha Ujce, VL. Dardhë.
  • Te Ara e Behramit , V. Arë.
  • Te Ara Rrumullake, . Arë
  • Te Bashçja, JP. Kopësht pemësh e perimesh.
  • Tu Dardha e Demirit, JP.
  • Te Kroni, Q. Burim.
  • Te Lisi (i) Madh, L. Mal
  • Te Torishta, L.
  • Te Qeshmja, VL.
  • Te Thanat, L. Mal i imë me therrishtë
  • Te Ura, Q. Urë
  • Te Vau, L. Lëndinë.
  • .Udha e Bajgor`s, V. Rrugë që të shpie për në lagjen e Bajgorëve.

 

Lagjja e Rekalive dhe e Pasulëve

 

Pikorientimi:GOMILLAÇET   Q

 

  • Ara e Imerit t`Vrell`s, P. Mal. Edhe në Dobratin ka pasur Vrellakë Ara e Tahirit,P. Lëndinë me mel përreth.
  • Ara e Hazirit, P.
  • Ara e Kadrisë, P.
  • Ara e Behramit, P. Livadh, kullosë.
  • Ara e Lushit, P. Kullosë. Lush është quajtur Hajrullahu.
  • Ara e Smajlit, P. Mal e kullosë.
  • Ara e Zenelit, JP. Livadh. Është në kufi me Bradashin.
  • Ali Kurtisht, JP. Livadh e mal.
  • Baltat, P. Përreth baltës është livadh e përreth livadhit mal. Bërshlak, J. Mal.
  • Bregu i Sabrisë, J. Arë.
  • Brija, P. Mal.
  • Dushku i Sejdisë, Mal.
  • Dardha e Ram`s, J.
  • Fjerina, VP. Mal. Vrnd pa`sur me fier.
  • Fusha e Kaçaqe, P. Fushë
  • Gegaj, Livadh. Quhet kështu nga se kanë qenë Gegët me çadra.
  • Grahova e Konakut, J. Ara.
  • Gurtë me Strehë, P. Gurinë.
  • Gurra e Osmanit, VP.
  • Huna e ali Zogut, J. Kullosë.
  • Hulaqa, JP. Livadh.
  • Hunaja e Sadikut, ,P. Mal. Bregajë
  • Jazbina e Dhelpnave, P. Shpellë mes malit, ku kanë ndenjur dhelprat.
  • Kalina, JP. Kodër me male, livadhe e kullosa.
  • Kërshi i Bardhë, JP. Shkëmb i bardhë. Gjendet në kufi me fshatin Bradash.
  • Kërshi i Lulit, J. Shkëmb. Luli ka qenë vëllai i Bal`s.
  • Kodra e Bradashit, JP. Kodër eshpluar.
  • Konaku i Selimit, J.
  • Kroni i Bal`s, J.
  • Krysyla, P.
  • Kroni i Mahmutt, J.
  • Kroni i Shavarit, P.
  • Kryereka, Mal e pisha
  • Mivrella, JP. Quhet vendi që shtrihet (gjendet) përmbi vendburimin e madh, që quhet Vrella.
  • Livadhi i Avdisë, JP.
  • Livadhi i Bahramit, JL. Kullosë.
  • Livadhi i Rrahimit, P.
  • Lugu i Ademit, P. Kaçanolli e quajnë: Lugu i Avdylit
  • Lugu i Gatë, J. Ara
  • Lugu i Kaçaqe, P. Nga se kanë ndenjur kaçakët.
  • Lugu i Keq, JP
  • Lugu i Mustaf`s, V.
  • Lugu i Pish`s, V. Mal.
  • Lugu që Rrjedh Ujë, P, Shkëmb me Mal Përreth.
  • Lugu i Hashimit, P. Mal.
  • Lugu i Verrave, JP.
  • Llugishta, JL. Ara e livadhe
  • Osoja e Halit Igrisht`s, P. Mal.
  • Puçilla t`Thive, VP. Mal
  • Qafa e Feratit, P.
  • Qaf` Sulaj, JP. Livadh e mal.
  • Qileri i Sejdi Beselic`s, P. Kullosë. E kishte mjelur këtu bagëtitnë.
  • Qurshia e Rratfush`s, JP. Mal
  • Reka e Shavarit, P.
  • Roga me Kaqa, Lëndinë me lajthia e me kaqa.
  • Rratfusha, JP. Livadh
  • Rrezja, P. Mal me shkëmbinj
  • Rrezja e Prapshtisë, VP. Mal.
  • Suka e Ahmetoviqe, JP,
  • Shavaraku, P. Balçak.
  • Shavarinat, P. Kullosë.
  • Torishta Islamaj, P. Mal
  • Torishta e Mahmutit, P. Kullosë
  • Udha e Epër, JP.
  • Udha e Love, JP.
  • Udha e Lugut, JP. Rrugë
  • Udha e Poshtër, JP.
  • Udha T`thore, JP. Rrugë që shkon për në Gegaj[14].
  • Lugu i Zenelit, JP.
  • Zabeli (i) Kungullarit, JP. Kullosë.
  • Zallina e Verdhë, P. Gurinë e gllia.
  • Zhigina, JP.

Informatorë:

  1. Rrustem Rekaliu, 1931, me tetëvjeçare, bujk.
  2. Ramë Halimi, 1932, autodidakt, pensionder.
  3. Vezir Halimi, 1943, me tetëvjeçare, murator.
  4. Sjherif Halimi, 1943, mesues.
  5. Ruzhdi Halimi, 1954, mësues.

 

Dobratin, më 25. XI. 1982

 

  1. Bajram R. Latifi, 1938, më 23.08.2008, Podujevë.

Vërejtjet dhe këshillat e lexuesve janë të mirëseardhura dhe e plotësojnë atë që ka mbetur mangut!

[1]  Dr. Jusuf Osmani: VENDBANIMPET E KOSOVËS, Besiana (Podujeva), 2011, faqe 116 e 117.

[2]  Bajram R. Latifi, 1938, shënime të marra prej tij më 23. 8. 2008.

[3]  Obllast Brankoviqa, faqe 301-302.

[4]  Defteri i Sanxhakut të Vushtrrisë i vitit 1477 që ruhet si kopje në Arkivin  e Kosovës. Libri i cituar i Dr. Jusuf Osmani,  f. 118.

[5]  Dr. Fehmi Pushkolli : Llapi gjatë historisë, Prishtinë, 1998, faqe  394.

[6] Selami Pulaha, Popullsia Shqiptare e Kosovës gjatë shek. XV-XVI, Tiranë, 1984

[7] Dr. Fehmi Pushkolli : Llapi gjatë historisë, Prishtinë, 1998, faqe 395.

[8]    Dr. Fehmi Pushkolli : Llapi gjatë historisë, Prishtinë, 1998, faqe  395.

 

[9] Dr. Jusuf Osmani, libri i cituar më lart, f. 118. Ky i mori shënimet nga Ymer Vrella , jurist dhe Zahir fetahu, drejtor shkolle më 10. 10. 1999.

[10]   Dr. M. Obradoviq, Agrarna reforma i kolonizacija Kosova, 1918-1941, Prishtina, 1981, f. 257.

[11]  Prof. Dr. Fehmi Pushkolli, Zahir Pajaziti Heroi i Kombit, Prishtinë, 2001, faqe 41.

[12]  Këto shënime janë marrë më 10 janar 1991, çka do të thotë se nuk përkon me gjendjen e sotme reale, nga që janë shtuar shtëpitë sipas lagjeve.

[13] Ërrnicë ka kuptimin e arës që lehet pa punuar. Ndodh për një vit e më shumë. Nuk e ka të kufizuar, një here quhet Ërrnicë dhe ai emër i mbetet përgjithmonë.

[14]  T`thore, t`thuer.- thuhet për rrugën që shkon pjerrtas, nuk shkon as vertikal përpjetë e as pingul teposhtë, por pjerrtas. Varet nga pozita se sa ajo rrugë e pjerrtë shkon më shumë a më pak vertikal apo pingul. Varet nga  relieve i vendit.

Fshati Dumosh shtrihet rreth 7 km ne jug te Podujeves,ne nje rrafshine pak te ngritur,jo larg bregut lindor te lumit llap.
Eshte vendbanim i tipit te dendur. Familjet dhe lagjet me te njohura jane: Podvorica, Macastena, Kutleshi, Visoka, Pacarada, Mexhuani, Termkolli, Sogojeva, Stubulla, Muzaqi, Rakovica, Gjakaliu, Rudari, Prebreza. Mavriqi etj.

Mikrotoponimet me te njohura jane: Pozmipragu dikut ishte vendbanim,qe eshte shtrit ne perendim te dumoshit,sot aty jane livadhe dikur disa puse dhe eshte ruajtur mikrotoponimi me emrin POZMIPRAGU. Lluga e Madhe, Arat e Belegut, Fusha e Dumoshit, Livadhet e Xhenetit, Arat e Qerkezve, Kroni i Rexhoviqe, Bregu i Dumoshit, Arat e Xhamis, Mullini i Rexhajve,Mullini i Behramajve, Hajrati,Vorret e Gjave, Lloburja e Kutleshve, Arat e Latifajes etj.
Fshati Dumosh eshte i banuar qe nga koha Antike.


Kete e vertetojne edhe zbulimet arkeologjike te kohes se perafert me Vendenisin.
Fshati per her te pare ne mesjete permendet ne defterin turk te vitit 1455 qe kishte 14 shtepi dhe njihej me emrin DUDMANI.

Përmbledhi: Gani Mehmeti

                Dvorishta si fshat nuk gjendet në regjistrin e vitit 1455 e as në regjistrimet tjera, prandaj konsiderojmë se ai ka qenë deri vonë në kuadrin e fshatit Pollatë, ashtu siç ka mundur të ishte edhe vetë fshati Potok. Dvorishta nis diku në kilometrin e 22 në veriperëndim të Podujevës dhe bën pjesë në Grykën e Mavriqit. Një kohë, thuhet, se ka qenë qytet, pa e përcaktuar kohën. Kur Dvorishta ka qenë qytet, ai ka qenë deri në Kralefc të fshatit Pakashticë[1], pra që ka përfshirë edhe fshatin e sotëm Pollatë, Repë e Metehi të Llapit dhe, thuhet se macja ka ecur mbi pullaze të shtëpive nga njëra shtëpi në tjetrën pa zbritur fare në tokë, që nënkupton dendësinë e shtëpive atë kohë.

Dvorishta, si dhe krejt Llapi, një kohë ishin të pabanuar. Thuhet se kishte rënë një borë e kuqe, e cila borë  vendin e kishte mbajtur nën të për një kohë të gjatë, diku tri vjet[2].

Dvorishta kufizohet me Sllatinën në veri me Serbinë në lindje, pastaj me Potokun në jug dhe me Pollatën nga jugperëndimi deri  në perëndim, ndërsa me ish vendbanimin Kokorovicë në veriperëndim. Deri më tani nuk është bërë kurrfarë hulumtimi.

Dvorishta nga jugu në veri është e hapur përmes Grykës së Mavriqit dhe lumit të Sllatinës, ndërsa nga lindja dhe nga perëndimi ka kodrina të larta dhe duket sikur të jetë një luginë e thellë. Kodrat në lindje janë të gjata dhe ka disa sosh që shkojnë drejt kufirit me Serbinë, duke formuar disa lugje, përrenj e përroska e pas tyre shtrihen livadhe dhe kullosa të begatshme për kafshët, shpatet e të cilave janë me male vende-vende të larta, po vende-vende me shkurre, kryesisht të drurit bungu. Ndërkaq, në perëndim të fshatit kodra është shumë e lartë dhe  vjen në vijueshmëri nga Pollata e shkon deri në Sllatinë e sillet jugut të Reçicës. Ky fshat ka një sipërfaqe nën mesataren e fshatrave të trevës së Llapit, vetëm 5,5 km katrore, ose 554,38,98 hektarë. Si tokë pakëz më pjellore është ajo që shtrihet në të dy anët e lumit të Sllatinës.

Mirëpo, siç duket, një kohë ishte i pabanuar. Fshati nën sundimin serb bie në shekullin XIII dhe ishte pjesë përbërëse e Pollatës që e quajtën Dvorishtë. Popullsia është e fisit Sop dhe janë në afri gjaku me Demë Ahmetin. Më 1948 kishte 311 banorë, kurse më 1981 kishte 293 banorë[3]. Në dokumentet e shkruara për herë të parë përmendet  në regjistrin e manastirit  të Deviçit në vitin 1763 – 1789.

Me emrin Idorishte dhe Ajdorishta është e regjistruar  në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318)[4].

Sipas një harte etnografike të fundshekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, ky vendbanim me emrin Zlatna –Mavrik kishte 27 shtëpi shqiptare[5].

Po shihet se sipas vitit të regjistrimit për herë të parë kemi tek në vitin 1893. Do të thotë se edhe Dvorishta nuk është përfshirë si fshat i regjistruar më 1455.

Shënimet statistikore:

Më 1913 kishte 168 banorë;

më 1921 kishte 178 banorë në 25 shtëpi;

më 1948 kishte  50 shtëpi me 331 banorë;

më 1953 kishte  53 shtëpi me 366 banorë;

më 1961 kishte 50 shtëpi me 379 banorë shqiptarë;

në vitin 1971 kishte 40 shtëpi me 346 banorë (345 shqiptarë, ndërsa 1 tjerë);

në vitin 1981 kishte 43 shtëpi me 293 banorë (292 shqiptarë dhe    1 serb).

Ky vendbanim në fillim të vitit 1999 kishte 25 shtëpi me 225 banorë. Nga sulmet ushtarake  e policore serbe mbi këtë trevë, në këtë fshat janë djegur  28 shtëpi dhe objekte tjera ndihmëse e ekonomike. Popullata më 27 maj 1999 një kohë ishte strehuar nga pushtuesit në fshatin Metehi[6].

Diku rreth viteve të 1970-ta, duke e hapur një bunar për ujë të pijes Nuhë Kosumi, i biri i Veliut, gjen një çekan, një kalanicë dhe disa hunj gardhi në thellësinë prej 4-5 pashësh[7], do të thotë diku prej afër shtatë metrash. Në truallin e vendosur të shtëpive të Ilazëve, thuhet se janë gjetur varreza shumë të vjetra. Ashti  i gjetur nga gjuri e poshtë, njeriut të sotëm i ka ardhur deri në shpatulla, çka do të thotë se kanë qenë njerëz shumë më të mëdhenj se që jemi ne sot[8].

Dvorishta sot do të kishte 154 shtëpi, por nga të 154, vetëm 33 shtëpi jetojnë në Dvorishtë, ndërsa 121 shtëpi (a familje) janë shpërngulur prej fshatit.

Fshati nën sundimin serb bie në shekullin XIII dhe ishte pjesë përbërëse e Pollatës dhe e përkthyer si  Dvorishtë. Popullsia janë në afri gjaku me Demë Ahmetin. Më 1948 kishte 311 banorë, kurse më 1981 kishte 293 banorë. Shumë banorë janë shpërngulur në Podujevë dhe fshatra të Llapit, por edhe në Prishtinë[9].

Përqindja e të zënëve me punë jashtë Kosovës është e përafërt mes atyre që janë edhe sot në Dvorishtë dhe atyre që e kanë lëshuar atë. Shtimi i natalitetit është ca më i lartë në Dvorishtë, por ai ka rënë dukshëm tek të gjitha familjet edhe në fshatra e edhe në qytete.

 

 KOSUMËT

Kosumët janë pasardhës të vëllait të Demë Ahmetit, Hasanit të Ahmetit.

Shikuar për nga shtimi i numrit të popullsisë, edhe Kosumët nuk janë shtuar shumë në krahasim me pasardhësit e Demë Ahmetit. Shkaku dihet. Hasani, vëllai i Demës, kishte lënë vetëm një djalë – Hajdarin, ndërsa edhe Hajdari e kishte pasur vetëm një djalë – Kosumin. Ndërkaq, Kosumi edhe pse i kishte pasur gjashtë djem, dy prej tyre nuk kishin lënë trashëgimtarë. Dy të tjerë kishin lënë vetëm nga një djalë, do të thotë vetëm sa për të mos u  “shkymë hisja” e tyre, e vetëm dy prej tyre kishin pasur njëri pesë e tjetri gjashtë djem. Këtu është shkaku i mos shtimit të madh të pasardhësve të Kosumëve.

Në tabelën e sipërme shihet se ku jetojnë sot pasardhësit e Kosumëve të Dvorishtës. Kemi 38 familje gjithsej, por vetëm pesë prej tyre jetojnë sot ende në Dvorishtë, ndërsa 29 familjet e tjera e kanë lëshuar atë, vetëm në mungesë të kushteve për jetesë, jo me dëshirën e tyre. Shumica syresh janë vendosur në Bajçinë, aty ku e kanë, sado kudo, pak më afër fshatin, prej të cilit erdhën këtu – Dvorishtën. Pastaj 7 familje janë vendosur në Podujevë, 6 familje në Dumnicë, nga katër familje i kemi në Prishtinë dhe Stanovc, derisa vetëm një familje është vendosur në Fushë Kosovë.

Sa i përket shkollimit gjendja është si më poshtë: 143 janë me shkollë fillore, 66 me shkollim të mesëm, 5 me shkollë të lartë, 8 me fakultet, 3 studentë, 5 analfabetë dhe 30 fëmijë të moshës parashkollore. Jashtë Kosovës është numri mjaft i lartë  i Kosumëve. Sipas numrit të banorëve, na del se  32.3 për qind janë jashtë; numri i meshkujve është dukshëm më i lartë se sa i femrave – 142 meshkuj, ose 54.6 për qind janë meshkuj, ndërsa femra janë 118, për 24 më pak, ose vetëm 45.4 për qind.

Mbajnë dy mbiemra: Kosumi dhe Rrahimi. Sikur janë shtuar barabar familjet e të dy mbiemrave në bazë të shtëpive – i kemi nga 19 familje për të dy mbiemrat. Gjithë pasardhësit e Rrahimit  të Kosumit morën mbiemrin Rrahimi, ndërsa gjithë të tjerët mbajtën për mbiemër Kosumi.

 

Fshati Dvorishtë, shtrihet në rrëzë të Kodrës së Gatë. Lagja e Kosumëve

 

Trungu i Kosumëve me mbiemrin Rrahimi

 

 

Trungu gjenealogjik  i Kosumëve me mbiemrin Kosumi, Dvorishtë

 

 

Tabela nr. 18 . Pasardhësit  të Kosumëve të Dvorishtës sipas vendbanimit të sotëm të banorëve

Lagjja dhe vendbanimi i

sotëm

Shtëpi  

M

 

F

Gjithsej Me fillore Të mesme Të lartë Fakultet Studentë Autodidakt Analfabetë    Fëmijë Jashtë vendit
M F GJ
Dvorishtë 5 20 23 43 29 4 10 5 1 6
Bajçinë 11 46 33 79 42 17 2 4 1 4 9 18 11 29
Podujevë 7 36 21 57 31 19 2 1 1 1 2 1 1
Dumnicë 6 15 19 34 15 14 1 4 12 14 26
Stanovc 4 12 9 21 12 4 1 1 3 1 1
Prishtinë 4 9 9 18 10 5 1 2 8 5 13
Fushë Kosovë 1 4 4 8 4 3 1 4 4 8
Gjithsej 38 142 1118 260   143 66 5 8 3 5 30 48 36 84

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PASARDHËSIT  E  LAGJEVE TJERA TË DVORISHTËS

Me fjalën “Dvorishtëve të tjerë” kuptojmë gjithë banorët e lagjeve të këtij fshati që nuk i takojnë lagjes Kosumi, e cila lagje është pasardhëse e vëllait të Demë Ahmetit – Hasanit. Disa lagje janë të vogla e disa më të mëdha, por, përveç Revuçëve, të gjitha janë pasardhës të një Shabani, prej të cilit kanë dalë djemtë e tij e prej këtyre djemve, janë formuar lagjet  e tjera. Prandaj, që të dallohen nga Kosumët drejtpërdrejt, i kemi quajtur Dvorishtë të lagjeve tjera. Ndoshta edhe e kam gabim këtë, por duhet të kuptojmë, se, ashtu siç kemi shkruar më lart të gjithë janë të një fisi dhe në lidhje gjaku të afërm  njëri me tjetrin.

Dvorishta e ka bajraktarin e vet. Diku në luftërat turko-greke apo Turko-Ruse kishte treguar heroizëm të pashoq një Rrahmani i Hysenit, i  pari i tyre  që e ka trashëguar Bajrakun, të mbajtur deri në ditët tona. Pasardhës të kësaj familjeje sot është Hamdi Rrahmani, familje,  që  nuk është shtuar shumë. Vetëm Hamdiu i ka katër djem, për dallim nga të parët e tij që kishin vetëm nga një trashëgimtar. Dvorishtët e tjerë, përveç pasardhësve të Kosumëve, janë pasardhës të drejtpërdrejt të Shabanit. Këtë e kemi marrë që me 16 dhjetor 1979 nga goja e tetëdhjetëvjeçarit të atëhershëm, Ismail Rrustemit, gjyshi i të cilit e kishte gjysh Balën e Shabanit. E Ismaili thoshte se Bala ndjehej shumë i afërt me Manin e Pollatës, dhe ishte nip i Manit. Nëse kjo do të ishte kështu, atëherë na del se të gjithë djemtë e Shabanit janë nipër të Man Pollatës. Dhe, nga kjo del diçka, mbasi të gjithë janë të një fisi. Shabani konsiderohet të ketë qenë vëlla i Manit, por, me gjasë një vëlla  shumë më i ri, i cili, aso kohe nuk ka pasur një zë dhe nuk ka qenë i njohur shumë, sepse vëllai i madh ka qenë në skenë në të kaluarën, ashtu sikur nuk i dëgjohej emri të birit deri sa ishte gjallë babai.

Shabani kishte Balën, Aliun, Asllanin dhe Ahmetin.

Bala pati Beqirin e Tahirin, i quajtur si Tahir Koburja, mbasi ishte marrë me të, me armë. Tahiri  pati Nezirin, Salihun dhe Rrustemin. Si lagje, njihej lagja e Balës, por edhe e Tahirit, madje si lagja e Koburovitëve, jo e Tahirit. Por quhej Tahir Koburja. Pasardhësit e Baslës janë shtuar  shumë më tepër se pasardhësit e  djemve tjerë të Shabanit.

Pasardhësit e Nezirit morën mbiemrat: Sylejmani. I kësaj lagjeje ishte edhe Ukë Mavriqi. Salihu, morën mbiemrin të gjithë pasardhësit e tij, si djali i dytë i Tahir Kobures. Nga pasardhësit e Rrustemit morën dy mbiemra: Rrustemi, në emër të djalit të tretë të Tahir Koburës, por edhe mbiemrin Deliu e morën në emër të djalit të madh të Rrustemit. Pak familje morën për mbiemër edhe në emër të djalit të dytë të Rrustemit – Fejza.

Në Dvorishtë nuk kemi mbiemrin Aliu, që është djali i dytë i Shabanit. Pasarsdhësit e këtij kanë marrë për mbiemër emrat e djemve të Aliut. Kështu kemi mbiemrat Arifi, Latifi, Rrahmani. I kësaj familjeje, pikërisht pasardhës i familjes Arifi, me gjasë ka qenë Bell Mavriqi, të cilin e hasim tek kënga e Hasimes[10].

Pasardhësit e morën për mbiemër  emrin e birit të Asllanit, Bahtiri dhe emrin e nipit të Asllanit, Halili.

Lugshtaja e Dvorishtës dhe Shalët e Sllatinës. Këtu janë përfshirë fshatrat e Mavriqit, përveç Pollatës: Potoku, Dvorishta, Sllatina dhe në krye Reçica, ndërsa  ai kepi në anën e majtë, është kepi i Uglarit.

Trungu gjenealogjik  i gjithë Dvorishtëve tjerë. Edhe këtu, sikur tek babai i Demë Ahmetit, që është  Shabani, edhe këta janë të Shabanit! Lë vend për të menduar se sikur janë djemtë e Shabanit këta dhe Ahmeti, babai i Demës!?

Trungu i Dvorishtëve me mbiemrin Sylejmani[11]

Trungu i  pasardhësve të Tahir Kobures në Dvorishtë

 

 

Lagja  Aliu e Dvorishtës me mbiemrat:  Arifi, Rrahmani e Asllani

 

Pasardhësit e Bahtirit, mbajnë emrin e tij për mbiemër, ndërsa pasardhësit e Jasharit, mbajnë për mbiemër emrin e Jasharit.

 
Adem Bahtiri, këngëtar                         Fadil Bahtiri majtas, Adem Halili në mes,

Para 40 vitesh, 13.I.1977                   Gani Mehmeti djathtas, 14. I. 1977, Dvorishtë

 

ORI E MIRË RRI N’QAT KULLË

 

Ori e mirë rri n’qat kullë

Pash Allahin a s’um bo kabull

Jashtë kopil, hiqmu dere

Ta dhash besen, ma pe sherrin

Ta vras qenin, ta djeg qilerin

Ta vras burrin, ta fiku deren.

Hajt kopil, Zoti t’rritë,

Pat qef Dada me u mahitë !

Turr, ka ba, m’ka marrë ngryk

M’ka shtërngue, desh m’ka mytë!

Këndoi Adem Halili, Dvorishtë

 

MAVRIQËT  (DVORISHTËT) E  LLAUSHËS

Se ka Mavriqë në Llaushë të Llapit, pak është ditur. Këtë, me gjasë e ka ditur një numër shumë i vogël nga banorë të trevës së Llapit. “Zbulimi” i tyre ka ardhur shumë rastësisht. Po të mos e kisha nxënësen Leonorë Mavriqi nga Dumoshi, unë nuk do të kisha mundur të vijë fare deri tek ky “zbulim” përkrye asaj se me një të këtillë Mavriq unë punoja me vite, ndërsa njihemi me dhjetëvjetësha më herët.

Prandaj, vetë mbiemri Mavriq më shtyri dhe  “gjeta” këta Mavriq nga Dumoshi, pastaj më qiti në lidhje me ata në Llaushë, pse ata vetë kishin lidhjet e tyre të gjakut. Në Dumosh kemi vetëm një familje dhe me mbiemrin Mavriqi, por Mavriqë të Llaushës na dolën plot 34 familje, shumica syresh të shpërngulur në Podujevë dhe me mjaft intelektualë.

Bajrami Mavriqi i Dumoshit nuk dinte shumë gjëra. Ai vetëm më orientoi tek kushërinjt e tij, që tani jetojnë në Llaushë. E, meqë unë punoj me profesorin Hilmi Kadriu,  ai më orientoi tek kushëriri i tij – Bahtiri. Bahtiri thot se janë me gjenezë të  dale nga Mavriqi të parët e tyre. Ishte ndarë nga ta mbasi kishte migruar diku në fshatra të Orllanit e nga atje ishte vendosur në Dumosh. Kjo familje i është bashkangjitur në regjistrim  dhe në trung vëllazërisë me Mavriqët e Llaushës.

Edhe Mavriqët e Llaushës nuk dinë se me kë janë më të afërm në Mavriq. Tahiri, i pari i tyre,  kishte qenë Çaush i mbretit 25 vjet në Mavriq. Tahiri ishte i drejtë, atdhetar e në vend se t`i luftonte kaçakët që po luftonin kundër mbretit, ky po i përkrahte e po i ruante  që të mos i zinte mbreti dhe njerëzit e tij. Po, dikur dikush kishte thënë se Tahiri  dinte për kaçakët, por nuk po i tregonte. Në një rast e kishin rrethuar Ali Jahollin e Dumnicës. Në Petërkovë e sheh mirë Tahiri kur hyn Aliu. E gjen të mbuluar në dushk, ia prek edhe të mbathurat prej lëkure me rrathë, por nuk e nguc. Edhe Aliu nuk bëzan  i kishte rënë ta shpëtonte një herë edhe Osman Pollatën.

I pari i Mavriqëve të Llaushës nuk dihet se kur u largua nga Mavriqi. Nuk dihet saktësisht se me kë janë më të afërm. Tahiri, deri ku ata dinë të tregojnë se ishte i pari i tyre, me gjasë ishte nga Dvorishta, i lozës së Ukë Mavriqit, por, kjo vetëm supozohet. Tahiri ishte një oficer në kohën e Perandorisë Turke.  Si oficer i asaj kohe, me detyrë  vendoset në fshatin Deshishk të Toplicës.  Në kohën e shpërnguljeve të shqiptarëve nga Toplica (Sanxhaku i Nishit) edhe Tahiri me familje largohet nga ky fshat. Pushteti otoman e vendos Tahirin te Kulina afër Plepave të Vranidollit, mirëpo, kishin kundërshtuar banorët përreth. Në këtë rast, edhe Tahiri, nuk donte të vendosej aty ku nuk pritej mirë nga  vendësit, prandaj nuk ngul këmbë dhe vendoset në vendin e quajtur Te Vijat, vend në territorin e Llaushës së Poshtme, shumë afër me Bajçinën. Ky vend aso kohe ishte i lirë, i pabanuar. Në Llaushë po shërbente si Zapti i mbretit.  Këtu, zapti ishte edhe Osman Breca. Ndërkohë, ftohen zaptitë ta rrethonin Shaqir Igrishtën. Tahiri, prap vazhdon me atë të veten, nuk donte t`i bënte keq askujt dhe nuk merr pjesë në rrethim, por, mbasi ishte në dijeni, ai i drejtohet Shaqir Igrishtës: “Të lutem, çohu, nesër mos u gjend  këndej!”

O Tahir, përtej shpie s’kam ku me  shkue,

Une shpinë s’muj me e lshue

E kam menen me luftue!

–   Mos, bre Sheqir! – i thot Tahiri..

– Jo, s’ka tjetër! – ia kthen Sheqiri.

 

Tahiri, megjithatë, nuk ishte përzie  në rrethimin e Shaqir Igrishtës. Ai ishte fqi, dhe, fqiu duhej ruajtur. Ai nuk po donte shpërblime nga turku si zapti që ishte. Në kohën pas vitit 1912, vendi ishte i mbushur me kaçakë. Edhe këtë kohë, si edhe para vitit 1912, Tahiri nuk po  paraqiste  tek pushteti ata që kishin ngritur krye kundër pushtetit. Ai kishte përkrahur në heshtje Osman Pollatën si dhe nuk e kishte kapur Ali Jahollin, e siç u pa, nuk kishte marrë pjesë as në rrethimin e Shaqir Igrishtës. I kësaj familjeje është gjuhëtari, profesori e poeti, tani i ndjerë, Kadri Kadriu, i cili e kishte ditur bukur prejardhjen e tij, por nuk e kishte përhapur. Nga kjo familje kanë dalë mjaft intelektualë të profesioneve të ndryshme, ku dominon ai për arsimimin e brezave të rinj.

Trungu i Mavriqëve të Llaushës.

Këta mbajnë tre mbiemra sipas tre djemve të Manit :

Zymeri që është djali i Tahirit, Kadriu, ndërsa Mavriqi pasardhësit e Manit të Manit.

 

 

 

XHYLAKËT

                Këtu mund të themi se puna është paksa e ngatërruar. Në njërën anë thuhet se Xhylakët janë të afërm me Dvorishtët, e,  në anën tjetër, se janë më të afërm me Manovitë e Pollatës. Thuhet se i pari i Xhylakëve ishte nip i Man Pollatës. Madje, siç thuhet, Mani i kishte dhuruar Shabanit 300 desh që ka pranuar të rrinte në Dvorishtë, pa i hyrë në hise Manit në Pollatë.

Xhuli, me gjasë e kishte pasur emrin Ali(!), por e kishin quajtur Xhuli a Xhyli. dhe nga kjo u quajtën Xhylak.

Kjo vlen vetëm për pasardhësit e Halitit, apo të Aliut të Ukës, por, meqë Haliti (apo Aliu) ishin vëllezër me Manin, nuk ishin ndarë nga nofka (epiteti) Xhylak. Haliti (Aliu) i Ukës kish qenë i vogël, po si i vogël i kishin thënë Xhul, Xhul në shenj përkëdheljeje dhe pastaj kështu i kishte mbetur[12].

Këtu ndahen edhe nga mbiemrat: Pasardhësit e Manit të Ukës thirren me mbiemrin Zymeri[13]

Vetëm një degë e këtyre janë pasardhës të Xhylakëve, pra të Xhulit, jo të gjithë, por duke qenë të afërm, nuk i ka ndarë populli, prandaj të gjithë janë quajtur me atë emër. Pasardhës të Xhulit konsiderohen vetëm ata me mbiemrin Imeri dhe Selimi, jo edhe ata me mbiemrin Zymeri. Zymeri ishte i vëllai i Xhulit. këta identifikohen me këtë nga të tjerët. Edhe në Dvorishtë kanë qenë  të vendosur në një kompleks të vetëm, për çka edhe janë karakterizuar nga të tjerët. Kanë qenë të vendosur në mes fshatit Dvorishtë dhe Sllatinë, por që i takojnë fshati Dvorishtë. Këtu, ku gjenden këta, ka qenë vendosur në fillim Man Pollata. Ndoshta aso kohe ishin në një shtëpi me Xhylakët e sotëm edhe Monollët. Më vonë Mani mori tokë edhe në Belloshë, por se ka jetuar atje, nuk kemi informacione.

Flitet se vëllai i Manit , me gjasë Aliu, e kishte nisur shtëpinë në Dvorishtë për ta ndërtuar. Edhe kroin e kishte rregulluar e pastruar në mes të gurit të Gjonit ku dilte uji,  te Baltaqet. Aliu e lë Dvorishtën dhe shkon  në Mavër  të Istogut. Kodra e Manit, që quhet në Dvorishtë, është thirrur në emër të Man Dvorishtës, që  më vonë u quajt Man Pollata, mbasi shkoi në Pollatë e u vendos atje, apo siç u njoh edhe me Man Mavriqi.[14]. Edhe Jahir Islami – Potoku  vërteton se Mavriqët e Saradranit të Pejës janë më të afërm me Man Pollatën, me Monollët.

Si shumë të tjerë, edhe Xhylakët e lëshuan Dvorishtën dhe u vendosën në fshatra të ndryshme të rrafshit të Llapit. Ata sot jetojnë në Bajçinë, në Surkish e fshatra tjera si dhe në Podujevë  Krahasuar me Monollët, janë shtuar shumë pak. Mbajnë mbiemrat Imeri, Selimi e Zymeri. Gjithsej janë 18 shtëpi, por  këta ende jetojnë në familje të gjerë me shumë anëtarë, sepse  ende janë më tepër se dhjetë banorë në një shtëpi, në dy familje jetojnë nga 24 anëtarë.

 

Në vitet e 1920-ta Sheqiri e Neziri kanë qenë shpërngulur në Turqi. Te Nezirit kanë qenë lajmëruar deri në vitin 1945,  pra deri pas Luftës së Dytë Botërore. Nga viti 1945 më nuk kanë komunikuar, pa ditur përse.

Trungu gjenealogjik i Xhylakëve të Dvorishtës

REVUÇËT E DVORISHTËS

 

Revuçët ishin shpërngulur në Turqi në vitet e njëzeta, sikur të gjithë shqiptarët e Kosovës, që aso kohe shpërnguleshin. Nga 15 anëtarë të familjes që kishin shkuar, prej sëmundjeve të ndryshme dhe klimës që nuk po u pëlqente, do të vdisnin. Kishin qenë vendosur diku rreth Bursës, në një vend moçalik, ku ishte përhapur sëmundja e malarjes. Shih për këtë, pas katër vjetësh qëndrimi atje, kishin marrë rrugën e kthimit në Kosovën e dashur e të shëndetshme. Kthehen  pas katër a pesë  vitesh qëndrimi, por nga 15 anëtarë të familjes, atje kishin mbetur të vdekur në varreza 8 anëtarë të kësaj familjeje. Kishin pasur fatin të ktheheshin vetëm 7 anëtarë të asaj familjeje.

Tani, edhe pse ishin kthyer, ata kishin mbetur pa tokë, sepse atë ua kishin rrëmbyer serbët. Detyrohen të bëjnë jetën e çipçiut, si shumë të tjerë aso kohe. Nuk kishin se ku të vendoseshin. Sa për fillim, për një vit kishin qëndruar tek Hyseni, i vëllai i Imerit. Shkojnë pastaj në Pakashticë ku qëndrojnë tri vite, pastaj shkojnë e vendosen në Dvorishtë, por në tokën e Sheqirit të Ajetit nga Pollata, i cili, aso kohe ishte në Shqipëri. Në Dvorishtë kishin jetuar deri më 1967. Më 1963 kishin blerë një vend në periferi të Podujevës në rrugën që të shpie për Dumnicë, tek Liqantë[15]. Fusha e Letancit quhej vendi, por ishte në territor të Dumnicës. Këtu i kishin ndërtuar shtëpitë dhe ishin vendosur tre vëllezërit e vegjël: Sheqiri, Zeka e Jahiri, ndërsa vëllai i madh, Sadiku, ishte vendosur sërish në Revuçë, ku e kishte blerë tokën.

Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore Zeka, Sheqiri dhe Rexhepi ishin marrë nga brigadat partizane serbe. I kishin mbajtur rreth dy javë diku në Drenicë. Gjatë kësaj kohe, Zekën e kishin vrarë diku, nuk dihet kur, ku dhe për ç`arsye. Atij nuk i dihen as eshtrat se ku i ka, derisa Sheqiri dhe Rexhepi ishin kthyer në shtëpi. Një gjë dihet se, nga pushteti komunist serb, kjo familje ka qenë shikuar me sy jo të mirë dhe ka qenë e diskriminuar për shkak të vrasjes të Zekës, edhe pse edhe vetë familja nuk e dinte shkakun e vrasjes së tij.

                                                                                Trungu i  Revuçëve të Dvorishtëve

 

Tabela nr. 30. Regjistrimit i krejt banorëve të Dvorishtës[16]

 

Lagjja dhe vendbanimi i

sotëm

Shtëpi  

M

 

F

Gjithsej Me fillore Të mesme Të lartë Fakultet Studentë Autodidakt Analfabetë    Fëmijë Jashtë vend it
M F GJ
Dvorishtë 22 79 76 155 83 13 1 25 33 13 3 16
Bajçinë 36 181 144 325 182 73 3 4 6 1 12 44 38 22 60
Podujevë 48 196 156 352 168 106 7 10 10 2 7 42 35 25 60
Dumnicë 18 41 38 79 36 29 1 1 12 23 22 45
Stanovc 4 12 9 21 12 4 1 1 3 1 1
Prishtinë 14 35 30 65 24 16 2 12 7 4 9 5 14
Fushë Kosovë 2 8 8 16 7 6 2 1 4 4 8
Letanc 5 15 22 37 13 13 1 1 3 6 2 2
Llaushë 16 59 55 114 49 34 3 2 4 5 17 13 14 27
Surkish 4 20 17 37 15 8 2 12 7 3 10
Sarajevë 3 4 8 12 1 8 3 1 3 4
Dumosh 1 3 5 8 4 4
Durrës 1 7 5 12 7 3 1 1
Shkabaj 9 36 31 67 30 19 2 8 2 1 5 6 6 12
Gjithsej 182 693 603 1296 630 336 20 42 31 4 56 177 152 107 259

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

EMËRVENDET E FSHATIT  DVORISHTË

Lagja e Xhylakëve

Pikorientimi: Shtëpitë e lagjes

  • Baltaqe, VL. Vend me balt. Ndoshta pse është një vend i gjerë me baltë, quhet në shumës prej popullit Baltaqe e jo Baltak.
  • Guri (i) Gjonit,L. Guri.
  • Kodra e Manit, L. Mal, livadh e lëndinë, mere. Kodra e Manit niset që nga shtëpitë e lagjes së Xhylakëve dhe shkon deri në kufi me Sërbinë – me komunën  e Kushumlisë. Eshtë e ngritur mes lagjes së Xhylakëve dhe të Kosumëve dhe është bukur e lartë. Në të kaluarën, shihen gjurmët se ka qenë e lëvruar.
  • Korrizi  (i) dushqeve, L. Mal.
  • Kroni    (i) Alisë, L. Krua.
  • Kroni    (i) Baltaqeve, VL. Krua.
  • Kroni    (i) Etheve,  L, Thuhet se i shëron ethet.
  • Laku i Kodrës t’Manit. L. Lëndinë, mere.
  • Livadhi (i) Xhulit, V. Livadh. Xhuli ka qenë i pari i lagjes së Xhylakëve, thuhet se ishte nipi i Man Mavriqit – djali i të vëllait.
  • Lugu i Moçëm, L. Mal.
  • Lugu i Çarrit, L. Livadh.
  • Lugu i Smajl Bull’s, L. Mal e livadh . Emërtime vendesh të këtij personi hasim edhe në katundin Potok i cili është ngjitur me katundin Dvorishtë, por mes kësaj lagjeje dhe Potokut hyjnë

edhe dy lagje të Dvorishtësë Lagjja e Kosumëve dhe ajo e Balëve.

  • Lugu i Shkullarit, VL. Mal.
  • Ornica e Xhulit, V. Livadh.
  • Osoja e Baltaqeve, VL. Mal.
  • Osoja e Manit, L. Mal.
  • Podi (i) Vramush Nik’s, L. Ledinë, mere. S’dihet se kush ka qenë ai Vramush Nika. Prandaj, janë interesante toponimet e vendeve, në të cilat shihet lashtësia e pashpjegueshme, kur nuk kemi shënime për to.
  • Prroni (i) Lugut t’Qarrit, L. Mal.
  • Prroni (i) Manit, L. Mal. Në lagjen e Xhylakëve gjindet një numër toponimesh në emër të Manit, në emër të Man Mavriqit (Pollatës), sepse për një kohë këtu ka qenë i vendosur edhe vetë Mani, i cili është Xhaxha i Xhulit.
  • Roga e Ferizit, L. Ledinë. Kjo ëshët rogë e Feriz Xhylakut.
  • Roga me Fier, L. Lëndinë, e pasur me fier.
  • Roga e Ram’s, L. Livadh.
  • Rraëfshi (i) San’s t’Behramit, L. Lëndinë.
  • Sukullari (i) Sejdisë, VL. Mal.
  • Shpia e Alisë, Q. Truall. Kjo shtëpi është pikorientimi ynë në mbledhjen e toponomastikës.
  • Te guri, L. Livadh.
  • Te Kodra e Mjedisme, L. Mal.
  • Te Rogat, L. Mal.
  • Udha e Delisë, L. Rrugë. Shkon prej Prronit t’Manit e deri n’Kodër t’Manit dhe anasjelltas.
  • Udha e Prronit t’Manit, L. Rrugë. Kjo shkon Prronit t’Manit

 

Lagja e Kosumëve [17]

Pikorientimi: Shtëpitë e kësaj lagjeje

  • Ara e Ademit, L. Mere.
  • Ara e Ahmetit, P. Arë.
  • Ara e Bekoviqe, VP. Arë.
  • Ara e Bisakes, L. Mere, ledinë.
  • Ara e Hanit, VP. Arë. Këtu, në kohën e Turqisë, ka qenë një han dhe tani quhet në emër të Hanit.
  • Ara e Konakut, L. Mere.[18]
  • Ara mas Lame, P. Arë.
  • Ara e Mullinit, J. Quhen ato ara që janë afër mullirit.
  • Arat Nër Shpi, JL. Ara.
  • Ara e Re, L. Mere.
  • Ara e Stanit, L. Livadh.
  • Ara e Zeqirit, P. Arë.
  • Bashqja e Hajdarit, JL. Kopsht.
  • Bashqja Nër Jaz, J. Kopsht kumbullash.
  • Bregu i Çufrraj’s, L. Mere.
  • Dushkaja, L. Mal. Quhet Dushkajë vendi ku është pre dhe vendosur (vnuar) dushku për ushqim të kafshëve, i cili rezervohet për dimër.
  • Kodra e Gatë, L. Mal e lëndinë – mere.
  • Kodra e Tahirit, L. Livadh – Mere.
  • Koliba e Uk’s, VL. Kasolle. Këtu gjatë Luftës Antifashiste nacionalçlirimtare ka ndenjur një Ukë Mavriqi. Ka vdekur në vitin 1977. Për shkak se Mavriqi njihet më shumë nga katundet tjera. Uka, edhe pse është i katundit Dvorishtë, ai thirret në emër të Mavriqit e jo të Dvorishtës. Ukë Mavriqi ka qenë i lagjes së Baloviqe.
  • Kroni (i) Bot’s, L. Nuk dihet pse quhet kështu.
  • Kroni (i) Gllogut, V. Krua.
  • Kroni (i) Keq, JL. Është në kufi me katundin Potok.
  • Kroni (i) Maxhupit, J. Krua. S’dihet të ketë pasur këtu ndonjë Maxhup, në emër të të cilit e ka marr emrin kroni.
  • Kroni (i) Mollave t’Egra, VL. Krua.
  • Kroni (i) Tashefcit, L. Krua.
  • Lugu i Bunarit, JL. Mal.
  • Lugu i Fierit, JL. Mere.
  • Lugu i Gurr’s, L. Mal.
  • Lugu i Kronit, JL. Mal.
  • Lugu i Pel’s, L. Mal.
  • Lugu i Purrinit, L. Livadh. Ka qenë i mbjellë me purri.
  • Lugu i Thiut, JL. Mal. Ngase ka ndenjur thiu i egër në këtë luginë, tash edhe quhet Lugu i Thiut.
  • Lugu i Zymerit, VL. Livadh.
  • Livadhi (i) Hajdarit, L. Livadh.
  • Mes Ar’s, JL. Mere.
  • Mullini (i) Hajdinit t’Qazimit, JL. Mulli.
  • Mullini (i) Jasharoviqe, P. Mulli.
  • Mullini (i) Baloviqe, JL. Mulli. Mulliri nuk është në gjendje të rregullt por ende nuk është shkatërruar. Mullini i Baloviqe quhet nga të gjitha lagjet e Dvorishtës, icili i takon vetëm kësaj lagjeje.
  • Mullini (i) Kosumoviqe, JL. Mulli. Shihet se secila lagje ka mulli, ka raste që vetëm një shtëpi ka mullirin e vetë.
  • Mullini (i) Maliqit, VP.
  • Mullini (i) Ramë Demoshit, VP.[19]
  • Mullini (i) Xhulit, VP.
  • N’Breg, Tek o Vra Haliti, L. Mere – lëndinë.
  • Orrnicat, JL. Mal e lëndinë.
  • Prroni (i) Dvorisht’s, VL. Përrua. Është ky përroi, në të cilin janë të vendosura shtëpitë e lagjeve të Kosumollve dhe Baloviqe. Ky përrua është bukur i gjatë dhe i gjërë. Në të ka ara, livadhe, kopshtije, mere etj.
  • Prroni (i) Baloviqe, VL. Mal e livadh.
  • Prroni (i) Felixhe, L. Mal. Ndoshta nga i Thellë e i Gjerë (Gjanë) ka dhënë Fel (lë) + Gj (anë) = Felixhe, që shqiptohet me një Xh-ë të fortë.
  • Prroni (i) Hajdarit, P. Mal.
  • Prroni (i) Mehmet Dem’s, L. Nuk dihet përse quhet në këtë emër, por dihet se Mehmeti ka qenë i Demë Ahmetit, i cili u vra nga komitët në Reçicë dhe pasardhës të tij janë Shalovitë e Sllatinës. Për ndonjë tjetër Mehmet të Demës nuk dihet të ketë pasur.
  • Reka e Madhe, P. Lumë. Reka e Madhe quhet lumi që vjen nga Sllatina e që shkon për në Pollatë. Ky është lumi kryesor i Mavriqit, sepse ka edhe lumenj (prroj e përrocka) tjerë, për këtë arsye quhet REKA E MADHE.
  • Roga e Dredheve, L. Mere. S’dihet për çfarë dredhesh është fjala e as që dihet pse quhet kështu.
  • Rovinat, P. Vend i shembur. Është një vend ku është shembur dheu dhe i gërryer nga uji, prej të cilit janë bërë disa gropa. Ky vend është pranë Udhës së Madhe.
  • Rrafshi (i) Lkenit, L. Livadh. Banorët e kësaj ane lke e quajnë liqenin.
  • Rreze, V. Mal, mere. Shpatina e djathtë e derdhjes së Prronit të Dvorishtës, quhet Rreze.
  • Sieça e Salihit, L. Livadh.
  • Sokaku i Halitit, JP. Rrugicë.
  • Shpati (i) Mullinit, JL. Kullosë (çajr).
  • Te Ara e Sherifit, L. Arë.
  • Te Ara e Uk’s, J. Arë.
  • Tu Arat e Reja, V. Arë . Quhen të reja, sepse janë hapur vonë, të cilat kanë qenë mal deri vonë.
  • Te Dheu i Qerep(v)e, JL. Mal. Te Dheu  i Qerepe quhet vendi ku në të kaluarën kanë marrë dhe për mbarimin e qerepëve.
  • Te Guri (i) Kan’s , L. Livadh.
  • Te Gurtë e Damë, L. Gurinë.
  • Te Kroni  (i) Imerit,L .
  • Te Lama e Kosumit, VP. Lamë.
  • Te Lisat Binak, L. Mal me shkurre.
  • Te Livadhi (i) Halitit. J. Livadh.
  • Te Molla Bosne, J. Livadh.
  • Te Mollat e Egra, VL. Mal e livadh.
  • Te Mrizat, L. Lisa. Gjatë verës këtu mrizojnë delet. Lisat janë ahu dhe dardhe.
  • Tek o Pre Mirusha, VL. Kullosë, çajr. Quhet vendi ku e kanë pre lopën për ta ngrënë gjatë dimrit. Lopa quhej me emrin Mirushë.
  • Te pusi Mas Ar’s, JL. Lëndinë.
  • Te Çajri, J. Kullosë.
  • Te Reka, P. Kështu quhet një kompleks arash që gjinden pranë lumit që vjen nga Sllatina.
  • Udha e Ar’s t’Konakut, L. Rrugë.
  • Udha e Ar’s t’Stanit, L. Rrugicë.
  • Udha e Kronit t’Keq, JL. Rrugë.
  • Udha e Prronit t’Baloviqe, VL. Rrugë.
  • Udha e Prronit t’Livadhit t’Nezirit , L. Rrugë.
  • Udha e Arave, L. Rrugë. Kjo rrugë kalon përmjedis arave e çon deri tek arat e tjera më larg.
  • Udha e Madhe, P. Rrugë. Kështu quhet rruga kryesore, e cila shkon për në Sllatinë, por edhe që kalon edhe për Dvorishtë.
  • Udha te Lisat Binak, L. Rrugë.
  • Vorret Te Ara e Hanit, VP. Varreza. Këto janë varreza të vjetra. Thuajse nuk mbahet mend se kur janë varrosur aty kufomat. Sot nuk varrosen aty, për arsye se nuk ka më vend. Është mbushur e përreth tyre janë arat.

 

Lagja e Halilajve[20]

  • Ara e Ajetit, P. Livadh.
  • Ara e Bahtirit, P. Arë.
  • Ara e Gatë, P. Arë.
  • Ara e Kronit, P. Livadh.
  • Ara e Latifit, VP. Livadh.
  • Ara e Lim’s, JL. Arë. Quhet e Limës, sepse ajo e ka marrë pjesën e vet prej vëllezërve si bijë, e cila sërish ua ka lënë atyre, vëllezërve por emri i ka mbetur i saji.
  • Ara e Livadhit, V. Arë.
  • Ara e Muratit, P. Livadh.
  • Ara n’Prrue, VP. Livadh.
  • Ara e Tërrshan’s, V. Për herë të parë ka qenë mbjellë me tërrshërë, prandaj quhet Ara e Tërrshan’s.
  • Ara tu Shpija, JL. Arë. Kjo arë është ngjitur me trojet e Haliloviqe.
  • Ara e Sahitit, VP. Livadh.
  • Ara e Zeqirit, V. Arë.
  • Birat e Ukut, P. Shpella. Është vendi ku kanë ndenjur ujqërit. Këtu, ata i kanë bërë shpellat, të cilat quhen Bira.
  • Dardha e Beshirit, P. Pemë. Ai s’i ka bërë gjë tjetër pos që e ka krasitur dhe e ka fituar toponimin në emër të tij.
  • Dardha Polloshke , P. Pemë. Kështu quhet një lloj dardhash në mbarë Llapin. Ndryshe prej disa katundeve quhet edhe Krypimehçe. Ndoshta pse janë shpërnda se pari nga Krypimehi (Kërpimehi i sotëm) 12 km në veriperëndim të Podujevës.
  • Dushkaja, VP. Mal me shkurre.
  • Kërshi (i) Keq, P. Shkëmb.
  • Kodra e Halilit, P e VP. Lëndinë, mere – kullosë. Kjo kodër shkon prej Haliloviqe e deri në Kokorovicë.
  • Kroni (i) Bok’s, VP.
  • Kroni (i) Hasanit, VP.
  • Kroni (i) Ftoftë, P.
  • Kroni i Muratit, P. Quhet i Muratit, sepse ai e ka dëlirë rregullisht.
  • Lagja e Haliloviqe, Q. Kjo lagje është e vendosur në jugperëndim dhe në perëndim të katundit Dvorishtë. E ndiejnë se janë më të afërm me Lagjen e Alioviqe dhe të Jasharoviqë  se sa me lagjet tjera. Vendi ku është vendosur kjo lagje quhet Prroni (i) Asllanit. Territorialisht  Lagjja e Haliloviqe dhe e Alioviqe shkojnë së bashku. Pra, ne nën lagjen e Haliloviqe i kemi shënuar edhe emrat e Lagjës së Alioviqe.
  • Ledina e Prronit, P. Lëndinë.
  • Livadhet  n’Prrue, P. Livadhe
  • Livdhi te Reka, V. Livadh.
  • Lugu i Ar’s t’Sahitit, VP. Livadh.
  • Lugu i Birave  t’Ukut, P. Mal.
  • Lugu i Dardh’s, P. Mal.
  • Lugu i Gurëve, VP. Mal e lëndinë.
  • Lugu i Keq’s, P. Mal me shkurre e kaqa.
  • Lugu i Kronit t’Ftoftë, P. Mal.
  • Lugu i Lmezave, P. Mal. Quhet i Lmezave, sepse këtu kanë pre lmeza me të cilat janë mbuluar pojatat. Ky lug ka drunj të llojit të shkozës.
  • Lugu i Pusave, P. Mal.
  • Molla e Egër, P. Pemë, dru molle.
  • Molla Sheqerke, P. Dru molle.
  • Molla Vjeshtore, P. Dru molle. Quhet Vjeshtore, për arsye se piqet vonë, në vjeshtë.
  • Mrizi, P. Lis.
  • Mullini tu bashqja e Prronit, P. Mulli.
  • Ner Vadja, V. Arë. Quhet Ner Vadja, sepse ujitet, është nën vadë.
  • Prroni (i) Ar’s t’Ajetit, P. Përrua me mal.
  • Prroni (i) Asllanit, P. Mal, livadhe, e ara dhe lëndinë. Përroni i Asllanit është një përrua i gjatë dhe i thellë, në të dy anët e të cilit ngriten kodra të larta dhe numri më i madh i emrave të kësaj lagjeje gjinden në këtë përrua me anën e tij. Në fund të këtij përroi janë ngritur shtëpitë e Lagjes së Haliloviqe.
  • Prroni (i) Hajdarit, VP. Mal.
  • Prroni (i) Mehmetit, VP. Mal.
  • Pusat e dimnit,VP. Pusa, burim. E kanë ujin e nxehtë gjatë dimrit dhe këtu u japin ujë kafshëve gjat kësaj stine, nga se katundarët për kafshët e tyre gjatë dimrit e zgjedhin ujin më të ngrohtë. Dhe , për    këtë që u japin ujë gjatë dimrit kafshëve këtu, quhen PUSAT E DIMNIT.
  • Pusat e Hajdarit, V. Burime.
  • Pusi (i) Kërshit t’Keq, P. Burim.
  • Pusat e Kokorovic’s, P. Pus,burime,kroje.
  • Pusi (i) Ratkut, P. S’dihet se kush ka qenë ai Ratku. Në te kaluarën ka pasur serbë në disa katunde, të cilët  kanë qenë  si raje.
  • Roga e Brahimit, P.Ledinë.
  • Roga e Mehmetit,VP.Ledinë.
  • Rrafshi (i) Ar’s, P.Arë.
  • Rrezja e Halilit, P.Mal. Rrezja e Halilit quhet krejt Rrezja e Prronit t’Asllanit, apo e tërë ana e majtë e Prronit t’Asllanit.
  • Halili ka qenë i pari i kësaj lagjeje.
  • Shpia e Halilit, Q. Truall. Është në fund të Prronit t’Asllanit.
  • Shpati t’thuer, J. Mal.
  • Trolli (i) Arifit t’Brahimit, JL. Truall.
  • Trolli (i) Brahimit, JL. Truall. Tash gjinden vetëm gërmadhat, ndërsa Brahimi me familje është  shpërngulur në Bajçinë.
  • Te Rovinat e Rrahmanit, VP. Vendi i shembur e i gërryer Tash është mere. Quhet te Rovinat e Rrahmanit, sepse ai i pari ka marrë dhe në atë vend për të lyer shtëpinë.
  • Tuk Asht Vra Sherifi(i) Imerit, P. Përrua. Këtu ka qenë vrarë tradhtisht një Sherifi i Imerit.
  • Thana e Lugut t’Gurëve, P. Dru thane.
  • Udha e Alioviqe, P. Rrugë. Kjo rrugë shkon prej prronit t’Asllanit e deri tek shtëpitë e Lagjes së Alioviqe.
  • Udha e Ar’s t’Ajetit, P. Rrugë.
  • Udha e Birave t’Ukut, P. Rrugë.
  • Udha e Dhive, VP. Rrugicë. Përpara është quajtur Udha e Hazirit.
  • Udha e Haliloviqe, P. Rrugë. Kjo rrugë shkon prej Haliloviqe e deri në Kokorovicë dhe kalon nëpër Prrue t’Asllanit.
  • Udha e Lugut t’Gur’ve, VP. Rrugicë.
  • Udha e Lugut t’Lmezave,P. Rrugë.
  • Udha e Madhe, P. Rrugë. Nëpër këtë rrugë janë bajtur gurët për ndërtimin e Stacionit të Policisë së Pollatës, e cila qe ndërtuar në Kodrën e Stanicës, si e quajnë Pollatasit, si dhe mbarë Mavriqi këtë kodër.
  • Udha e Mollave, JP. Rrugë.
  • Udha e Rogave, VP. Rrugë.
  • Udha e Rrezes t’Lugut t’Gurëve, VP. Rrugë .
  • Udha e  Shpatit t’Thuer, J. Rrugë.
  • Udha  tu Shpia e Selmanit, JL. Është një urë mbi Prronin e Asllanit, mbi të cilën kalohet rruga Pollatë – Dvorishtë – Sllatinë.
  • Vorret e Zabelit t’Bahtirit, V. Quhen Vorret e Zabelit t’Bahtirit, sepse janë vendosur në Zabelin e tij.
  • Zabeli n’Prrue , P. Mal.
  • Zostoja e Bujakëve, VP. Derë, vendkalim. Zostoja e Bujakave është një derë prej pallzinash e vënë në të hyrë të Lagjes së Bujakëve.

 

[1]  Kralefci sot është një mikroregjion e fshatit Pakashticë. Këtu janë të vendosur Kastratët, dhe quhen: Kastratë të Kralefcit. Kufizohet ky lokalitet me Metehinë në jugperëndim.

[2] Marrë gojarisht nga Sadik Rrahimi, 98 vjeçar më 2005.

[3]  Dr. Fehmi Pushkolli, Llapi gjatë historisë… f.392

[4]   Dr. Jusuf Osmani, v. e cituar. Faqe 206.

[5]   Dr. Jusuf Osmani,  po aty.

[6]   Dr. Jusuf Osmani, v. e cituar, faqe 207.

9  Ne po i  quajmë Kosumë e jo Hasani, në emër të vëllait të Demë Ahmetit, mbasi edhe këta mbajnë mbiemrin Kosumi shumica prej tyre, sado që pasardhësit e birit të Kosumit, ata të Rrahimit, kanë marrë për mbiemër emrin e Rrahimit, Kosumi ishte i të gjithëve.

[7]  Gjatësia e pashit varet a madhësia e njeriut. Sa më i madh të jetë njeriu aq më i gjatë është pashi. Megjithatë, mund të merret një njeri mesatar, pra prej 1,70 deri 1,80 m. Pashi është aq sa njeriu ka gjatësinëme rastin e hapjes drejt të duarve. Me pash janë matur sanët e ushqimi tjetër i vnuar me rastin e shitblerjes për të konstatra përafërsisht sasinë se sa mund të kishte një sanë

[8]  Gani Mehmeti: Toponomastika dhe mikrotoponimia e Mavriqit të Llapit”, punim diplome, Fakulteti Filozofik (Filologjik), dorëshkrim,Prishtinë, 1981

[9]  Dr. Fehmi Pushkolli: “Llapi gjatë historisë”, faqe 392.

[10] Kënga e Hasimes. Hasimes ia kishin vrarë dy vëllezërit. Ajo kishte qitur fjalë se do ta merrte për burrë atë që do t`ia merrte hakun për vëllezërit. Martohet, por ai nuk po i merrte gjakun. Kalojnë  tri vjet dhe po e mbante vjerrur. Një ditë bashkëshorti kishte vendosur t`ia falte. Hasimja veshton te dera kur ia çon bukën. Merr vesh se për çfarë është puna dhe e kthen bukën në shtëpi, pa e futur në odë. Vendos ta marrë hakun vetë. Bashkëshorti e heton dhe  i del para, duke u dhënë shenj qe të ikin nga oda “mysafirët”. Një ditë Hasimja vishet ne rroba burrash dhe shkon e dhe e merr hakun, duke  vrarë hasmin në tallë që ishte duke vnuar. Në burg, takohet me Bell Mavriqin, i cili ishte djalë i pashëm, i bukur. Dhe, Hasimja thotë në vend, se nëse arrin të dalë nga burgu, Bell  Mavriqin kam me e marrë për burrë.

[11] Trungjet i kam vendosur me qëllim të njohjes më mirë të popullatës, por edhe ndihmës së të tjerëve që duan të merren me shkrimin e Monografive të ndonjë vendi a fshati. Nuk i kam paraqitur në punimet tjera sepse shkonte tepër gjatë. Janë në Monografi, madje edhe të bashkuara sipas lagjeve.

 

[12]  Siupas Sejdi Zymerit, tani në Bajçinë.

[13]  Sipas Imer Selimit. 1941,  bujk. Dhënë autorit më 8.XI.2005, në Podujevë.

[14]  Po ai,  13.XII.2007, Bajçinë.

[15]  Liqantë e Dumnicës kanë qenë vendosur në lindje të fshatit. Këta kanë qenë serbë të ardhur nga Lika e Kroacisë në vitet e kolonizimit të Kosovës me serbë. Pa nga viti 1918 e deri më 1939. Ashtu sikur deshën ta bëjnë kolonizimin me serbë në kohën e Millosheviqin e kanë bërë gjatë viteve 1918 – 1939.

[16] Punimi është maerrë nga Gani Mehmeti: MAVRIQI I LLAPIT I, Monografi, Podujevë, 2010.

[17] Lagjja e Kosumëve rrjedh e tëra prej të vëllait të Dem  Ahmetit- prej Hasan Ahmetit. Të kësaj lagjeje sot gjithsejt janë 17 familje, prej të cilave 8 familje janë shpërngulur. Me shtëpi banimi në grumbullin e kësaj lagjeje është edhe lagjja e Baloviqe, por kjo e para njihet më tepër jashtë. Në vitin 1979.

[18] Gati të gjitha vendet ku janë mere, vendi në të shumtën është ledinë, ku kullosin bagëtia.

[19] Dihet se deri vonë dy familje të lagjes së Demoshëve ishin në Dvorishtë, por ato, rreth vitit 1970 u shpërngulën. Nuk dihet pse quheshin Demosh.

[20]  Pikorientimi i lagjeve nis nga vetë grumbulli i shtëpive te asaj lagjeje, për të cilën  kemi dhënë toponiminë, nëse nuk  është shkruar ndryshe.

Krypimehi, me një sipërfaqe prej 8 kilometra katrore bën pjesë në fshatrat mesatare me territor brenda komunës së Podujevës. Kufizohet me Metehinë nga veriu e deri në perëndim, pastaj, po ashtu, me Pakashticën e Epërme në perëndiim, Me Revuçin në perëndim e jugperëndim, me Pakashticën e Poshtme në jugperëndim. Me Zakutin në jug, me Dobërdolin nga jugu e deri në lindje, ku pastaj, në lindje kufizohet me llaushën dhe në fund nga lindja e deri në veri kufizohet me Serbinë. Duhet të cekim se Krypimehi vijë kufitare me Revuçin, Pakashticën e Poshtme dhe të Epërme dhe Zakutin e ka lumin Llap, pra kufizohet përmes këtij lumi e jo përmes vijës tokësore, por asaj ujore .

Shtrihet në pjesën e Llapit të Epërm, rreth 10 km në veri të Podujevës. Pjesa perëndimore e Krypimehit është fushor, ndërsa pjesa lindore e tij është kodrinor. Ka një sipërfaqe prej 5675 ha, 24 ari, 16 m2.
Ky fshat shënohet në dokumentet osmane dhe kishte 10 shtëpi, 2 të pamartuar, 2 vejusha dhe mullirin. Në shekujt XVI-XVII nuk përmendet. Nuk gjendet e shënuar as në defterin e Vilajetit Vëllk të vitit 1455.
Shumë familje kanë migruar në Turqi e gjetiu nga viti 1912 e deri më 1956. Thuhet se gjysma e fshatit kanë migruar, e, të shpërngulur ka edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Menjëherë pas vitit 1913 filloi vendosja e kolonëve serbë e malazezë e vazhdoi pas vitit 1918. Këtu u endosën rreth 21 familje serbe e malazeze.
Fshati u dogj në vitin 1912, 1944 dhe 1999 nga bandat çetnike .
Një kohë Krypimehi ishte qendër komunale dhe rreth saj gravitonin disa fshatra. Në vitet e 1950-ta kishte një central elektrik që e kishte marrë nga mulliri i Llapit, siç quhej, që ishte mulliri i Dulit në Pakashticën e Poshtme. Sot janë vetëm gjurmët nga rrënimi, ku kanë bluar nga të gjithë anët e Llapit. Këtu kishte edhe objekte shoqërore, sidomos Kooperativa që kryente shumë punë të fshatarëve deri vonë. Janë hapur shitore me furnizim të ndryshëm të fshatarëve të kësaj ane, kanë marrë dru, pemë e barishta të ndryshme të kultivuara nga fshatarët e kësaj ane, me çka është ndihmuar bukur shumë kjo anë. Ka pasur dhe ka zyrën e Ofiqarisëë, ambulancën dhe shkollën që nga viti 1929, por aso kohe ishte në gjuhën serbe, deri më 1942, pas okupimit gjerman, kur fillon edhe në gjuhën shqipe. Lulëzimin e saj e kishte kryesisht në vitet 1970-ta dhe 1980-ta.
Para agresorit serb, në vitin 1999, ky vendbanim kishte 115 familje me 1140 banorë shqiptarë dhe 4 shtëpi malazeze. Nga sulmet ushtarake serbe u dogjën dhe u shkatërruan 44 shtëpi, ndërtesa e kooperativës, zyreja e vendit me dokumentacion, biblioteka dhe disa ekonomi zejtare, shtëpia e kulturës etj. Një banor është vrarë dhe dy janë të pagjetur. Më 24 mars 1999 popullata ishte dëbuar nga fshati nëpër vende tjera të kësaj ane nga policia dhe ushtria serbe.
Krypimehi ka një territor të bukur e mjaft piktoresk. Kodrat e këtij fshati mesatare janë të shtrira nga ana me kufirin e Serbisë, kufiri në mes të cilave shkon për nga derdhja e ujit, ashtu siç është në tërë Llapin. Në fundin e kodrave m e drunj e disa vende të zhveshura, shtrihen shtëpitë e bukura rrëzë kodrinave, deri sa nga jugu, perëndimi e deri në veri shtrihet një tokë e bukur, e rrafshët dhe shumë pjellore, tokë që mjaftob ta ushqejë popullatën e këtij fshati e edhe tepron, madje. Ka rrugën që i bjen rrotull fshatit, tani edhe e përgatitur për asphalt, përveç që do t’ua lehtësojë jetën fshatarëve, shiriti i asfaltit do t’i japë edhe një bukuri të rrallë këtij vendbanimi. I gjithë fshati deri vonë kishte banorët e një vëllazërie – Kastratët, së voni aty është vendosur një familje me mbiemrin Alushi, Oracë nga Pakashtica e Epërme, që tani janë tri familje. Fmiljet vendase – Kastrati, ndahen në tri lagje kryesore, ndërsa këto tri lagje ndahen pastaj edhe në vëllazëri, apo nënlagje, do të thoshim. Këto tri lagje janë:
1. Lagjja e Balëve,
2. Lagjja e Tahirëve dhe
3. Lagjja e Zekëve

  1. Lagjja Balaj ka këto nënlagje: Bakani, të cilët janbë shpërngulur në Turqi në vitin 1922, Duli, Mani e Ajeti – të shpërngulur në vise të ndryshme të Kosovës, në trojet e të cilëve janë vendosur sot Oracët nga Pakashtica e Epërme.
    2. Lagjja Tahiri ka këto nënlagje: Ilazi, Namani, Izlami dhe Imeri, disa familje të të cilave janë shpërngulur, por shumica jetojnë në Krypimeh.
    3. Nënlagje të lagjes Zekaj janë: Rashiti, Musliu e Dema.

Në fshat i pari ka ardhur Tahiri, me gjasë me të villain e tij zekën, ndërsa bala ishte nip i tij, për çka ne konsiderojmë se kanë ardhë së bashku, por zakonisht, gjithçka mbetet nën emrin e vëllait të madh – Tahirit, siç i kemi këto tri lagje, të cekura më lart. Kur erdhi Tahiri, nuk do të thotë se vendi nuk kishte qenë i banuar më parë, porse ky, me gjasë, e gjeti të zbrazët nga popullata e mëparshme. Pse, nuk dihet. Tahiri fillimisht qe ndalur në tokë të Pakashticës a Revuçit, aty, aflr ku është shkolla sot. Duke ndenjur aty për pak ditë, kishte vërejtur tokën shumë të bukur e pjellore në lindje të lumit Llap, dhe kishte vendosur të vendosej në token më pjellore, nën Kodrën e Katunit të sotëm, siç quhet kjo kodër në lindjr të shtëpive të lagjes Tahiri. Vetë Tahiri ishte quajtur edhe Tahir Çufrra, sepse ai ishte marrë me çufrra, duke i shkulur ato e duke hapur toka të reja, çka do të tghotë se nuk ishte kjo tokë e tëra tokë e punueshme aso kohe, ose nga dikur që ishte punuar, tani ishte mbushur me shkurre e drunj të llojeve të ndryshme dhe ishte bërë e papunueshme.
Gjatë mbledhjes së toponimeve të këtij katundi, informatorët na thanë se këtu kishte pasur një zhvillim të hershëm, për të cilin nuk dihet asgjë dhe askush nuk ka shkruar, mbasi nuk është marrë askush deri sot me hulumtime shkencore, përveç Prof. Dr. Shefki Sejdiu në fushën e fitpnomisë. Na thane se këtu ka pasur varre të vjetra, të cilat deri vonë ishin livadhe e tani kanë nisur edhe t’i lavrojnë! Këto varre ishin nën lagjen Tahiri.
Gjatë hapjes së kanaleve për kanalizim, punëtorët kishin gjetur elemente të keramikës së vjetër, gypa kanalizimi dhe ujësjellësi, madje ata kishin lënë drejtimin e tyre, sepse kishte nisur t’u mbushet me ujë kanali. Kjo keramikë, toponimi Trojet dhe Te Lkeni janë tri toponime që vërtetojnë se Krypimehi kishte qenë banuar nga lashtësia, por nuk e ka prekur dora e as syri i arkeologut e as i etnografit. Lkeni, ku quhet edhe Te Dheu i Krypës është mjaft interesant, sepse te dheu I Krypës shkojn; bagëtia e lëpijnë dheun, mbasi ai është i gjelbët, pra ka krip. Lkeni, thuhet, se aty janë fundosur kafshët e disa mezi kanë dalur, por ka që kanë mbetur pa dale fare nga Lkeni. Këtu, legjenda thotë se gryka e ujit është mbyllur me lesh, dhe tani rri me ujë vazhdimisht vendi edhe në vapën më të madhe. Edhe atëhere nuk teret dhe kafshët është rrezik të fundosen, ashtu sikur edhe njerëzit po hynë në Lke (Liqe) nuk do të mund të dalin më mbi tokë. Mendohet se nga këtu ësht marrë uji për ujësjellës dikur, gypat e të cilit ujësjellës gjenden ende nëpër ara, po të gërmohet. Kjo mund t’I takojë kohës së’ Gjenerizit, kur thuhet se nga Çenoga revuçi, Krypimehi e deri në bajçinë, duke përfshirë këtu edhe Metehinë, macja ka shkuar mbi pullaze të shtëpive, pa zbritur fare në tokë. Do të thotë se ishte një qytetërim mjaft i zhvilluar.
Emri. Emri Krypimeh, nuk do menduar shumë se vjen nga emri Kryp dhe nga demunitivi i emrit mysliman Mehmet – Mehë,a dhe ka dalë Krypi+Mehë = Krypimeh. Me ardhjen e serbëve, ata qenë të “zotët” ta shndërrojnë në Krpi+Mej=Krpimej, sepse ata nuk i kanë të gjitha shkronjat tona, prandaj edhe nuk mund ta shqiptojnë ashtu si në shqip. Mirëpo, është për t’u habitur se përse shqiptarët nuk e quajtën Krypimeh, ashtu si e shqiptonin dhe i thoshin gjenerata të vjetra, por e quajtën, duke an;uar më shumë nga sllavishtja –Kërpimeh! Dhe, deshtëm s’deshtëm ta pranojmë, emri i këtij vendbanimi lidhet me krypën që është bazë e tij.

Mikrotoponimia e katundit Krypimeh

Pikëorientimi: Vorret e Tahirajve Q

Te Lkeni ,V§
Mahalla e Baloviqe, V. Tani këtru jetojnë Alushët (Oracët) e ardhur nga Pakashtica e Epërme. Përpara ka jetuar këtu Meti i Lamit me axhallarët Manin e Ramoshin e Dulit, që ishte edhe gjyshi i Metit, i cili qe vendosur në pakashticën e Poshtme, ku ka jetuar deri në fillimin e bombardimit të NATO-s në trupat ushtarake serbe. Nga 24 Marsi I vitit 1999 Meti i Lamit është i zhdukur nga serbët.§
Toka e Baloviqe, V§
Lugu i Sharovit, VL§
Podi, VL, mal e lëndinë.§
Goëeshi, V. Mal, në kufi me fshatin Metehi.§
Arat e Zekë Polarit JP, ara.§
Lugu i Hajdarit, L, i Baloviqe.§
Rrezja e Kull’s, VL. Mal.§
Lugu i Maxhupit, VL. Këtu kanë qenë vendosur përkohësisht maxhupët që kanë mbaruar qymyr druri, mbasi malin e kishin afër.§
Lugu i Madh, L. Mal.§
Prroni i Mems t”Madhe, L.§
Rrezja e Mustahoviqe, , L, te balovitë.§
Ballet e Kullës, , L. ndërmjet Rrezes Mustahoviqe e Kullës.§
Prroni i Mems t”Vogël, L. maL.§
Prroni i Seferit, L. mal§
Lugu i Shtremtë, L. mal§
Lugu i Ftojve, L. ka pasur ftoj.§
Lugu i Udhs t”Qartne, L. Mal.§
Lugu i Madh, L.§
Lugu i Dardhs t”gate, L. Lugu I Ftojve, L. ka pasur ftoj.§
Lugu i Udhs t”Qartne, L. Mal.§
Lugu i Madh, L.§
Lugu i Dardhs t”gate, L. Është edhe sot kjo dardhë dhe quhet Dardhë Kungullore!§
Lugu i Devrijes, l. Mal.§
Kroni i Hazirit, L.§
Te Rogat, L. mal e lëndina (roga).§
Lugu i Shkaut, P. Mal. Këtu e ka mbytur duikush shkaun. Pas disa ditësh e kishtye gjetur rastësisht një nga shkinat, duke e shkelur. Kur e kishte shkelur në trup, dora I ishte ngritur lart dhe shkina ishte tranuar nga frika.§
Butsinat, L. lëndinë.§
Kroni i Butsinave, L.§
Butsinat e Epra, L§
Sana e Zeks, L§
Kroni i Sahitit, L§
Lugu i Thive, L§
Guri i Bardhë, L§
Guri i Behramit, L§
Lugu i Pajs, L§
Zabeli i Zejnullahit, L. Mal§
Karolli, L. Vend ku ka q’ndruar ushtria turke nga viti 1878 e deri më 1912. Këtu më vonë kanë qëndruar luftëtarët shqiptarë në mbrojtje të kufirit mes Kosovës e Serbisë.§
Lugu ni Baltave, J. në kufi me Dobërdolin.§
Prroni i Sokolave, JL. Kanë ndejtur kaçakët. Simbolikisht janë quajtur sokola, për të mos u kuptuar se për kë është fjala.§
Lugu i Ajetit, , JL. Mal. Ishte nga të parët e Kastratëve.§
Lugu i Hoxhës, , JL. Mal§
Prroni i Fellë, JL. Shkon deri te Pecia.§
Livadshi i Murtezit, JL, është në Peci.§
Prroni i Islamit, JL.§
Lugu i Fshisave, JLL. Kanë pre fshisa.§
Zabelet e Reja, L. Male.§
Lugu i Fierit, L.§
Kroni i Thans, JL. Në kufi me Dobërdolin.§
Udhët e Vidimit, JL. Kanë mbjellë vidima.§
Fushat e lkenit, V.Ara e livadhe.§
Arat e Mullinit t’ Dudit, VP. Ara e livadhe.§
Mullini i Dudit, P. . Quhet Mullini i Dudit, sepse, pa ditur se si, ai kishte qenë prone e Duit të Dumnicës. Në Dumnicë kemi familje e banorë me mbiemrin Dudi. Prej Dudit e kishin marrë mullinin Tihovcët miras, ndërsa Krypimehi e kanë ruajtur dhe kanë bluar në të. Deri vonë ishte mulliri. Tani nuk është, por ekzistopjnë gjurmët e tij.§
Lkeni i EpërVL. Liqe I vogël, por me ujë.§
Lkeni i poshtër, VL.§
Arat te Lkeni, VL.§
Arat e Fushave, P. Ara e livadhe.§
Fushat e Qyshit, P. ishin dhe janë ara me qoshe.§
Arat nër Vorre t” Balajve, P.§
Ara tu SHkolla, P.§
Te Trojet, P. Ara Këtu ka shenja të një vendbanimi të lashtë. Është afër lumit Llap, që tregon se ka pasur kushte solide për të jetuar e për të banuar.. ka themele e ka pasur edhe ujësjellës.§
Arat e Çollakut, JP.§
Livadhi i Vorreve, JP. Kanë qenë varre të vjetra, por që sot eëdhe lavrohen. Deri vonë ishte vetëm livadh.§
Arat e Lugut Llaps (fjala është për lumen Llap), JP.§
Te Rrethi, JP§
Sioshtat, J. Soishtë do të thotë tokë e mire, e plleshme. Vjen nga fjala soj.§
Ara te Mejtepi, J. Këtu ka qenë mejtepi e më pas shkolla në gjuhën serbe, prej nga ka dale më vonë në tokën e fshatrave PAKASHTICË e Revuçë, ku është edhe sot.§
Arat e Hanit, J. Edhe hani ka qenë këtu te Mejtepi.§
Arat e Ilazovioqe, , J.§
Arat e Zekë Polarit, J.§
Soishtat e Namanoviqe, J., kanë qenë deri te Verri.§
Llugat, J. Tokë nër vadë, buzë lumit Llap, është trekufiri mes Krypimehit, Zakutit e Dobërdolit.§
Livadhi i Butë, ,J.§
Te Verri, J.§
Te Molla, J.§
Arat e Behramit, J. Shkojnë deri te Veërri.§
Fusha e Rrahma licës, J.§
Qeremixhitë, J. Kanë punuar qeremide. Ka qenë jashari, maxhup që i ka punuar.§
Arfat e Izlamit, J.§
Pecia, JL, . mal, livadh e lëndinë.§
Kodra e Tahiroviqe, L. Lëndinë.§
Kodra e Izlamoviqe, L§
Udha e Imeroviqe, l§
Udha e Katunit, JL, që e përshkon katundin përmes dhe i sillet përreth shtëpive të Krypimehit.§

Informatorët:

Shahin Kastrati, 1938, me tetëvjeçare.
Isak Kastrati, 1942, me SHLP, cikli klasor.

Mblodhi: Gani Mehmeti, Pakashticë, Podujevë
Krypimeh, më 22. III. 2011

Lupç i Poshtëm Shtrihet rrethe 14-15 km ne jug te Podujeves. Vendbanimi eshte i ndare ne lagje,me shtepi te grumbulluara,te cilat jane njera-tjetres,te vendosura neper shpatie dhe lugina perfshin nje territor mjafte te gjere. Fshati perbeher nga keto Lagje:Kikajt,Gervallet,Pirevet,Demaqet,Retkoceret,Kaqiajt,Bajgoret,Koliqet,Berishet dhe Humollet. Mikrotoponimet me te njohura jane:Ara e Gadimes,Arat e Bukurdollit,Arat e Humollve,Arat e Lugut te Hajdinit,Arat e Qeshmes,Arat e kukave,Arat e Gata,Lugu i Karazmanit,Lugu i Birave,Lugu i Mejdanit (ishte arene lufte ne kohen e turqis ku ndesheshin A.A) Lugu i Konaqeve,Ura e Hekurit,Mali i Marshallit,Pusat e Pasapit,Lugu i Fierit,Hydra etj. Eshte qender e vjeter vendbanimi me rendesi qe nga koha e neolitit te vone ,ne sharapanoll eshte gjetur koka e figures monumentale nga Neoliti. Lupçi i Poshtem eshte si vendbanim mjaft i vjeter,datone qe nga Antika,neper kete fshate kalon rruga e vjeter LISSUS-NAISSUS.

Llapashtica e Epërme Fshati LLapashticë shtrihet në anën perëndimore të komunës së Besianës ( ish Podujevës), në pjesën jugore me fshatin Llapashticë e Poshtme, në perëndim me fshatin Popovë, kurse në veri kufizohet me fshatin Katunishtë dhe (Kastrat) Obranq. Llapashtica e Epërme përfshinë një sipërfaqe prej 20.8 km2. Llapashtica e epërme është qendër e Bashkësisë lokale, në kuadër të bashkësisë hyjnë fshatrat : si Llapashtica e Poshtme , Katunishta, Popova, Kodrali,d he Potoku. Këto së bashku zënë një sipërfaqe prej 50.9km2. Llapashtica e Epërme është një vendbanim i tipit të shpërndarë neper lagje. Lagjet që e përbëjnë Llapashticën e Epërme janë : Lagjja e Havollve, Hodollve (Bajraktarve), Muqiqve, Lutollve, Cakiqve, Sadovitve, Hakajve, Poter, , Lagjja e Seferve, Lagjja e Bashotve, Lagjja e Muratve, Perveticve, Kodralive dhe lagjja mbi xhami. Llapashtica e Epërme dhe Llapashtica e Poshtme janë formuar nga lagjet që fillimisht kanë qenë shtëpi të vëllëzerve të një barku, të një fisi : fist Gash. Në Llapashticë të Epërme ka gjurmë të vendbanimit dhe jetës që nga koha antike . Në kodrinën që përballë e ka të shtrirë gjithë fshatin është e njohur Kalaja e Gradinës ku vërehen gjurmët e kështjellës dhe sistemi i furnizimit me uji me gypat e allqit. Fshati Llapashticë është përmendur si Llapashtiza – në dokumentet Raguziane më 1424, kurse në dokumentet turke ky emër është përdorur edhe në vitin 1487 si fshat i cili kishte 40 shtëpi. Gjatë viteve 1957-1960 nga Llapashtica janë Shpërngulur ne Turqi këto Familje: Ahmeti i Kamberit (Cakaj) me familje, Mehmeti i Kamberit me Familje , Rexhep Havolli me Familje, Kamber Cakaj me familje, Emin Sylejmani me familje si dhe familja e Idris Hakajt për në Amerikë dhe Uke Hakajt për në Belgjikë etj. Gjatë viteve 1998-1999 në Fshatin Llapashticë e Epërme ka qenë i vendosur Shtabi I UÇK-së për Zonën e Llapit, në Llapashticë të Epërme është zhvilluar një rezistencë e madhe ndaj ushtrisë dhe policisë Serbe, gjatë kësaj lufte janë grasatuar, djegur dhe shkatërruar mbi 90% të shtëpive. Në këtë rezistencë kanë rënë tre ( 3 ) Dëshmorë , janë vrarë shtat (7) civil dhe tetë(8) persona evidencohen si të zhdukur. Numri i shtëpive para lufte ishte 234 shtëpi me 2.450 banorë, kurse gjatë lufte janë djegur dhe shkatërruar 215 shtëpi dhe gjitha objektet publike si Ambulanca, Shkolla dhe Xhamia. Dashuria e madhe për vendlindjen dhe ndihmat e ofruara nga shoqatat , organizatat dhe fondacione të ndryshme ndërkombëtare (sidomos të “Cap Anamur” të drejtuar nga Rupert Neudeck) banorët e Llapashticës kanë arritur te organizoje jetën dhe të bëjnë rindërtimin e fshatit të shkatërruar. Sot janë të rindërtuara dhe rregulluar të gjitha shtëpitë dhe objektet publike të fshatit, Shkolla, Ambulanca, Zyra e vendit, Xhamia etj. Ndër ngjarjet më të rëndësishme që karakterizojnë Llapashticën, përveç se ishte selia Shtabit të UÇK-së, Zona Operative e Llapit – është Beteja e zhvilluar me 24.12.1998 te tabet e Llapashticës Në këtë betejë me forcat Serbe, bëhet një rezistencë që bëri jehon në arenën ndërkombëtar. Forcat Serbe kishin angazhuar njësitet e ushtrisë dhe policisë me gjithë arsenalin e tyre si tanket, aeroplanët dhe helikopterët. Me gjithë se raportet e forcave ishin të pafavorshme për UÇK-në, forcat serbe pësojnë humbje dhe detyrohen të tërhiqen. Në këtë betejë vriten në vijën e pare të frontit gjashtë (6) pjesëtarë të UÇK –së. Toponimet më karakteristike janë Tabet e Llapashtices, Vorri I boshnjakut, Brryli I berhykës, Llazi I hajdarit, Kroni I kamberit,Kroni I Selimit, Cuka e kodralive dhe fusha e Xhunlive etj. Bashkësia e fshatrave LLapashticë e Epërme dhe e Poshtme, Katunisht, Popovë, Kodrali dhe Potok sot numërojnë 619 shtëpi me afro 6.800 banorë. Në të gjitha këto fshatra ekzistojnë shkollat fillore, kurse në LLapashticen e Epërme gjendet Ambulanca, Zyra e vendit dhe Xhamia e Fshatit. Shënime te shkruara dhe te ruajtura nga Zotëri:FADIL HODOLLI.

Lugaja (Lluga)

Shtrihet afro 9 km në jug të Podujevës, buzë lumit Llap dhe derdhjes së lumit të Dumnicës dhe të Batllavës. Sipërfaqja: 326 ha, 55 ari, 11m. Fshati përbëhet prej lagjeve: Çunakë, Kunushefcë, Zhiti, Curr, Glloboderë, Zekollë, Mavriq, Bulliq dhe Sokol. Mikrotoponimet më karakteristike: Ograxha, Dumoshi, Ara e Sokolve, Mullini, Te hani, Rakita etj. Në afërsi të këtij fshati ndeshen gjurmët e një vendbanimi të lashtë rrafshinor; pranë tij kalonte rruga që e lidhte qytetin Bedriana me rrugën e vjetër Lissus – Naissus. Në shumë vende të këtij lokaliteti gjatë punimit të tokës hasen në gjurmë të materialit të vjetër ndërtimor që e dëshmojnë se ishte i banuar mjaft herët.

MAJACI

Fshati gjendet rreth 16 km në jugperëndim të Podujeves. Shtrihet ne lugine,ne gryken e Majacit. Eshte vendbanim i tipit te dendur,ne forme te zgjatur me perjashtim te disa lagjeve qe jane te ndara. Lagjet me te njohura jane: Krasniqi, Berisha, Gashi, Livadhgji, (Kamberi, Abazi, Namani, Gjidolli ) Ratkocet, Lushaku, Bekolli,Citaku, Kurtolli, Jakupi, Abdullahu, Vocolli, te Bukurdollit. Mikrotoponimet me te njohura jane:Lugu i Rames, Lugu i Fierit, Lugu i Baltave, Lugu i Muses, Gryka e Lezhnices, Te Kreksi i Delis, Te Qarri, Udhet e Kuqe, Te Bukurdolli, Klisyra, Mullini i Lam Binakut, Te Kulla, Lugu i Kronit Gerdeq, Prroni i Gjudes, Lugu i Gjavelles, Cikolli etj. Afer ketij fshati egzistojne gjurme te lashta,nje pjese e maleve ne anen e majte te lumit Kacanoll quhet me emrin GRADINA,ndersa mbi te eshte kalaja e Majacit,ne kufi me fshatin Klisyre. Fshati ne mesjete per here te pare permendet ne defterin kadastral te Vilajetit Vellk te vitit 1455 me emrin MAJANOFC, qe kishte 84 shtepi. Sipas Dr. Rexhep Docit emri i fshatit buron nga fjala ilire-shqipe mal, nga e cila fjale araike ka dale fjala e mevonshme dhe e sotshme maje-a naltesi-thep qe si e tille me kohe eshte strukturuar pra ne rrenjen e emrit te fshatit Majac. Fshati ne vitin 1911 kishte 60 shtepi familje shqiptare.

Shkruan: Gani Mehmeti

Fshati Metehi kufizohet me  fshtin Pakashticë në jugperëndim, me Repën nnga perëndimi e deri në veri, me Kushumlinë në veriperëndim e deri në lindje, ndërsa në juglindje dhe në jug me Krypimehin.  Prej Podujevës ka rretyh 14 km, është vendbanim fushor e i rrafshët, përmes të cilit kalon lumi Llap, i cili sikur u jep shpirt të lashtave varës, kur dielli djeg dhe duket se e sosi gjithçka. Ka kodrat e afërta në lindje të ngritura jo shumë të larta, ndërsa në perëndim kodra shkon përpjetë deri atje ku takohet kufiri me fshatin Pakashticë. Ndërkaq, në Jahovc  gjendet trekufir mes Metehisë, Pakashticës dhe Repës.

Nëse, kur të caktohet kufiri me Serbinë, merret pë bazë kriteri kadastral, komisioni duhet të jetë i kujdesshëm se Metehia kanë blerë tokë edhe përtej Metehisë, brenda në Serbi që shkon deri poshtë atje në Rekën e Bujakëve e ndoshta më larg. Andej kanë sidomos male  deri me dhjetëra hektarë vetëm një familje, të blera në vitet e 70-ta të shekullit XX, sepse aso kohe po zbrazeshin edhe fshatrat në Serbi, duke u grumbulluar nëpër qytete.

Metehia ka një sipërfaqe prej 710 ha, 48 ari e 92 m2.

Në dokumentet e shkruara përmendet në defterin kadastarl të Vilajetit  Vëllk të vitit 1455 kishte 51 shtëpi, 2 të veja dhe 20 të pamartuar.[1] Dhe, në defterin kadastral të vitit 1566-74 me 28 shtëpi, 18 beqarë e 2 bineq[2].

Sipas një harte etnografike  të fundshekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, ky vendbanim kishte 40 shtëpi shqiptare.

Në lokalitetet e quajtura Llugë dhe Soishta gjenden themelet e shtëpive , të cilat rrëfehet se  se metehia e dikurshme ka qenë një vend banim i vjetër. Përveç kësaj, këtu ka qenë edhe ujësjellësi, janë gjetur gypat prej dheut deri në 50 cm. Në varrezat pranë rrugës janë disa varreza të vjetra, gurët e të cilave janë të gdhendura si në forma koke me shallë.

Fshati përmendet në shhekullin XIII me rastin e rënies të fshatit nën sundimin serb. Fshati ishte i madh dhe numëronte tri kisha të ritit katolik. Më vonë serbët i detyruan të pranonin kishën ortodokse serb e., besim që e ruajtën deri vonë. Popullsia në përgjithësi ishte shqiptare. Edhe sot ruhen gërmaddhat e kishave. Më 1487 kishte 70 familje. Më 1690 pësoi  dëme të mëdha. Në shekullin XVII e pranuan  besimin islam. Më 1878  në fshat u vendosën muhaxhirët: Tihovcët dhe Mehanët. Mehanët ishin dy familje, më vonë u shpërngulën në Turqi. Pas pushtimit serb u kolonizuan  disa familje serbe, të cilat më vonë u kthyen në Serbi. Më 1948  në fshat kishte 522 banorë, kurse më 1981 kishte 995 banorë[3].

Shënimet statistikore:

Në vitin 1913 kishte  268 banorë,

Në vitin 1921 – kishte 45 shtëpi me 411 banorë,

Në vitin 1948 – 63 shtëpi me 522 banorë,

Në vitin 1953 kishte 72 shtëpî me 622 babnorë,

Në vitin 1961 kishte 83 shtëpi me 687 banorë, 636 banorë shqiptarë, 51 serbë.

Në vitin 1971 kishte  129 shtëpi me  814 banorë, 787 shqiptarë, 27 serbë,

Në vitin 1981 kishte 99 shtëpi me  997 banorë, 989 shqiptarë, 6 szerbë, 1 mysliman dhe 1 tyjerë;

Në fillim të vitit 1999 fshati kishte 152 shtëpime 1250 banorë shqiptarë.. Agresori serb dogji e shkatërroi  60 shtëpi dhe qshumë objekte tjera ndihmëse dhe ekonomike.

Janë vrarë 2 banorë dhe ka rënë një dëshmor. Popullsia është larguar më 24 mars  nga fshati, në fillim u strehua në fshatin pakashticë e më pastaj në vise tjera.[4]

Për një kohë këtu ka jetuar edhe familja Kërrtoku me mbiemrin Hasani, e cila më vonë u shpërngul në Dumnicë të  Poshtme të  Llapit.

Ndahet tek popullata  në Metehinë e Epërme dhe Metehinë e Poshtme. Metehia e Epërme është ngritur ma afër kodrave në lindje të lumit Llap dhe janë të një vëllazërie, i përkasin fisit Gash, ndërsa Metehia e Poshtme është vendosur në të dy anët e lumit Llap, të një vëllazërie tjetër dhe janë Shalë të ardhur nga fshati Repë.

Banorët e Metehisë së Epërme kanë këto lagje apo edhe llagape. Jasharët, Zukët, Munishët apo Muzliajt. Jashari dhe Zuka ishin vëllezër, bijt e Demirit. Por më larg nuk kanë shkuar. Me gjasë Demiri ishte i pari i muslimanizuar dhe nuk është përcjellë as emri i babait të tij, si i krishterë, një dukuri  tek shumica e të muslimanizuarve shqiptarë.

Në metehinë e Epërme janë tri lagje kryesore: Jasharët, Zukovitë dhe Munishët. Sipas informatorit tim, Jasharët dhe Zukët janë vëllezër, bijt e Demirit. Por, Demiri nuk dihet i kujt është, dhe, nuk e dimë pse nuk e dimë, përse nuk është përcjellë, nëse Demiri është i ilamizuari i parë dhe nuk është  përcjellë paraardhësi i tij i krishterë!

Thuhet se edhe Munishi, prej të cilit u emërua lagja e tretë është i afërt me Jasharin e Zukën, por mbetet pikëpyetje se sa janë të afërt. Ndërkaq, e gjithë metehia e Epërme i takojnë fisit Gash dhe assesi nuk vjen në rend martesa ndërmjet këtyre tri lagjeve. Ndërkaq, martesat me Metehinë e Poshtrme bëhen, sepse nuk i përkasin të njëjtit fis.

Lagjet a llagapet e Metehisë së Poshtme janë: Veselët,  Çallakët, Asllanët, Avdylët, lagja  e Tihofcëve dhe e Uglarëve. Lagjet  Veseli, Çallak, Asllani dhe Avdylët.  Avdylët janë të nënfisit Pec, ndërsa lagjet e tjera janë Maletë dhe kanë ardhur përnjëherë bashkë në Metehi prej Repës diku kah viti 1800.

Në vitin 1981, kur ne i kemi marrë shënimet prej Daut Hajdarit, ishin 19 familje.

Disa familje Shalë janë shpërngulur nga Metehia dhe janë vendosur në vendbanime te ndryshme, si në  Koliq, Stanovc, Mitrovicë, Podujevë etj. . Muharremi ka qenë shpërngulur në Turqi, por, mbasi kthehet prej Turqisë më 1925, ai nuk është kthyer më në Metehi, por ka shkuar në Mitrovicë.

Aliu dhe Musa të Muharremit janë në Prishtinë, ndërsa  Osmani dhe Rizahi i Muharremit janë në Mitrovicë.

Veselët, me mbiemrin Hajdari, janë degë e Dakiqëve të Repës. Kështu: Dauti i Sadikut t’ Hajdarit t’Veselit t’Hajdarit t’Sayls t’ Dakës, që sot quhen Dakiqët e Repës, por se të gjithë Dakiqët e tjerë janë shpërngulur në Turqi në kohën e masakrës (ërrfisë në Repës më 1921 e shkaktuar nga serbët). Në Repë e kanë paqur shtëpinë afër Pollatës.

Lagje të ardhura janë ajo e Tihofcëve, Mehanëve  dhe Uglarëve. Tihofcët dhe Mehanët  kanë ardhur muhaxhirë nga Toplica më 1877/1878, ndërsa Uglarët kanë ardhur vonë nga vendbanimi i dikurshëm Uglar, sot i përket fshatit Sllatinë të Mavriqit të Llapit dhe janë pasardhës të Demë Ahmetit. Një kohë këtu ka jetuar edhe një familje Kërrtok me mbiemrin hasani, e cila në vitet e 70-ta shpërngulet në Dumnicë, ku janë edhe tani dy familje.

Në varrezat pranë rrugës Krypimeh – Pollatë, e cila kalon përmes Metehisë, janë disa gur varresh të vjetër të gëdhendur, në forma koke me shall. Në këto anë, gur të tillë varrezash ka edhe në varret e Dvorishtës.

Përveç  këtyre, në Metehi janë gjendur edhe gurë e themele ndërtesash të vjetra si dhe gypa ujësjellësish deri në 50 cm diametri i tyre. Uji është marrë nga kodra mes Metehisë dhe Pakashticës, ndërsa themelet e shtëpive gjenden në lokalitetin e qyuajtur  Lluga dhe Soishta. Nuk janë bërë gë(rmime arkeologjike për të përcaktuar kohën e këtyre objekteve se cilës i takojnë, ndërsa ne nuk jemi të thirrur për këtë, por kush thotë se janë të kohës romaake e kush thotë se janë të kohës pararomake.

EMËRVENDET E FSHATIT METEHI

Pikorientimi: Shkolla Fillore (Q)

  • Ahishta, V.
  • Arat e Bah`s, J. Arë.
  • Arat e Bashkallakut, V. Ka qenë arë e përbashkët e lagjes Jashari.
  • Arat Fun Lugut t` Sinanit, V. Ara.
  • Arat e Gata, VL. Ara. Quhen kështu sepse janë të gjata.
  • Ara e Januzit, J. Ara.

 

 

  • Ara e Linit, J. Arë. Tregon vetë emri Li, se ka qenë mbjellur me Li dikur.
  • Arat e Lugut t`Keq, Ara. Afër shkollës së sotme, përmbi tantën e mullirit.
  • Arat mi Shpi, P. Arë. Janë arat mes lagjes së Poshtme në Metehi dhe rrugës Krypimeh – Pollatë.
  • Ara e Mullinit, J. Arë.
  • Arat në Fund të Lugut t`Kish`s, J.
  • Arat nër Gardh, quhen edhe Ledinat, L.
  • Arat Nër Pade, JL. Ara e livadhe.
  • Arat nër Vorre, P.
  • Ara e Osmanit, JL.
  • Arat e Petrit, J. Arë.
  • Arat e Pllugut, JP. Arë. Gjenden te lumi Llap. Afër shtëpisë së Ahmet Shabanit.
  • Ara e Re, J. Arë. Deri vonë ka qenë llugë, therrishtë. Vonë është bërë arë, prandaj quhet Ara e Re.
  • Arat e Reja, J. Ndryshe quhen edhe Arat e Zallit.
  • Ara e Rovin`s, VP. Arë. Ara nën shkollën e vjetër ku ka qenë. Afër stacionit të autobusit.
  • Arat e Rrethit, JP. Gjenden mes lumit Llap dhe rrugës Krypimeh – Pollatë.
  • Arat nër gardhe, J. Ara e lëndina. Edhe lëndinat quhen ara, nga që një ditë kanë qenë ara.
  • Arat n`Tërnava L.
  • Arat tu Kolibat, L.
  • Arat tu Kroni, L.
  • Arat tu Llapi, J.
  • Arat e Rrafshit, J.
  • Arat e Zabelit, L. Quhen kështu sepse aty ku so janë ato, ka qenë zabel para se të shndërrohej toka në ara.
  • Arat mas Zabeli, L.
  • Ara e Vaut J. Ara
  • Arat e Vitak`ve, VL. Ka qenë ardhur nga Vitaku, e toka e tij është quajtur ne emër të tij. Ajo quhet ashtu edhe sot, kur ata nuk janë këtu tash e sa kohë. Emri i njeriut jeton më gjatë se trupi.
  • Arat te Vorret e |Rep`s, VP. Që gjenden afër varreve të Repës.

 

  • Bashkallaku, V. Livadhe e ara.
  • Bashqja, V.
  • Bashqja e Mullinit, J. Kopshti i perimeve që është në anën veriore të mullirit.
  • Bokat, P. Është kodër e shpluar përgjithësisht, me përjashtim të ndonjë gllie a ferre.

 

  • Çuka e Karollit, VL.
  • Çuka e Lugut t`Tafs, V.
  • Çuka e Lugut t`Trums, Mal.
  • Çuka e Sejdisë, VL.
  • Çuka e Zabeleve, V.
  • Bregu i Lugut t’Shot’s, PJP.
  • Bregu i Lugut t’Etheve, P.
  • Bregu i Lugut t’Bot’s, JP.

 

  • Dardha Turke, P. Është një lloj dardhe e ëmbël, shumë e këndshme në ngrënie, e cila në këto anë quhet me emrin Dardhë Turke. Ndoshta pipat e saj janë sjellë nga Turqia!?
  • Dardhat e Lugut t`Madh,P. Kanë qenë dardhat deri në LDB. Tani nuk janë, po emri mbahet.

 

  • Ërrnica, P. Kullosë. Tani e mbjellur me pishnaja.

 

  • Fushat,
  • Fieri (i) Bezhanisë, V.
  • Fusha e Hajdarit, L. Lëndinë e rrethuar me mal. Kjo duhet të jetë Fusha e Hajdar Kërrtokut, kur ai ishte pronar i saj. Tani, pasardhësit e tij jetojnë në Dumnicë të Llapit.

 

  • Fusha e Kaqelit, L.
  • Fusha e Maçirovcit, L. Fushë, mere.Fushat e Metehisë, J. Ara e livadhe.
  • Fusha e Prefcit, – Lëndinë.

 

  • Goleshi, JL. Kodër, mere, është një lëndinë nga posht deri Në krye të saj ka mal.
  • Gurinat, VP. Ara.

 

  • Gjugjet e Pakashticës, P. Vendi mes tre kufirit Pakashticë-Metehi-Repë. Këtu janë gjugjet ku barinjt kanë luajtur lojen e quajtur “Gugjaz”.

 

  • Hieja e Lugut t`Gatë, L.

 

  • Jazi (i) Mullinit J. Është vija e ujit që e çon ujin prej tantës e deri në Mulli

 

  • Kërshi (i) Kodrës
  • Kllagjana, J. Arë.
  • Kodra e Alioviqe, VL,
  • Kodra e Bek`s, V. Beka kishte qenë i ardhur si nip. Familja e tij është shuar. Ishte thirrur me llagapin Vitak. Me këtë emër kemi edheemërvende tjera. Me gjasë ka qenë nga fshati Vitak i Skënderajt.
  • Kodra e Gatë, L.
  • Kodra e Is Begut, JL.
  • Kodra e Nërmjeme, L. Mal.
  • Kodra e Tihofc`ve, VL. Është një lagje Tihofci, të ardhur nga Toplica. Kjo Kodër quhet në emër të tyre.
  • Kodra e Theknes, VL.
  • Kulla e Is` Begut, JL. Ullë e ndërtuar gjatë Luftës së Parë Botërore për mbrojtjen e kufirit.
  • Konaku i Begoll`ve, L. Lëndinë mbi shtipinë e Murselit t`Zukajve. Këtu kishin pasur koliben gjatë LDB-së Begollët e Kaçanollit, të cilët kanë qenë kaçakë dhe janë ndjekur nga pushteti i atëhershëm. Udhëheqës i të cilëve ishte Hajdar Kaçanolli. Vendin ku kanë jetuar ata e kanë quajtur Metehia “Konaku i Begoll`ve”.
  • Kolibat, V. Më përpara kanë qenë kolibat (kasollet) aty. Nuk dihet të kujat.
  • Kroni (i) Bokave, P.
  • Kroni (i) Etheve, P. Në këtë krua lidhnin penj për t`i hequr ethet. I lidhnin penjtë dhe e pinin pak ujë. Penjtë lidheshin ngjyrash të ndryshme.
  • Kroni (i) Fazlisë, J.
  • Kroni (i) Lugut t`Blet`s, P.
  • Kroni (i) Lugut t` Bot`s, Nuk dihet pse quhet kështu!
  • Krojt e Lugut t` Gatë, L. Janë dy kroje, burime.
  • Kroni (i) Lugut t` Gashtrave VP.
  • Krojt e Shelnjeve të Beqirit, P.
  • Kroni (i) Lugut t` Shkoz`s, L.
  • Kroni (i) Lugut t` Zojve, P.
  • Kroni (i) Mirizeve,
  • Kroni (i)Shpatit, V.
  • Kroni (i) Ur`s t` Shabanit, L.
  • Krye Budalle P. Quhet vendi në krye të lugut me këtë emër.

 

  • Lagjja e Poshtme, P. Kjo lagje është e ardhur nga fshati Repë
  • Laki, P. Mbjellur me pisha. Mal.
  • Livadhi (i) Gatë, JL. ar;a e livadhe.
  • Livadhi (i) madh, P. Tani është mbushur me troje, ka ara, ka livadhe e kopshtije. Shtrihet mes Shkollës e shtëpive të Lagjes së Poshtme. Ka qenë i madh, po tani është zvogëluar, duke u ndarë e duke u mbushur me shtëpi.
  • Livadhi (i) Shelnjeve, J. Arë e livadh. Quhet i shelnjeve sepse vendi është i rrethuar me shelgje.
  • Livadhi (i) Shkallës , P. Quhet livadhi i Shkallës, sepse është shpat, dhe, nga koha kur ky vend është lavruar, mexhët janë ngritur në formë shkallësh, po që tani janë livadhe dhe quhet kështu.
  • Lugu i Ahmetit, L. Luginë me mal të imë (shkurre)lloje të ndryshme druri.
  • Lugu i Ajshes, VL.
  • Lugu (i) Keq, J. Nisë vetëm nga shtëpitë e Lagjes së Zukovitëve.
  • Lugu Nërmjet Goleshave, JL. Një lufginë mes dy kodrave me male.
  • Lugu i Blet`s, P. Këtu i kanë gjetur bletët, pastaj ka marrë emrin e tyre.
  • Lugu i Bot`s, JP.
  • Lugu i Etheve, P. Këtu ka qenë një krua. Deri vonë ka qenë i mbushur me penj për t’i hequr ethet. I lidhnin penjtë dhe e pinin pak ujë. Nuk ishte e rëndësishme ngjyra e penjve, ishin ngjyra të llojeve të ndryshme.
  • Lugu i Fiers, VL. Male
  • Lugu i Gatë, L.
  • Lugu i Gashtrave, P. Gashtra janë quajtur edhe rrasat e kosës, guri me të cilin mprehet kosa gjatë të kositurit. Në këtë vend gjenden gurë të përshtatshëm për këtë qëllim dhe janë marrë gurët e kosë. Pra ka marrë këtë emër.
  • Lugu i Izlamit, V.
  • Lugu i Kaqelit, , L.
  • Lugu i Keq, P.
  • Lugu i Kronit, L. Krue.
  • Lugu i Madh, P.
  • Lugu i Mzatit, VL.
  • Lugu i Pllumave, P. Kabnë çelur pëllumbat aty në lisa.
  • Lugu i Sefet Uk`s, J.
  • Lugu i Sinanit, V.
  • Lugu i Sllanisht`s t` Asllanit, L. Mal.
  • Lugu i Smajlit, L. Mal
  • Lugu i Sharovit, JL.
  • Lugu i Shot`s, P. Mere
  • Lugu i Shkoz`s, L.
  • Lugu i Taf`s, V.
  • Lugu i Trum`s, V. Mal
  • Lugi i Verrave, P.
  • Lugu i Vogël, P.
  • Lugu i Vorreve, P.
  • Lugu i Zojve, P.
  • Lugje, mal.

 

  • Llazi (i) Vogël, P.
  • Llazi (i) Madh, P.
  • Lluga, V. Ara e kopshtie pemësh. Quhen Lluga nga se ka qenë vendi i papunuar, me përplot ferra, shelgje i gjithçka, sa nuk është hyrë brenda në të. Gradualisht janë hequr ferrat e gjithçka tjetër dhe është shdërruar në tokë të mirë pjellore, ku janë kopshtet me perime dhe pemë;
  • Llugat e Mdha, J. Ara.
  • Llukofci, JL. Ara, livadhe e disa lisa[5]. Ka gjasa të jetë shtrirë nga fshati Metehi edhe në disa nga fushat e Krypimehit, mbasi aso kohe nuk na është dhënë Krypimehi si vendbanim.

 

  • Maqirofci, L.
  • Mas Zabeli, V.
  • Megjica, J. Arë.
  • Melishtat, JP. Kanë qenë të mbjella një kohë me mel.
  • Miella e Kuqe, V. Mal e lëndinë.
  • Mereja pej Budalle, P. Thuhet se njërit i kishin humbur kafshët në vjeshtë, po e ka zënë dimri dhe nuk ka mundur të dalë t`i kërkojë (lypë) gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit, e ka dalë t`i kërkojë në pranverë. Këtë njeri nuk e kanë konsideruar për të mençur për të mençur, por, natyrisht ekanë marrë për budalla. Që atëherë ky vend thirret me shprehjen Budallë.
  • Mrizet,
  • Mullini, J. Mulliri është i gjithë fshatit të Metehi e Epërme, që nga fisi janë gash dhe ndjehen të gjithë të afërm mesvetit.
  • Mi Mulli, J. Vendi që shtrihet në lindje të mullirt, ka edhe një pozitë më të ngritur relievi dhe quhet Mi Mulli. Ishte vetëm me ara, tani ka edhe shtëpi.

 

  • N`Çukë t`Lugut Trum`s, V.
  • Nër Golesh, JL. Shtrihet nën një kodër me emrin Golesh. Ky vend është me ara e livadhe.
  • N` Laki, V. Vendi është lak, pra vetë knfiguracioni.

 

  • Podi, L. Lindinë me mal përreth.
  • Pej Bezhanie, VL.
  • Pej Budalle P. Njërit moti i kishin humbur diqsa lopë. Atëherë kishte qenë mal i madh në Metehi. Lopët i kishin humbur në vjeshtë po ky budalla  kish dalë e po i lypte lopët në pranverë! Kur e pyesin kur i ke humbur lopët, ai u thotë në vjeshtë. Prej atëherë i ka mbetur emri atij vendi Pej Budalle!
  • Pej Fieri, VL, Mal.
  • Prrocka e Hasanit, L. Përrockë e vogël.
  • Prroni, V. Quhet përroi që vjen nga vendi i quajtur Tërnava.
  • Prroni (i) Murric`s, JL. Mal në mes Metehisë dhe Krypmehit.

 

  • Qafa, L. Mal

 

  • Retno Barja, L. Shkon nëpër kufirin me Serbinë e vitit 1878 nëpër Retno Bare – Bezhani – Çuka e Lugut t` Tafs – Llazi (i) Lugut Trums .
  • Rushullaku, VL.
  • Rrezja e Zuks, V

 

  • Soishtat, VP. Thuhet se në të kaluarën e largët Soishtat kishin qenë troje, se këtu kishte qenë qytet nër ditë të Gjenovizit.00
  • Sokaku i Keq, , L.

 

  • Shpati (i) Tërnav`s, V.
  • Shpati (i) Lugut t’Fiers, V.
  • Shpati (i) Soishtave, P.

 

  • Te Dardha Giliskie, P.
  • Te Dheu i Bardhë, V. Në Tërnavë.
  • Te Karolli (i) Lugut t`Trum`s,
  • Te Krojt e Lugut t`Madh, P.
  • Te Shelnjet e Beqirit, P.
  • Tërnava, V. Është një kompleks, një luginë e pasur me livadhe, ara, male e kullosa. Tërnava shkon prej afër shtëpive  më në veri të Metehisë e deri në kufi me serbinë.
  • Tu Lkeni, J. Ara e livadhe. Vet fjala tregon se dikur ka qenë një lloj liqeni. Këtu ka dalë ujë deri vonë dhe ka qenë liqe. Thuhet se kafshët kanë ardhur nga bukur larg për të pirë ujë këtu, në këtë liqe.
  • Tu Kisha, JP. Kisha pranë rrugës Krypimeh – Pollatë, aty menjëherë përtej Urës së Metehisë. Kanë mbetur vetëm gjurmët e një kishe, por nuk besohet assesi të ketë qenë kishë sllave, sepse ato nuk janë rrënuar. Janë të rrënuara vetëm kishat e monumentet fetare josllave. Megjithatë, serbët sa ishin këtu, edhepse nuk kishin ardhur para vitit 1918, ata janë përpjekur t`i përvetësojnë si të tyret, dhe prej atëhere, të vdekurit i kanë varrosur pranë kishës, por nuk ka varreza të vjetra sllave.
  • Tanta e Bullantve, V. Kanë qenë do Bullantët me llagap. Sokol Bullani pat  dalë në Turqi, ndërsa Avdi Bullani nuk ka lënë trashëgimtarë.
  • Tu Tanta e Rexhoviqe, VP.
  • Tu Krshi (i) Tërnav`s, V. Shkëmb.
  • Tu Kërshi (i) Lugut t’Trums
  • Tu Karolli (i) Lugut t’ Trum’s
  • Tu Mejdani (i) Lugut t`Fier`s,
  • Tu Mejdani (i) Lugut t`Trums, V.
  • Tu Mejdani (i) Lugut t`Taf`s,
  • Tanta e Mullinit, J.
  • Tu Mrizet,
  • Tu Vidhat, VP, Ara, por ka edhe drunj të llojit të Vidhit
  • Thana e Llukofcit, JL.
  • Therrina, J. Ara e livadhe. Para se të punohej, ka qenë vend me ferra.

 

  • Udha e Budall`s, P. Rruga që shkon në Kodrën e Budall`s.
  • Udha e Livadhit t`Madh, V e P. Është një rrugicë këmbësorësh që i bie përmidis Livadhit të Madh, nga Llapi e deri tek shtëpitë e Musliajve.
  • Udha e Pakashticës, P. Rrugë që të çon për Pakashticë.
  • Udha e Prefcit,
  • Udha e Rrethit t` Malit, L.
  • Udha e Soishtave, VP. Rrugë.
  • Udha e Sylevicës, P. Rruga që të shpie për në fshatin Sylevicë.
  • Udha e Tërnav`s, V.
  • Udha te Vidhat, VP.
  • Ura e Shabanit, JL. Tash nuk ka urë.
  • Vidhi i Mullinit, J. Vidhi është prerë.
  • Vitakët (Te Vitakët), V.
  • Vorret, P. Janë varrezat kryesore, ku anë varrosur që moti e varrosen edhe sot, por sot kanë bërë edhe varreza të reja, sipas lagjeve të formuara në fshatin Metehi.
  • Zabeli, VL.
  • Zahaqi, VL.

 

Informatror:

  1. Rushit Behrami, 1932, me shkollë fillore, bujk. (10. 5. 1974)
  2. Tafil Musliu, 1919, analfabet, pensioner; (9. 10. 1983)
  3. Idriz Lahu, 1928, me 4 klasë fillore, bujk. (27 janar 1977)
  4. Daut Hajdari, 1930, me tetëvjeçare. Punëtor teknik i Shkollës Fillore në Krypimeh. (9. 10. 1983)
  5. Beshir Shabani, mësues. (Korrik 1983)
  6. Bejtush Zeka, , 1951, me shkollë të mesme. (10. 4. 1977)
  7. Rrahman Asllani,  1950, me shkollë të mesme. ( 29. 8. 1983)
  8. Nexhmi Asllani, 1938, me tetëvjeçare. (29. 8. 1983).
  9. Hilmi Ibrahim Deliu, 1951, Mr. tw ekonomikut.

 

Vërejtjet dhe këshillat i mirëpresim.

Me ndihmën e lexuesve nga fshati, besoj se do të plotësohet ajo që ka mbetur mangut.

[1] Oblast Brankoviqa, faqe 300.

[2]  Selami Pulaha : Popullsia shqiptare e Kosovës  gjatë shekujve  XV-XVI, Tiranë, 1984.

[3]  Dr. Fehmi Pushkolli : Llapi gjatë historisë, Prishtinë, 1998, faqe 397.

[4]  Dr. Jusuf Osmani : Vendbanimet e Kosovës, Besiana (Podujeva), 17. Prishtinë, 2011, faqe 201.

[5]  Dr. Jusuf Osmani në VENDBANIMET E KOSOVËS, Besiana (Podujeva), 2011,  faqe  188, shkruan: Në dokumentet e shkruara përmendet në vitin 1381 kur eprori Musa dhëndërri i Knjaz Llazarit me djemtë e vetë ia jep Manastirit  të Shën Pantelejmanit në Malin e Shenjtë. Këtë dhuratë e vërteton edhe kontesha Milica me djemtë e vetë në vitin 1395. Në të dy kartat janë të shënuar fshatrat: Ulari, Zakuti i Epërm, fshati i vogël Tërnava dhe fshatit tjetër i vogël në anën tjetër të Llapit, Llukoviku i Epërm.

Në defterin e Vilajetrit Vëllk  të viti 1455 është regjistruar fshati  Lukofgac, afër fshatit Pakashticë me 30 shtëpi, 5 beqarë dhe 3 të veja, me të ardhura  2.813 akçe. Autorët e defterit  të Vilajetit Vëllk  e ubifikojnë me fshatin  Lukovë në rrjedhën e lumit të  Lukovës,  degë e lumit Toplicë.

Edhe në defterin e sanxhakut të Vushtrrisë të vitit 1477  mùe emrin llukofc,  afër Qenuzit kishte 28 shtëpi, 11 beqarë dhe një mulli me të ardhura 3338 akçe.  Ndërsa në defterin të Sanxhakut të kishte 34 shtëpi, 5 beqarë dhe 4 të veja me të ardhura 2205 akçe.

Mendoj se ky vendbanim  është shtrirë ndërmjet fshatrave  Krypimeh dhe Metehi. Sot aty është fushë dhe është ruajtur  mikrotoponimi Llukofc. Kjo dëshmohet edhe me kartën e vitit 1395.

Fshati Obrançë shtrihet në pjesën përendimore të Podujevës. Ne largesi prej 1-3 km,sot nje pjese e fshatit i eshte bashkuar qytetit. Eshte vendbanim kodrinor dhe fushor i ndare ne lagje qe ndahen ne grupe te shtepive.

Lagjet dhe Familjet me te njohura jane: Hoxha, Dërvishollet, Jasharajt, Duriqet, Setollet, Qosollet, Rrekollet, Sheqirovit, Tullaret, Sylejmanet, Demollet, Kastratet (vendas) Oracet, Sllatinet, Begollet, Vullaket, Rrezhanet, Gjergjet, Kopallet, Fushollet, dhe Raçt etj. 


Mikrotoponimet me te njohura jane: Livadhet e Buta, Dy Prrojet, Prrockat, Kodra, Seishta, Melisha, Fushat,Kroni i Selimit, Arat e Vades, Bregu i Dushkut, Bregu i Gllise, Bregu i Durulakve etj. Lokaliteti me i vjeter ne fshate eshte vendi i quajtur Seishte,ne lagjen e Hoxhajve.

Obrança si fshat eshte i shenuar qysh ne defterin turk te vitit 1455,por ka te dhena se ka egzistuar edhe me heret me 1487 eshte i ividentuar si timar i Hajrudinit ku jane shenuar Obranca e Poshme dhe e Eperme qe mund te jete Katunishta e sotme,qe ne ate kohe kishte 95 shtepi ndersa ajo e poshmja 55 shtepi.

Ne sallnamet e Vilajetit te Kosoves te vitit 1893-96 dhe te vitit 1900 njihej me emrin Obrakçe.

PAKASHTICA Fshati shtrihet 15 km ne veriperendim te Podujeves. Eshte i ndare ne lagje me shtepi te grumbulluara. Mikrotoponimet me te njohura jane: Kershi i Grahotit,Bregu i Selimit,Mullini i Arifit,Kroni i Delines,Kralefci Qenoga,Lugu i Blinit,Te lisat e Rexhes,Lugu i Mjedrave,Lugu i Fierit,Lugu i dredhezave,Fushat etj. Deri ne vitin 1957 fshati ishte i bashkuar qe nga ky vite administrata shtetrore e ndau fshatin ne dy fshatra si : Pakashtica e Eperme dhe e Poshme. Ne kete fshate eshte nje dukuri (ngjarje) e dhimshme,se pas vitit 1912 nga ky fshate jane shperngulur nr me i madhe i familjeve vendase prej 179 sa ishin,jane shperngulur ne turqi 125 soshe. Fshati eshte shenuar ne dokumentet osmane te vitit 1455 dhe ne ate kohe kishte pasur 33 shtepi. Me emrin PAKASHTIQE eshte regjistruar ne sallnamen e vitit 1893-96 te Vilajetit te Kosoves. Popullsia ishte e ritit katolik e me vone me ardhjen e turqve e pranuan fene islame ku nga ky vend dolen hoxhallaret e pare vendas.

PAKASHTICA

Fshati shtrihet 15 km ne veriperendim te Podujeves. Eshte i ndare ne lagje me shtepi te grumbulluara. Mikrotoponimet me te njohura jane: Kershi i Grahotit,Bregu i Selimit,Mullini i Arifit,Kroni i Delines,Kralefci Qenoga,Lugu i Blinit,Te lisat e Rexhes,Lugu i Mjedrave,Lugu i Fierit,Lugu i dredhezave,Fushat etj. Deri ne vitin 1957 fshati ishte i bashkuar qe nga ky vite administrata shtetrore e ndau fshatin ne dy fshatra si : Pakashtica e Eperme dhe e Poshme. Ne kete fshate eshte nje dukuri (ngjarje) e dhimshme,se pas vitit 1912 nga ky fshate jane shperngulur nr me i madhe i familjeve vendase prej 179 sa ishin,jane shperngulur ne turqi 125 soshe. Fshati eshte shenuar ne dokumentet osmane te vitit 1455 dhe ne ate kohe kishte pasur 33 shtepi. Me emrin PAKASHTIQE eshte regjistruar ne sallnamen e vitit 1893-96 te Vilajetit te Kosoves. Popullsia ishte e ritit katolik e me vone me ardhjen e turqve e pranuan fene islame ku nga ky vend dolen hoxhallaret e pare vendas.

Fshati Peran shtrihet rreth 3 km ne veriperendim te Podujeves. Eshte vendbanim fushor,i tipit te grumbulluar,afer lumit Llap. Fshati eshte i ndare ne lagje te vogla dhe te mdha siq jane : Eminajt,Ajvazet,Llugajt,Avdiajt,Plakollet,Ukajt,Brahimajt si dhe Shalaket.

Mikrotoponimet me te njohura jane: Ara te llapi,Arat e Leshnja,Lkeni,Vau etj.
Fshati hyn ne radhen e fshatrave te vjetra te kesaj ane. Fshati permendet ne dokumentet Osmane,ne defterin turk te vitit 1487 dhe kishte 117 shtepi.

Ishte timar i Is-hak Kosturicit dhe Timurtashit,kemi te dhena qe fshati deri ne vitin 1690 ishte shtuar.
Fshati eshte i evidencuar dhe ne sallnamet e Vilajetit te Kosoves te vitit 1893-96,si dhe ne vitin 1900 po me kete emer PERAN. Ne afersi te fshatit ndodhej edhe kisha,neper fshate kalon lumi i bradashit,kurse ne afersi edhe Lumi Llap.
Popullata e fshatit i takojne fisit Gash,Thaç dhe Krasniq. Por ne kuader te migrimeve brenda etnikumit shqiptar kemi edhe familje te cilat erdhen nga Drenica (Luboveci) te cilat mendohet se u vendosen ne kete fshate ne pjesen e pare te shek XIX,si dhe familje te cilat erdhen nga krahina e shales dhe jane te fisit shale.

Autor: Gani Mehmeti

Shtrihet në dy grykat: në atë të lumit Llap dhe në Grykën e Mavriqit, aty ku bashkohen lumenjtë, lumi i Mavriqit  me lumin Llap. Vendbanimi përbëhet prej disa lagjeve, të cilat janë të vendosura buzë lumit Llap dhe të lumit të Mavriqit. Disa shtëpi janë të vendosura në kodrinat e afërta[1]. Pollata e ka pozitën e përshtatshme gjeografike, sepse zë dy gryka të kësaj ane: Grykën e burimit të lumit Llap në të majte dhe grykën e Mavriqit që shkon në të djathtë. Pollata ka pak tokë pune. Në të dy këto lugina toka bëhet e pëlleshme, mbasi ajo ka mundësi ujitjeje nga të dy lumenjtë. Ajo ka livadhe dhe male të mjaftueshme për kullosë dhe për dru. Pollata ka pozitë të përshtatshme për pemëtari.

Nuk ka një sipërfaqe të madhe territoriale, por është i njohur si fshat. Rreth origjinës  së emrit Pollatë janë dhënë disa versione edhe sa i përket prejardhjes së emrit të tij, janë mjaft bindëse. Versioni i parë se emri Pollatë vjen nga rasti i romanizimit të këtij fshati pas pushtimit të ilirëve nga romakët, që thuhet me këtë rast se janë latinizuar (po latin), me ç’ rast janë bashkuar dy fjalët po+latin dhe ka dalë Polatin. E, nga kjo Polatin pastaj del Pollatë.  Versioni i dytë thotë se Pallata ka qenë  pallat, dhe nga  pallat  ka dalë, pra, Pallatë, duke u shndërruar në gjininë femërore nga Pallat-i, nw Pollat-a. Ndërkaq, Dr. Muharem Carëbregu emrin Pallatëe bie  nga pollë-a, që e kemi edhe në Istri. Ai thotë se në bazë të termit pollë-a[2], përkatësisht të trajtave të tij, kemi thirrjen e vendbanimit Pollatë-a në Drenicë dhe në Llap, pastaj të visit Pollatë-a në Alpet tona[3], bazë është termi hidrografi që ka të bëjë me vendburim[4]. Rreth emrit të Pollatës ekzistojnë edhe dy variante legjendash. Njëra nga legjendat thotë se njëherë në një kohë qenkan ndeshur në luftë dy fuqi mes veti (nuk dihet kush me kë dhe kur). Ato dy fuqi qenkan marrë vesh ndërmjet veti që këtë vend ta ndajnë më dysh; duke iu takuar nga njëra pjesë secilës prej atyre dy fuqive. Dhe, kështu, thonë “Polla, Polla – Pollatin” e nga Pollatin, thuhet se i ka mbetur Pallatë-a, që do të thotë përgjysmë apo gjysma. Legjenda tjetër, e ruajtur në popull, thotë se në Pollatë ka qenë ndonjë pallat, ndonjë vendbanim me rëndësi, prej të cilit e ka marrë emrin më vonë katundi i sotëm Pallatë[5].

Në vendin Qarret e Monollëve (Pallatës), në mes të rrjedhës së dy lumenjve, të cilët pak më poshtë bashkohen, në një vend të ngritur ekzistojnë gurë të mëdhenj, themele të shtëpive, lisa të mëdhenj. Si duket këtu ka ekzistuar një pallat i madh, kishë apo manastir e edhe varreza. Kjo dëshmohet me gurët e mëdhenj të cilët, sipas formës dhe përmbajtjes nuk ka të tillë në këtë rrethinë. Rreth atij lokaliteti, i cili është i ngritur, kanë dalë edhe eshtra të varrezave. Është pronë e vakëfit[6].

Pikërisht këtu, tek Qarrat e Pollatës, kanë qenë vendosur shtëpitë e para në kohën kur vendbanimet po ndërtoheshin nëpër kodrina, sepse është një vend i ngritur bukur lart nga pjesa  tjetër e rrafshët si dhe nga lumenjtë. Kjo, me gjasë, me sa njihet historikisht, ka ndodhur mbasi banorët nuk po jetonin më në shtëpitë mbi lumenj. Lidhur me këtë nuk kanë bërë gjurmime, por shihet qartë se nën rrënjët e qarrave të mëdhenj ka gurë në formë  rrasash të mëdha  të vendosura me dorë mbi varre të vjetra, që për ta dhënë fjalën se të kujt janë dhe cilës kohë i takojnë, duhet të japin fjalën e tyre arkeologët, njerëz profesionalistë.

Rezultatet kërkimore  të arkeologëve E. Çershekov dhe I. Zdravkoviq japin mundësi të konstatohet  se në drejtim të rrugës që vinte nga Shatorica dhe e cila shkonte drejt lumit dhe grykës në drejtim të Polatit dhe Shën Pjetrit në Llap, ka pasur gjurmë të objekteve mesjetare. Ndërkaq, nga radhitja dhe numri i tyre, shihet se treva ku është shtrirë Bellasica gjatë mesjetës ka pasur shtrirje bukur të madhe[7].  Bazuar në materialet e gjetura dhe të emrit të cekur të fshatit Pollatë, ne supozojmë se ky vend ka qenë banuar e zhvilluar më herët se shfrytëzimi i xeherores Belasicë në kohën e mesjetës, e shfrytëzues të së cilës ishin Sasët. Pra, Pollata ka qenë zhvilluar  diku në kohën antike, mund të themi në kohën ilire apo iliro-romake, ngaqë, përmes Pollatës të shpie rruga për në Belasicë, e cila nuk ka mundur të shfrytëzohet e të bartet përmes ndonjë rruge tjetër.

Në defterin kadastral osman të Vilajetit Vëllk të vitit 1455 kishte 8 shtëpi, një (1) të vejë dhe një (1) beqar[8].  Në defterin sumar  të Sanxhakut të Vushtrrisë Pollata kishte sërish vetëm 8 shtëpi, një (1) të vejë dhe  4 beqarë[9]. Ndërsa, në Regjistrin kadastral të Vushtrrisë  të vitit 1566-74 kishte 7 shtëpi e 2 beqarë[10].

Si shumë fshatra tjera , edhe Pollata, më 1690 pësoi dëme të mëdha, si nga ushtria austriake, ashtu edhe nga sëmundja e mortajës. Mbasi popullata kishte pranuar besimin islam, e kishin ndërtuar xhaminë, e cila qe rrënuar nga serbët në vitin 1877, por më vonë qe ndërtuar sërish.

Në sallnamet  e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h), është i regjistruar me emrin Polatne dhe në atë të vitit 1900 (1318 h) me emrin Pollata[11].

Sipas një harte etnografike në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, ky vendbanim kishte 22 shtëpi shqiptare, pa asnjë shtëpi serbe[12]. Mbas vitit 1913 shumë familje u shpërngulën nga ky vendbanim dhe shkuan në Turqi.

Nga sa u tha, mund të supozohet që emri i këtij fshati na del mjaft i errët. Ndonjë gjurmë arkeologjike që ka gjasa të ekzistojë Te Qarrat apo aty pranë, do të ndihmonte për sqarimin e origjinës së emrit. Emri i fshatit Dvorishtë, që gjendet afër Pallatës do të orientonte  tek tema Pallat-i nga fjala latino-romake palatium apo greke palati “pallat, ndërtesë”;  ndoshta edhe emri i fshatit Dvorishtë, që duket më i zbërthyeshëm përmes sllavishtes dvor “ oborr; pallat” mund të merret si përkthim i trajtës Pallat.

POPULLSIA E POLLATËS

Sipas regjistrimeve të zhvilluara në kohë të ndryshme, Pollata ka pasur:

më 1913, së bashku me lagjen Bellosha kishte 211 banorë.

më1921 kishte 29 shtëpi me 326 banorë;

në vitin 1948 kishte 418 banorë;

në vitin 1953 kishte 56 shtëpi me 428 banorë;

në vitin 1961 kishte 70 shtëpi me 503 banorë (495 shqiptarë dhe 6 serbë, 1 malazez, 1 të tjerë).

në vitin 1971 – 70 shtëpi  me 460 banorë (459 shqiptarë, 1 malazez e 1 të tjerë);

Sipas regjistrimit të familjeve (jo edhe të banorëve) në vitin 1977 në këtë fshat jetonin gjithsej 45 familje: Monollë 37 familje, derisa 17 familje të tjera të kësaj vëllazërie ishin të shpërngulura. Ramocë të Pollatës kishte mbetur vetëm edhe një familje në fshat ndërsa 5 ishin shpërngulur. Prej 14 familjeve të lagjes Beselicë, vetëm tri po jetonin deri në këtë kohë në Pollatë. Pra 11 të tjera ishin shpërngulur. Nga 4  familje të Vuthajve, tri ishin shpërngulur dhe vetëm edhe një ishte në Pollatë. Kështu, nga gjithsej  81 familje, 36 sosh ishin shpërngulur vetëm nga fshati Pollatë. Krejt kjo ishte bërë në mungesë të kushteve për jetesë më të mirë, sepse deri atëherë mungonte energjia elektrike si dhe rruga e paasfaltuar, dhe emigrimi vazhdon[13].

Në vitin 1979 Pollata ka pasur 43 shtëpi në fshat si dhe 36 familje (shtëpi) tjera të shpërngulura. Pra është dashur  të jen-ë 79 familje, me ato të shpërngulurat[14].

Në vitin 1981 kishte 56 shtëpi me 509 banorë shqiptarë[15].

Popullsia e sotme e Pollatës nuk është ajo popullsia e mëhershme që ka qenë prej kohësh. Popullsia ka lëvizur shpesh në shumë vendbanime, pra edhe në Pollatë. Në zhvendosjen e banorëve kanë ndikuar disa faktorë:  rrethanat shoqërore, rrethanat historike, rrethanat klimatike dhe ato shëndetësore.

Rrethanat shoqërore janë (sipas nesh) atëherë kur familje të shumta marrin jetën  në sy dhe shkojnë nga një vend në tjetrin për shkak të mungesës së shkollës, të shëndetësisë, të zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik si dhe të sigurisë. Ndodh që familje të dobëta ndjehen të rrezikuara dhe nuk mund të jetojnë të vetmuara në një vendbanim dhe kështu, e lëshojnë vendbanimin e deriatëhershëm. Rrethanat historike kanë ndikuar dhe ndikojnë në mbetjen në trojet e veta. Kjo ndodh me rastin e ndërrimeve të sistemeve dhe të sunduesve. Duke mos mundur të durojnë sundimin e egër të ndonjë sunduesi barbar e diskriminues, popullata ka ikur edhe natën nga ai vend dhe ka shkuar në vende tjera ku është ndier më i sigurt. Këso rastesh kemi përplot  që njihen në historinë e popullit shqiptar, si shkuarja e shqiptarëve në Itali mbas vdekjes  së Skënderbeut, zhvendosja  e të tjerëve në rrethinën e Shkodres dhe vendosja e tyre në Zarë (sot të Kroacisë), pastaj zhvendosjet e shumta dhe kthimi sërish në vendbanimet e mëparshme gjatë luftërave të shumta me serbët gjatë gjithë shekullit XX e deri edhe në vitin 1999, pa e harruar dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit në vitet 1877 e 1878, në të cilat troje kurrë deri më sot nuk mundën të kthehen.

 

Pollata, në hyrje nga Krypimehi. Kodra në mes përballë, quhet Kodra e Stanicës

Sipas regjistrimit tim, bërë këto vitet e fundit, nergut për këtë punim, Monollë të Pallatës, jashtë dhe brenda Pallatës janë  120 shtëpi me 786 banorë – 407 meshkuj dhe 379 femra, shprehur në përqindje ende na dalin më shumë meshkuj me 51.8% sesa femra që janë 48.2%. Me shkollim fillor janë 332 ose 42%, me shkollim të mesëm 248 ose 31,5%, me shkollim të lartë 25 ose 3,1%, me fakultet 25 me 3,1% dhe studentë janë 14 ose 1,8%. Autodidaktë janë 2 veta ose 0,25%, analfabetë 21 veta ose 2,1% dhe fëmijë të moshës parashkollore janë 88 ose 11,2% të banorëve. Jashtë Kosovës janë  73  ose 9,3% meshkuj dhe 58 ose 7,3% nga femra, që gjithsej bëjnë 131 ose 16,7% e monollëve.

Pollata sot ka 49 shtëpi me 280 banorë. Prej tyre 142 meshkuj dhe 138 femra.

Këta  banorë shkuan jashtë vendit, kryesisht  pas vitit 1990, kur Kosovës iu mor Kushtetuta e vitit 1974 dhe kur u futën nëpër organizata e institucione masat e dhunshme serbo-çetnike millosheviqiane.

Struktura shkollore është : 121 me fillore, 83 me shkollim të mesme, 10 me shkollim të lartë, 5 me fakultet, 4 studentë, autodidaktë 2, 14 analfabetë dhe 30 fëmijë të moshës parashkollore. Banorë të sotëm të Pollatës me punë të përkohshme jashtë vendit shihet se janë 59 – 32 meshkuj dhe 27 femra.

Fshati Pollatë shtrihet në vendin ku bashkohen dy lumenjtë e kësaj ane:

Lumi Llap që vjen nga Murgulla dhe Lumi i “Zi” që vjen nga Sllatina, gjegjësisht lumi që lidh fshatrat e Grykës së Mavriqit, për çka edhe mund të quhet i “Zi”. Aty dikur ishte e ndërtuar bazilika e më vonë kisha. Fshati është formuar në kohën ilire dhe jetoi edhe në kohën romake e bizantine dhe deri më sot. Nëpër fshat kalonin dy rrugë të rëndësishme: Rruga e xehetarëve që vinte nga Labuca dhe rruga që vinte nga Mali i Argjendtë: Sllatinë – Pollatë.[16] Më 1487 Pollata kishte 8 shtëpi; katër të pamartuar, një vejushë dhe si tokë të punuar një arë. Ishte timar i Lazlu Hizrit të Ali Jeniçerit[17]. Më 1690 fshati pësoi dëme të mëdha, si nga ushtria austriake, ashtu edhe nga sëmundja e mortajës. Kur e pranuan besimin islam, e ndërtuan xhaminë, e cila më 1877 u rrënua nga serbët, por më vonë u ndërtua, e cila është edhe sot e kësaj dite[18].

Pallata është fshat malore-kodrinor. I vetmi nga fshatrat e Mavriqit shtrihet në dy gryka: në Grykën e Lumit Llap deri në fshatrat Sylevicë e  Zhiti në perëndim dhe me fshatin Brecë në veriperëndim, në veri me Sllatinën, në verilindje me Dvorishtën dhe në lindje Pallata kufizohet me Potokun. Dvorishtës dhe Brecës u ka hyrë në mes si pykë, duke mos i lënë të bashkohen njëra me tjetrën. Nuk dihet të ketë pasur ndonjë emër tjetër në të kaluarën[19].

Pollata ka një sipërfaqe prej  afro 7 km2 ose më saktësisht 671,47,28 h, shumica është me male e me pak tokë të punueshme me ara, livadhe e kopshtije. Megjithatë, ashtu siç është mbarë Mavriqi, Pallata është fshat  i përshtatshëm për kultivimin e bagëtisë.

Pallata ka qenë e banuar edhe më përpara se të vinte këtu Man Pollata apo Man Mavriqi. Pollata ka qenë pronë e zotërinjve, banorët tjerë kanë qenë çifçinj. Deri tani nuk dihet se kush ishin zotërinjtë në fshat dhe cilët   çifçinjtë. Sot, si banorët më të vjetër merren Manët (Monollët) e Pollatës, të cilët janë pasardhës të Manit, prej të cilit sot numërohen tri lagje: Demajt, Latifët dhe Azemët. Latifët qenë vendosur në hyrje të Grykës së Mavriqit, njëherit edhe në hyrje të vetë fshatit Pollatë. Demajt qenë vendosur sipër Latifëve në rrafshlartë. Qarrat e Pallatës në perëndim, ndërsa Azemët janë vendosur në Grykën e lumit Llap që vjen nga Murgulla rreth 1,5 km në perëndim të Demëve.

Kështu, Manët, që quhen me një emër, kishin zënë tri kyqet kryesore të dy grykave në fjalë.

Pronë e Monollëve është edhe Bellosha. Bellosha ka qenë e blerë prej Manit kur po jetonte ende në Dvorishtë, tek lagjja e quajtur Xhylakë. Mani njëherë e kishte  blerë Belloshën pastaj  Pallatën. Thuhet se Mani ishte  qehaja në kohën e Perandorisë Turke në këtë anë. Pra, ishte një lloj sundimtari i Belloshës. Mani ka qenë vendosur në Dvorishtë, me gjasë, përpara tragjedisë së Demë Ahmetit. Ai  i kishte  pasur rojet në Belloshë. Xhylakët janë të vëllait të Manit, mbasi thuhet se i pari tyre ishte nip i Manit[20].

Monollët mbahen më të afërm me banorët tjerë të Dvorishtës, sesa me Kosumët.[21] Kjo edhe mund të jetë e vërtetë, sepse Kosumi është pasardhës i Hasanit, vëllait të Demë Ahmetit. Mirëpo, nuk duhet përjashtuar faktin se, të gjithë banorët jo muhaxhirë të Mavriqit janë të afërm mes tyre. Megjithatë, afrinë ndërmjet tyre nuk kemi mundur ta vërtetojmë. Ajo do të dukej si më poshtë:

 

Pasardhës të Ademit janë Ramocët. Ademi nuk dimë i kujt është, pra nuk ia dimë emrin e babait. Me gjasë ka qenë i konfesionit katolik (i krishterë).

Pasardhës të Bahtirit të Asllanit janë Monollët dhe Xhylakët.

Pasardhës të Aliut të Asllanit janë Dvorishtët e tjerë.

Pasardhës të Ahmetit të Shabanit janë Hasani, Neziri e Demë Ahmeti. Me një fjalë, shihet se të gjithë lidhen tek Gjoni i Leks t`Peps t`Kols t`Reçit.

Këtu dikund lidhen me Mavriqët edhe Muçollët e Herticës, Podvoricët e Dumoshit dhe Sopët e Letancit, ashu sikur edhe Mavrajt e Dukagjinit (Pejës e Burimit – Istogut) dhe Mavriqët e anës së Gjilanit e Dardanës.

Se janë të afërm, mund të shihet te Trungu i mësipërm: Aliu i Asllanit e ka xhaxha Shabanin, i cili djalit të tij i vë emrin Shaban, që, njëherit është gjyshi i Demë Ahmetit. Emrin Shaban, i vë djalit të tij edhe Nimani i Demë Ahmetit.

Edhe tek trungu tjetër, shihet se Uka i Aliut, i vë emrin Man djalit të tij, pra në emër të xhaxhait. Kjo, në një mënyrë lë të kuptohet se janë të afërm mes vete.

Monollët janë të ardhur prej Nishit. ( sipas Jahir Potokut). Kjo na shtyn të mendojmë se  ka qenë një shpërndarje (shkapërderdhje)  e lirshme dhe e madhe në Sanxhakun e Nishit , ata herë janë larguar e herë janë afruar me vendbanim, sepse numri i popullsisë ishte i vogël dhe kishin tokë të mjaftueshme që të vendoseshin e të jetonin ku të donin. Është e paqartë se si mundi të vinte Mani nga Nishi në Mavriq! Po, në anën tjetër, ai thuhet se më parë u vendos në Dvorishtë, bleu Belloshën e më pastaj bleu Poollatën dhe u vendos në të! Kjo, jo që të shtyn të mendosh se ai erdhi nga Nishi, por e vërteton këtë. Mirëpo, në anën tjetër, Mani është në afri gjaku me banorët tjerë të Mavriqit, janë edhe të një fisi, madje edhe lidhen në një trung. Kjo ka ndikuar që ata edhe të mos martoheshin ndërmjet vetit.

Shtëpitë e para qenë ngritur pak më lart se Qarrat e Pallatës, ku supozohet të ketë qenë ndonjë manastir, kishë a diçka prej faltoreve. Këtu vendi mban toponimin Trojet e Behramit t`Demës[22]. Shtëpia e parë e Man Pollatës ka qenë ngritur në vendin ku sot është trualli i shtëpisë së Ilaz Demës. Deri sa Mani po jetonte në Dvorishtë, ai është quajtur Man Mavriqi. Mbasi vjen në Pollatë, më vonë nuk është quajtur  Mavriqi, por e mori emrin toponimik Pollata, dhe u quajt, Man Pollata, e më pastaj pasardhësit e tij, pasardhësit e të tre djemve të tij identifikoheshin me Monollë, Monollë të Pallatës. Mani kishte qenë i Shabanit e Shabani i Imerit[23]. Pra, janë tri lagje kryesore pasardhëse të Man Pollatës (Mavriqit): Lagjja e Azemëve, mbajnë mbiemrin Azemi të gjithë. Lagjja e Demëve, mbajnë mbiemrat Dema, Hyseni, Hoxha, Behrami, Ademi   e Rushiti, dhe, Lagjja e Latifëve që për mbiemra kanë: Latifi, Monolli dhe Salihu.

            Lagje tjera në Pallatë janë edhe Ramocët e Pallatës, pa ditur se kur erdhën e u ngulitën  këtu, në  perëndim të xhamisë së Pallatës në një shpat shumë të rrëpishëm, që njihen si lagje e Ramocëve, por me mbiemrin Hajdini. Ramocët e Pallatës nuk trajtohen si muhaxhirë, por si vendës, mbasi ata ishin në Mavriq edhe më herët, që kishin ndërruar vetëm fshatin. Këtu ka qenë ngritur për herë të parë shkolla e Pallatës.

Në Pollatë qenë vendosur disa familje të përndjekura nga Toplica në vitet  1877/1878, që sot konsiderohen muhaxhirë. Këto familje janë: Beselicët, Tërmkollët, Bunjakët[24] dhe Igrishtët. Banorët e ardhur nga vise të ndryshme të Kosovës apo të fshatrave përreth, nuk konsiderohen si muhaxhirë. Të tilla janë familjet Vuthaj me mbiemrin Vuthaj dhe Shala, me mbiemrin Rashiti, të vendosura në afërsi me fshatin Zhiti, në perëndim të Pallatës.

Në vitin 1956, në Pollatë qe vendosur edhe një familje e zbritur nga Murgulla. Ishte ky Mursel Sinani, i cili kishte nisur të punonte si korier i Zyrës së Vendit në Pollatë. Mbasi Murgulla ishte larg dhe rrugë tjetër nuk kishte, ai ishte vendosur përkohësisht në një banesë përskaj Zyrës së Vendit në Pollatë. Këtu ishte vendosur dhe kishte mbetur për gjithë kohën. Sot këtu jeton biri i tij, Vesel Sinani me familjen e tij, ku ka bërë edhe shtëpinë rrëzë malit dhe afër ambulancës së Qendrës së Mjekësisë Familjare në Pollatë.

Thuhet se Ramocët e Pollatës paskan ardhur më përpara se Mani, sepse Mani një kohë ka qenë ndalur në mes të Sllatinës e Dvorishtës, pikërisht në vendin ku sot janë  Xhylakët e Dvorishtës, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk e kanë ndërruar vendbanimin në Mavriq, përveç atyre që  e kanë lëshuar krejt Mavriqin e janë vendosur në Podujevë, Prishtinë a gjetiu. Mani pas Dvorishtës, vendoset në Pollatë, në veriperëndim të Qarrave të Pollatës, por jo shumë larg tyre. Trojet i vendosin përbri rrugës  në fshatrat tjera si për në Brecë, Zhiti etj. (në anë të djathtë) që të shpie nga Pollata për në Zhiti e fshatra tjera të Grykës së lumit Llap, Brecë e Murgullë.

 

 

Tabela nr 1: Numri i shtëpive të Pollatës sipas lagjeve  dhe vendbanimeve sot

Nr.Rend. 

 

 

Numri i shtëpive të Pollatës sipas lagjeve  dhe vendbanimeve sot Azemët Demët Latifët Beselicët Vuthët Ramocët Mazgitit Sylevicët Të O.Ramës Murgullase GJITHSEJ
1. Pollatë 9 17 19           3 1 49
2. Podujevë 4 13 21 25   3   1 9   76
3. Prishtinë 7 3 3 22     1 1     37
4. Krypimeh 4                   4
5. Peran   3   5             8
6. Dumnicë         4 2         6
7. Shtedim         3           3
8. Sfeçël         3           3
9. Obrançë         1           1
10 Fushë Kosovë   1 5 2             8
11 Mitrovicë 1                   1
12                             Prizren   1                 1
13 Gjermani       1             1
14 SHBA 1                   1
15  Mazgit           3 5       8
16 Kastriot           5         5
17 Pakashticë               1     1
  GJITHSEJ 26 38 48 55 11 13 6 3 12 1 213

 

 

POPULLSIA VENDËSE E POLLATËS

 

Me popullsi vendëse kuptojmë ata banorë apo atë popullsi, e cila ka banuar aty prej kohësh, apo që ka ardhur nga ndonjë vendbanim tjetër jo  si e përndjekur nga pushtuesit, por që ka zgjedhur atë vend për banim. Në botë, për shkaqe të ndryshme, janë bërë shumë lëvizje njerëzish e banorësh. Njerëzit kanë lindur në një vend, por ndodh që janë rritur a mplakur në ndonjë vend tjetër. Duke qenë e drejtë e secilit që të zgjedhë vendbanimin e tij ku i pëlqen, ata edhe kanë ndërruar vendbanimet e tyre. Janë të ndryshme profesionet, pasionet, ndjenjat ndaj natyrës e vendit, ndaj njerëzve, ndaj profesioni, dhe, të gjitha këto bëjnë të veten që njerëzit të lëvizin. Thuhet se s`ka shoq pa shoq. Pra, njerëzit afrohen secili tek shoku i tij i ideve, profesionit, punës etj. Të marrim sot lëvizjet që bëhen. Natyrisht, në mungesë të komunikacionit, në të kaluarën kanë qenë më të vogla, por kur e ka lëshuar një vend, ai njeri i ka ndërprerë kontaktet me njerëzit e tij sepse nuk ka mundur kurrë të kontaktojë me ta. Po, ai njeri, nëse është vendosur diku ku nuk ka pasur banorë të tjerë, në një anë, ai është quajtur vendës, sepse është vendosur i pari, e ka populluar i pari atë vend. E vend ka pasur mjaft, sepse numri i popullsisë ka qenë i vogël në krahasim me tokën e gjerë e të hapur që ishte.

Të gjithë banorët e përndjekur nga pushtuesi, u quajtën muhaxhirë, pra refugjatë. Të këtillë ka pasur mjaft nga shqiptarët, sepse ata, duke qenë bujarë, i pranonin në fillim të huajt, por, këta të huaj, u treguan, sa që më vonë i treguan dhëmbët e tyre, dhe, në befasi u binin vendësve, duke i përndjekur nga vendbanimet e tyre autoktone. Kështu ndodhi edhe me shqiptarët e serbët.  Serbët u ndihmuan nga shqiptarët kur ishin keq, po ata u treguan pushtues e të paskrupullt ndaj bamirësve të tyre, dhe sot, përpiqen t`i shfarosin, për t`ua marrë tokat e tyre. Në asnjë kohë nuk mbahet mend të jenë ndjekur serbët nga shqiptarët. Vazhdimisht u ndoqën shqiptarët nga serbët.

Kemi edhe një kategori banorësh që nuk trajtohen as si muhaxhirë e as si vendës. Këta janë ata që zgjedhën vendbanim më të mirë nga ku ishin deri atëherë. Disa sish edhe nga këta është dashur të ikun nga vendbanimi i tyre për ndonjë vepër  të pahijshme, vrasje apo diçka tjetër. Sido që të ketë qenë, këta nuk trajtohen si muhaxhirë. Ka pasur që kanë shkuar në miras, janë afruar tek dajat, miqtë, nipërit a diçka tjetër.

 

LAGJJA E AZEMËVE

Lagjja Azemi quhet ne emër të të parit të tyre. Ishte Azemi djali i madh i Man Pollatës, i cili edhe kishte pasur fatin të vdesë para babait të tij – Manit. Si djalë më të madh, apo si nipër, mbasi Azemi kishte vdekur, ai, Mani, i kishte vendosur në një vend , në një kompleks të veçantë në perëndim të Qarrave te Pollatës. Kështu, u formua një lagje e veçantë, dhe, u quajt, po edhe quhet Lagjja e Azemëve e vendosur në rrëzë të kodrës së Brezovanit  me  ara të rrafshëta në të dy anët e saja buzë lumit Llap. Kjo lagje ka dhënë njerëz të shquar që kanë kontribuar mjaft për këtë anë si për kryetar të komunës në Pollatë, ashtu edhe për hoxhë dhe për mësues. Ka qenë shquar sidomos me traditat bujare e mikpritëse shqiptare. Oda e tyre ka pasur derën hapur për të gjithë ata që ia mësynin – të njohur ose të panjohur.

Kjo lagje nuk është shtuar shumë, mbasi në fillim, disa breza kishin vetëm nga një djalë për trashëgimi, siç janë Azemi e Bahtiri. Pra Azemi kishte vetëm Bahtirin dhe Bahtiri kishte vetëm Selmanin. Selmani ka dy djem, ndërsa djemtë e tij kanë nga pesë a katër djem. Sot  në lagjen e Azemëve janë gjithsej  80 meshkuj në 26 shtëpi ose 54%, 68 femra ose 46%, gjithsej 148 anëtar. Prej tyre 62 janë me shkollim fillor ose 42%, 48 me shkollim të mesëm ose 32.4%, 5 me të lartë 3.4%, 6 me fakultet ose  4%, 6 studentë ose 4%, vetëm 2 analfabetë ose 1.3%  6 autodidaktë ose 4% dhe 9 fëmijë të moshës parashkollore apo 6%. Ndërkaq 24 veta gjithsej gjenden jashtë shtetit kosovar apo 16%: 15 meshkuj e 9 femra. Kuptohet, ka edhe fëmijë, pra janë me familje.

Mulliri i Monollëve të Pollatës, uji i të cilit vjen nga lumi Llap. Shumë familje ka ushqyer me bluarjen e drithit gjatë kohës para mullinjve elektrikë. Në këtë dhe në mullinjtë tjerë të Përmalinës, ka bluar i tërë rrafshi i Llapit verë e dimër. I vendosur mes dy grykave, në fund të Qarrave të Pollatës. Është pronë e Demajve të Monollëve. Këtu më poshtë po japim trungun gjenealogjik të Azemajve si dhe tabelën e regjistrimit të popullsisë së tyre. Për t`u shtuar sikur edhe te tjerët, është dashur që Azemi i parë t`i ketë katër pesë djem, pastaj, Bahtiri, Selmani e kështu me radhë.

 

Shtëpi e djegur nga serbët në Pollatë, më 1999, pronë e prof. Ymer Rushitit.

LAGJJA E DEMËVE

Dema, djali i dytë i Man Pollatës ka pasur shtatë djem, prandaj me të parën janë shtuar shumë. Dhe me të drejtë, pothuaj vetëm pasardhës të Rushitit, djalit të madh të Demës janë shtuar përafërsisht sa krejt  pasardhësit e Azemit. Këta edhe mbajnë mbiemrat Hoxha, në emër të Osmanit të Rushitit, i cili ka qenë Hoxhë dhe është quajtur Hoxhë Pollata. Shpesh ngatërrohen edhe me Osman Pollatën. Pasardhësit e Imerit thirren Rushiti.

Janë shtuar në 65 shtëpi me 388 anëtarë – 197 meshkuj dhe 191 femra. 181 janë me shkollim fillor, me shkolla të mesme 127, me shkollim të lartë janë 9, me fakultet 8,  studentë 9, analfabetë 8, 57 janë fëmijë të moshës parashkollore. Jashtë Kosovës janë gjithsej 63 – 35 meshkuj dhe 28 femra. Analfabetizmi shihet se ka rënë vetëm në 2%, deri sa  në vitin 1953 analfabetizmi ishte 70.8% të moshës mbi 10 vjeçare, e për vitin 1961 ishte për një% më e madhe – 71.8%. E sot, në viset më malore kjo ka rënë në 2%. Edhe këta janë kryesisht të moshuar, të përcjellë nga koha më e largët[25]. Mbajnë mbiemrin Dema.

Mbajnë mbiemrat Behrami, Dema, Ademi dhe Hyseni.

Shpia pa djel` t`ri e pa kie pleq, nuk mahet. (Raif Dema, Pollatë). mbiemrat Behrami, Dema, Ademi dhe Hyseni.

 

Mulliri i Demëve në Pollatës

 

LAGJA E  LATIFËVE

 

Sipas tre djemve që kishte Man Pollata, u formuan tri lagje në këtë fshat: Lagjja e Azemëve, Lagjja e Demëve dhe Lagjja  e Latifëve.

Latifët janë shtuar numerikisht bukur shumë. Latifi ishte djali më i vogël i Manit. Janë të vendosur në fillim të Pollatës dhe pronat e tyre shtrihen në të dy grykat e saj – në grykën e lumit Llap dhe të lumit të Mavriqit. Latifët e Pollatës kanë luftuar pa ndërprerë më shumë se të gjithë kundër serboçetnikëve. Pak prej tyre kanë vdekur në shtrat.

Janë të njohur për kundërshtar të përhershëm të armiqve të popullit shqiptar, siç thuhet, denbabaden. Kështu ishte Ajeti i Latifit, Osmani i Halitit, i njohur si Osman Monolli – Pollata. Pastaj vijnë bijtë e Murselit si: Hajrullah, Tafil, Isuf,  Shefki, Avdi, e Hashim Latifi me të birin Besimin, i vrarë nga forcat ushtarako-policore serbe më 13 shtator 1990 bashkë me Skënder Monollin, për të cilët, si edhe për të tjerët, do të shkruajmë veç e veç në një rast tjetër për ta dhe për Mavriqët në përgjithësi. Vetëm bij të Murselit janë vrarë nga pushka e armikut katër: Hajrullahu. Isufi, Tafili, Shefkiu dhe nipi Besimi. Kanë rezistuar kundër të gjithë armiqve; kundër turqve dhe kundër serbëve sa herë që e ka kërkuar nevoja. Shumë prej tyre kanë rënë nga dora e armikut, por mbas një qëndrese heroike. I fundit ishte Shefki  Latifi – Monolli, i mbytur me dru nga policia serbe më 4 korrik 1995 në Podujevë.

 

Numri i të rënëve për liri nga Latifët është bukur i madh. O ashtu, ka pasur edhe mjaft të burgosur politikë prej tyre. Këta më shumë ë se të tjerët në Llap (e ndoshta edhe në Kosovë), asnjëherë nuk i janë bindur asnjë regjimi të vendosur kundër popullit 

POLLATASIT E MAZGITIT

Vuajtjet, robëria dhe përndjekjet  që u janë bërë shqiptarëve nëpër kohëra të ndryshme e kanë bërë të vetën: kanë ndarë familje, kanë ndarë vëllezër e kanë ndarë deri edhe fëmijët prej nënës – e nënën nga fëmijët. Kjo ka ndodhur edhe me pollatasit e Mazgitit. Këtu janë gjithsej gjashtë familje. Katra jetojnë në Mazgit, ndërsa dy syresh kanë shkuar në Prishtinë, njëra prej të cilave jeton jashtë, në Zvicër                                  . Nga të gjithë këta, sot nuk dinë se me kë lidhen në Pallatë. Ata vetëm thonë se këtu kishte qenë vendosur i pari i tyre Sheqiri, për të cilin nuk dinë se i kujt ishte. Djali i Sheqirit ishte Haliti. Haliti kishte mësyrë të shkonte në Turqi, por ishte mbyllur dera, siç thonë. Ky ndalet në Mazgit përmes dikujt të njohur. Kishte pasur vetëm një djalë – Qerimin. Qerimi  kishte vdekur  i  ri. Ai nuk kishte arritur t`u tregonte fëmijëve të tyre se kë kishin më të afërmin në Pallatë. Komunikimi kishte munguar plotësisht, dhe, tani është një degë e shkëputur pa mundur ta lidhim në trungun e tyre.

Pollatasit e Mazgitit janë të afërm me pollatasit e Nedakocit, të cilët quhen Popovë. Këta quhen Popovë nga se janë të ardhur nga Popova e Toplicës, por, para se të vendoseshin në Nedakoc, kishin qëndruar në Pollatë deri rreth viteve të njëzeta të shekullit XX. Atëhere kishin mësyrë Turqinë, por sikur për shumë të tjerë, edhe për këta, kishte qenë mshelur dera dhe kishin mbetur në rrugë. Përmes ndonjë miku, më nuk ishin kthyer në Pollatë, ishin ndalur në Mazgit. Një vëlla tjetër kishte shkuar në Nedakoc e nga Nedakoci i Vushtrrisë, disa familje kishin migruar në Kryshec të Kastriotit, ku janë edhe sot. Do të thotë se këto familje, gjegjësisht, të parët e tyre, kishin qëndruar në Pollatë prej vitit 1878 e deri më 1923, pra rreth mbi 40 vjet.  Këtyre në Mazgit u vdes gjyshi, pastaj edhe i ati dhe mbesin të rinj, pa ditur se me kë kanë lidhje në Pollatë, që në realitet, këta nuk kanë dikë të tyre në Pollatë, por në Nedakoc e në Kryshec, ndërsa tri familje të tjera kishin shkuar për në Turqi. Këto familje morën për mbiemër emrin e fshatit Pollatë, të cilin e mbajnë edhe sot e kësaj dite.

Edhe Dr. Sabit Uka[26] i përmend si Pollatë në Nedakovc, i cili i kishte marrë nga Dr. Emin Pllana. Fshat me emrin Pollatë nuk ka në Toplicë, por Dr. Emin Pllana nuk e ka ditur se ata vërtetë kanë ardhur nga Popova e Toplicës dhe se janë ndalur në Pollatë të Mavriqit për periudhën mbi dyzet vjeçare dhe se këtë mbiemër e trashëguan nga Pollata e Mavriqit[27].

Te Dr. Jusuf Osmani përmenden Pollatët e Nedakocit si muhaxhirë të ardhur drejtpërdrejt nga Toplica[28]. Por, më vonë, edhe Dr. Jusuf Osmani tregon se shpërngulja e Pollatëve nga Nedakoci është bërë pas vitit 1918, 5 shtëpi, në krye me Tilk Pollatën[29].

Për vendbanimin Mavriq, Dr. Jusuf Osmani vetëm tregon se fshati ka qenë në kuadrin e fshatit Pestovë deri vonë dhe se ai vendbanim është themeluar nga Hasan Mavriqi i Mavriqit të Llapit, i cili më vonë shpërngulet në Turqi[30]. Nuk kemi informata më të hollësishme se nga cili fshat i Mavriqit ishte Hasan Mavriqi, gjë që kjo është bukur me rendësi, sepse Mavriqi i Llapit i ka pesë fshatra. Ne nuk dimë për Hasanin se kur ka shkuar nga Mavriqi në Mavriq të Pestovës, i cili u bë themelues i këtij fshati.

PASARDHËSIT E OSMANIT TË RAMËS

            Pasardhësit e Osmanit të Ramës janë të afërt me banorët e Sylevicës. Ata janë të një fisi dhe të një vëllazërie. I përkasin fisit Shalë. i pari i Osmanit t` Ram`s nuk ishte ndalur në Sylevicë, por ngjitur me Sylevicën, në tre kufirin Pollatë, Sylevicë dhe Zhiti. Kishte një territor të gjërë maloro-kodrinor e shpatinor. Nuk e dimë se cili ishte paraardhësi i Osmanit të Ramë Pollatës që ishte vendosur në Pollatë, gjegjësisht në territorin e atëhershëm mes këtyre tri fshatrave. Mirëpo, sipas  asaj që është përcjellë deri sot gojarisht, thuhet se bri lagjes së Azemajve të Pollatës, kishin qenë duke jetuar shqiptarët me mbiemrin Buzolli, aty fund Brezovanit, menjëherë përmbi trojet e sotme të Azemajve, në perëndim, në krah me Sylevicën. Nuk dihet se për çfarë arsye, ata ishin shpërngulur diku për në Vushtrri[31]. Në kohën e shpërnguljes së Buzollëve, ishte gjyshi i Osmanit, Rashiti. Në token e Rashitit ishin vendosur edhe Vuthajt, porse Vuthajt, që deri atëherë po jetonin në Kralefcin e Pakashticës, erdhën mbasi ishte vrarë Rama i Rashitit  dhe Osmani kishte mbetur jetim (bonjak).

Nga pasardhësit Osmanit t`Ram`s t`Rashtit sot janë gjithsej 12 shtëpi me 41 meshkuj dhe 39 femra ose 80 anëtarë gjithsej. Kur ta llogaritet, në të kaluarën deri në tetëdhjetë anëtarë kanë jetuar në një bashkësi familjare, porse tani janë (në) 12 familje, sepse, nëse shikohet trungu gjenealogjik i kësaj familjeje, nuk kanë shkuar më larg nga kushërinj të dytë, çka do të thotë se janë shumë të afërt. Mirëpo, sot nuk jeton më në një bashkësi familjare as vëllai me vëllanë, por secili vetëm me familjen e tij të ngushtë. Në pak familje sot  jetojnë vëllezërit në një bashkësi familjare vetëm deri sa i kanë prindërit , dhe, me vdekjen e prindërve, të’ gjithë shkëpusin bashkësinë familjare. Nuk e kemi nevojën të komentojmë se si është më mirë apo më keq, sepse edhe njëra edhe tjetra i ka anët pozitive dhe negative.   48 anëtarë janë me shkollë fillore ose 60%, me shkollë të mesme janë 16 veta ose 20%, me shkollim të lartë janë 2 ose 2,5%, studentë 1 ose 1,25%, analfabetë konsiderohen 3 veta ose 3,75% dhe fëmijë të moshës parashkollore janë 10 ose 12,5% .

            Janë të një vëllazërie me banorët e fshatrave të Zhitisë, Brecës dhe të Repës, mbasi të gjithë i përkasin fisit Shalë. Pra, janë të vendosur që herët aty, dhe se, këta kanë pasur një pasuri të madhe këtu.

Më 1918 a 1920 vritet Tahiri i Rrahmanit dhe Rama i Rashitit në Pollatë. Osmani ishte nip i Vuthajve, dhe tani, për të qenë afër tij e për t’i ndihmuar, ata (Vuthajt) ua shesin tokën kastratëve e vetë shkojnë në Pollatë, në pronën e Osmanit të Ramës dhe zënë vend aty.

Rama i Rashitit kishte pasur prona të mëdha. Pasuria e tij ishte në Pollatë mes fshatrave Sylevicë dhe Zhiti. I përkasin fisit shalë dhe janë të afërm me banorët e fsharave Sylevicë, Brecë, Zhiti e Repë.

 

VUTHAJT E POLLATËS

Në bazë të asaj se  si quhen – Vuthaj, nënkuptohet se ata prejardhjen e tyre e kanë  nga vendi Vuthaj i Malit të Zi. Në vitet e dyzeta të shekullit XIX, njëri nga tre vëllezërit e Vuthajve, pa e ditur saktësisht shkakun, kishte marrë arratinë, duke u larguar nga Vuthaj njëherë e përgjithmonë. Sesi kishte këputur nëpër Vilajetin e Kosovës dhe kishte arritur deri në Tpolicën e atëhershme shqiptare, duke u ndalur në Kiçmar tek Mehanët, i cili, duke shtegtuar, po kërkonte dikë të fisit të vet ku gjen dhe ndalet tek kelmendasit  në Kiçmar. Këtu i kishte rënë të jetonte vetëm diku nja tridhjetë vjet, dhe tani, pa dëshirën e tij, bashkë me gjithë shqiptarët e asaj kohe, detyrohet ta lëshojë Kiçmarin dhe Toplicën e nxehtë, të pëlleshme e shumë frytdhënëse, më 1878. Me këtë rast, ai ishte ndalur në Kralefc të Pakashticës. Këtu kishin jetuar Vuthajt për nja 40 e më tepër vjet. Në këtë kohë në vitet e 1920-ta, kur po zhvilloheshin ngjarje shumë tragjike për popullin shqiptar në Kosovë, shqiptarët po vriteshin prej serbëve e bullgarëve si delet. Më 1918 a 1920 vritet Tahiri i Rrahmanit dhe Rama i Rashitit në Pollatë. Osmani ishte nip i Vuthajve, dhe tani, për të qenë afër tij e për t’i ndihmuar, ata (Vuthajt) ua shesin tokën kastratëve e vetë shkojnë në Pollatë, në pronën e Osmanit të Ramës dhe zënë vend aty deri sot.

Rama i Rashitit kishte pasur prona të mëdha. Pasuria e tij ishte në Pollatë mes  fshatrave Sylevicë dhe Zhiti.

RAMOCËT E POLLATËS

Nuk jemi te njoftuar se si u gjendën në Pollatë disa nga Ramocët. Këta  mbajnë mbiemrin Hajdini. Hajdini ishte djali i madh i Ramocës. Kishte ardhur e ishte vendosur në Pollatë, në grykën e Mavriqit, në shpatin përballë xhamisë së sotme të Pollatës. Madje, për herë të parë, pas Luftës së Dytë Botërore në një dhomë të vogël  të një shtëpie të Hajdinëve ishte hapur shkolla e parë shqipe. Kjo shtëpi ka qenë deri në vitet e shtatëdhjeta të shekullit XX. Ramocët e Pollatës jetonin në shpatinën në perëndim të Xhamisë së Pollatës, përmbi ta ishin vendosur Beselicët., rruga e të cilëve kalonte edhe nga Ramocët e Pollatës. Ramocët përfundimisht u shpërngulën nga Pollata nga fillimi i viteve të tetëdhjeta të shekullit XX.

 

 

 

 

Qarrat e Pollatës, guri mbi një varr e nën qarr

 

MURGULLASIT E POLLATËS

Mursel Sinani erdhi në Pollatë në vitet e 50-ta të shekullit XX. Ai këtu erdhi si punëtor – korier i Zyrës së vendit dhe mbeti. Sot këtu jeton biri i tij, Veseli me familje. Pranë shtëpisë së tij kishte qenë Zyra e Vendit si dhe stacioni policor në Pollatë, e ndërtuar në gurë.

 

Në foto  shihet  stacioni policor në Pollatë për mbarë Mavriqin, që më përpara  quhej Komuna e Mavriqit e jo e Pollatës, sepse të gjitha fshatrat e kësaj ane quheshin vetëm Mavriq  nga banorët jashtë Mavriqit si dhe nga pushteti. Ndërkaq, banorët e Mavriqit mes vetes identifikoheshin sipas fshatrave që u përkisnin.

 SYLEVICËT E POLLATËS

Në kohë të vonshme, rreth viteve te 1960-ta, në perëndim të Pollatës, qenë vendosur Sylevicët. Këtu qe vendosur një familje, vëllezërit Met, Hamit dhe Fazli Rrahmani.

Për hiçgjë, duke u kthyer nga Podujeva për në shtëpi, në vendin e quajtur Te Bunari i Bradashit, në qerre me kuaj që po transportonte udhëtarë, se ç`flet Hamit Rrahmani i Sylevicës diçka kundër sistemit sllavo-komunist. Aty qëllon një polic serb dhe e lajmëron. Policia serbo-sllave e merr, e maltreton duke e rrahur deri në atë shkallë sa që Fazliut ia dëmtojnë trurin dhe tani, më nuk ishte në gjendje ta kontrollonte veten se ç~fliste rrugës, dyqaneve apo kudo qëgjendej.  Jetoi sa jetoi dhe vdiq pa e shijuar kurrë jetën e tij.

Met Rrahmani, i vëllai i Hamitit ishte punësuar në Organizatën Pyjore të Podujevës dhe punonte se pylltar. Ky, më vonë u shpërngul në fshatin Pakashticë të Poshtme, djemtë e ti cilit jetojnë këtu edhe sot e kësaj dite.

Fazliu ishte një djalë punëtor e mjaft i zgjuar. Kishte marrë kualifikim të lartë në drejtimin e vinçave dhe ishte punësuar në KNI “Ramiz Sadiku” në Prishtinë.

Një ditë, se ç`kishte  mbetur pa iu vënë pengesa rrotave të vinçit mbi binarë, nëpër të cilët duhej të lëvizte, dhe, papritmas, vinçi del nga binarët lartësia e të cilit ishte me dhjetëra metra, dhe, vinçi rrëzohet e bashkë me të, përplaset nëpër tokë edhe kabina e Fazliut, prej ku komandonte vinçin. Këtu merr fund jeta e tij. Fazliu la dy djem të vegjël: i madhi, Ilazi me aftësi të kufizuar mentale.

 

MUHAXHIRËT E POLLATËS

 

            Fjala muhaxhir, nga arabishtja do të thotë mërgimtar. Kështu edhe nga turqishtja, mërgimtar, emigrant, që ka kuptimin e të shpërngulurit, të atij që vjen nga një vend tjetër[32]. Këtu duhet të kuptojmë se në të përditshmen e sotme se këtë kuptim e ka ai që ndiqet, ai që shpërngulet nga vend ii tij pa dëshirën e tij, por që detyrohet. Sot ka edhe kuptimin e refugjatit. Kuptimi i fjalës refugjat i përket më mire, që thot nga latinishtja: (strehë, strehim), ai që ikën nga vend i vet, ku jeton përherë për t`i shpëtuar një fatkeqësie të përgjithshme, strehues[33]. Pra, muhaxhirë u quajtën gjithë popullsia shqiptare e ndjekur nga vendbanimet e tyre, ku ishin etnikisht të pastër, më vonë  të përzier me popullsi serbe e popullsi tjera, por që shumicë ishin shqiptarët. Këta u detyruan t`i lëshonin vatrat e tyre mijëra vjeçare ose të asimiloheshin, apo të shfaroseshin nga serbët në vitet 1877/1878.

 

Lagjja  e Beselicëve. Këtu, në këtë  krye të këtij lugu ishte vendosur pas shumë peripetish që kishte pasur pas dëbimit të tyre nga fshati Beselicë e Toplicës.Atje, ku shihet një pikë e bardhë është shtëpia që mund të vërehet nga larg e kësaj lagjeje. Sot kanë mbetur vetëm edhe dy shtëpi të parrënuara. shih pak më poshtë.

T`MJERËT MUHAXHERËT KAH PO SHKOJNË

Çka kanë bjeshkët qi po ushtojnë,

t` mjert muhaxherë kah po shkojnë,

nëpër shi e nëpër borë,

po ju desin thmija n`dorë,

asnja udhën s`po mun t`fillojnë,

kush a musliman qi ban sevap,

muhaxherve m`u ban konak,

u dhez zjerm e u jep darkë,

u shtron mirë, t`flejnë rahat,

prej qi  janë dalë prej t`zezës shpi,

s`kanë pasë buk` qi piqet n`hi,

s`kanë pasë qerep, s`kanë pasë kaci.

Sheh Ahmeti fjalë ka çue:

“Mue zenra m`ka kushtue,

muhaxhert n`kangë me i knue,

kah kanë ikë, kah kanë shkue”.

More mret, thonë muhaxheria!

More mret, more mret i ri,

Shite Bosnje e Rumeli,

a po e sheh çka u ba me thmi?

na u kanë ngri t`shkretit sabi,

pa pasë plang e pa pasë shpi

thmija s`ftofti na u kanë mërdhi,

dath`  e desh`  n`borë e n`shi…[34]

 

Pra, me sa shihet, shkurt por qartë, flet vetë kënga për ndjekjet, vuajtjet dhe  mjerimet e shqiptarëve gjatë asaj kohe, për çka, për të shpëtuar jetën jo vetëm të të rriturve, por në përpjekje që t`i shpëtojnë fëmijët e tyre, u është dashur të marrin arratinë, duke i lënë shtëpitë e gjithë pasurinë e tyre të luajtshme e të paluajtshme. Të këtillë të ndjekur e të mjeruar, ishin ndalur edhe në Pollatë. Në Pollatë, pas një bredhjeje që kishin bërë nëpër fshatra të ndryshme të Llapit, ata ndalen në Pollatë. Muhaxhirët e vendosur në Pallatë ishin: Beselicët, Bunjakët dhe Tërmkollët[35]. Mirëpo, sot nga të gjithë këta muhaxhirë, nuk ka mbetur në Pollatë asnjë shtëpi. Janë shpërngulur të gjithë në vise të ndryshme të trevës së Llapit dhe të Kosovës. Mënyrën se si ishin përndjekur shqiptarët, po japim më poshtë:

 

RRËFIMI  I  FAZLI TULLARIT PËR  NDJEKJEN E SHQIPTARËVE NGA TOPLICA NË VITIN 1878

 

Millosh Obrenoviqi Toplicën e kishte zbarzur përmes imamëve shqiptarë të xhamive. Në radhë të parë ai i kish thirrur të 37 imamët e 37 xhamive. U kishte dhënë nga një okë dukat (ari) të gjithëve, që të agjitonin e të propagandonin tek shqiptarët, që, ose të ndërronin fenë, e, nga muslimanë të kthehen (konvertohen) në ortodoksë – sllavë, ose ta lëshonin Toplicën.[36]

Lidhur me këtë, kishte rrëfyer Fazli Tullari, nga fshati Tullar i Toplicës, i cili, kur e kishin lëshuar atë (fshatin e tyre Tullar), ai (Fazliu) kishte qenë 16 vjeçar.  Babai i tij kishte pasur 12 argatë gra në arë duke korrur grurë. Grurë si i atij viti, as nuk kishte pasur më përpara e as më vonë. Fazliut i kishte thënë babai i tij që të shkonte në shtëpi e ta merrte bukën për drekë. Kur kishte shkuar në shtëpi, në kapixhik ishte parë imami i xhamisë me dy xhandarë e një zyrtar tjetër serb.

–    Ku e ke babën? – e kishin pyetur Fazli Tullarin.

–    Tue  korrë në arë! – u ishte përgjigjur ai.

–   Shko na e thërret! – e kishin urdhëruar. Fazliu shkon. E thërret babain. Babai i tij (të cilit nuk ia dimë emrin), imami i xhamisë i drejtohet

  • A po e ndërroni fenë e po baheni shkie, apo po e lëshoni vendin e po shpërnguleni krejt prej këtuhit? Ose dil, ose bëhu shka!
  • Jo, shka nuk muj bahna!. Menjihere po dal! Qëtash! – përgjigjet babai i Fazliut. Dhe, menjëherë është çuar, duke e lënë gjithë pasurinë atje, me krejt çka kanë pasur. Vetëm anëtarët e familjes i kishte marrë dhe kishte ardhur në Obrançë, afër Podujevës.

Pra, për këtë kishte kontribuar edhe hoxha, jo vetëm një  prej tyre, por të gjithë kishin qenë të lidhur a të shtrënguar ta bëjnë këtë,  por të paktën hoxhët nuk është dashur të jenë në shërbim të armikut.

Le të mbetet ky vetëm një nga shembujt se si populli shqiptar i asaj kohe i ka lënë trojet e veta në Sanxhakun e Nishit pa luftë.

Më në fund, një gjë është e qartë: Shqiptarët e shpërngulur nga Sanxhaku i Nishit, nuk kishin bërë rezistencë kundër kësaj shpërnguljeje. As nuk ishin organizuar, e as që kishin kundërshtuar, me çka, njeriu mund të bindet në punën e mbrapshtë të imamëve shqiptarë që kishin kontribuar në këtë drejtim.

Këtu mund ta lidhim edhe me një fakt: Është pikëpyetje e madhe të vërtetohet se imamët ishin shqiptarë apo shkie, rusë e sllavë të tjerë.

 

BESELICËT

Prejardhjen e kanë nga Leskovci. Ata ishin shpërngulur prej Leskovci në Livadhet e Beselicës. I shpërnguluri nga Leskovci në Beselicë kishte qenë Brahimi, i pari i Beselicëve të Pollatës që  sot   janë përhapur në Llap e Prishtinë dhe në disa vende  në Turqi. Pasi kishin lëshuar Beselicën , ishin vendosur në Kralefc të Pakashticës. Këtu mbreti ua kishte dhënë një hektar tokë. Brahimi i kishte pasur fëmijët e rritur, ndoshta ndonjëri prej tyre kishte qenë edhe i martuar dhe kishte mbajtur shumë bagëti e nuk mundin të qëndrojnë aty. Dalin çipçi në tokë të të parëve të Hetemit të Lahit, me gjasë në tokë të Lahut në  Repë,  në anën e majtë të rrugës që të shpie për në Pollatë, rrëzë Kodrës që quhet Boka. Aty ka pasur edhe vreshta. Me gjasë, për shumë bagëti, edhe këtu nuk i mjaftonte kullosa, dhe Ibrahimi, i pari i tyre me gjithë djemtë, mbasi edhe kishin pasur mosmarrëveshje me Repën, vendos e shkon në Pollatë. Atje e blen tokën prej Miftar Pollatës[37]. Në fillim shtëpitë i kanë pasur në kodër e më vonë i kanë ndërtuar edhe në rrafsh, tek xhamia e Pollatës.

Beselicët janë muhaxhirë në Pollatë. Këta kanë ardhur këtu me rastin e shpërnguljeve të mëdha të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit në vitet 1877/1878 nga përndjekjet serbe. Siç shihet, këta quhen Beselicë, që janë të ardhur nga fshati me të njëjtin emër të Toplicës – Beselicë. Kanë ardhur tri familje[38] Sot nuk jeton asnjë familje në Pollatë. Ata janë vendosur sot në vende  të ndryshme, duke u nisur nga Podujeva dhe fshatrat e trevës së Llapit, pastaj në Prishtinë e deri në Kanada. Që herët kanë qenë shpërngulur edhe në Turqi disa familje për të shpëtuar nga dhuna e egër serbe. Derisa ishin vendosur në Pollatë, Beselicët kishin shtegtuar nëpër vende të ndryshme. Në fillim mbreti u kishte dhënë dy parmendë tokë në Kralefcin e Pakashticës. Brahimi i kishte pasur miqtë nga Selaci ,dhe, nga Leskovci kishte dashur të shkonte atje.

Zymer Beselica kishte qenë oficer por nuk dimë se çfarë grade kishte pasur, i cili ishte i lidhur ngusht me Demën e Reçicës. Dema  me Zymerin kishin qenë  organizatorë  dhe prijës të një ushtrie shqiptare ilegale.

Beselicët, vendin ku janë ngulitur në Pollatë, e kishin  blerë prej një Miftar Pollatës, i cili kishte ardhur nga Vushtrria për t`ua shitur, i cili ishte shpërngulur nga Pollata në Vushtrri mbasi Pollatën ia kishte shitur Man Pollatës më përpara. Beselicët e kishin blerë mbasi ishin marrë vesh me Demën e Reçicës dhe me  Manin e Pollatës. Është paksa vështirë të shpjegojmë se kush ishte ky Miftar Pollata, meqë nuk kemi shënime. Beselicët kishin qenë treguar paksa problematikë, prandaj nuk kishin qenë shumë të mirëseardhur edhe për pollatasit vendas, pasardhësit e Man Pollatës. Megjithatë, pas vendosjes së Beselicëve në Pollatë, ata kalojnë mirë me fqinjët e rinj – pollatasit dhe nuk mbahet mend të kenë pasur ndonjë mosmarrëveshje, por bashkërisht kanë qëndruar kundër okupatorit serb deri në fund.

Bijtë e Isuf Beselicës, Sahiti ka vdekur në burgun e Stambollit dhe Xhemajli janë vrarë në kohën e ërrfisë më 1921, ndërsa Mulla Shabani ka qenë plagosur.

Azemi e Muharremi, djemtë e Zekës, kanë vdekur të rinj dhe nuk kanë lënë trashëgimtarë, ndërsa Rexhepi i ka lënë vetëm dy vajza.

Halimi dhe Mahmuti kishin qenë kufitar. Ishin edhe të varfër dhe ndodhte të hynin brenda kufirit për të plaçkitur. Qëllimi ishte që edhe t`ua shtinin frikën serbëve brenda kufirit, sepse edhe andej kishte qenë toka e tyre, por ua kishin marrë me zor. Prandaj nuk  përtonin të hynin brenda kufirit. Terrenin e njihnin, pse jo, thoshin ata. Një mbrëmje kishin shkuar në një ahur për të marrë një lopë. Shkau kishte qenë fjetur në grazhd edhe çohet. Përlahen me Mahmutin. Kishte qenë edhe shkau i fortë. Në përlamje e sipër, rrëzohen të dy në ahur. Mahmuti thërret Halimin. Halimi vjen, por nuk shihte asgjë në ahur. Prekte me tytën e pushkës. Kur prek, e pyet, “A je ti?” “Jo!” –thot Mahmuti. Atëherë shkrep pushkën dhe e vret shkaun. Çohen dhe ikin sa mundin, por në vend se të vijnë drejt Llapit, ata shkojnë tutje edhe për dy fshatra. Kthehen deri në mëngjes kur do t`ia japë dielli, këta mbërrijnë në kufi. Këtu i zë gjumi. Po Halimi fle në një rrem dushku, ndërsa Mahmuti nuk fle fare. Ai nga larg, po shikonte duke luajtur me top dy kufitarët e të dy armiqve tanë – njëri turk e tjetri serb. Kufitarit turk i bie topit si shumë, e përse i re topit aq shumë, rraset shuplakë turkoshaku. Dhe as që bëzante fare.  I vjen inat, më në fund, nuk i dhimbsej,  e gjuan pushkë  dhe e vret shkaun. Ahmatin nuk po guxonte ta pyeste turku se nëse e kishte vrarë ai, por e pyet Halimin. Mbasi turku i thot ne besë, Halimi i tregon. Sepse kur Mahmuti kishte gjuajtur, Halimi ishte trembur që ishte në gjumë. Vijnë çepqexhinjtë (gjykatësit) për të hetuar, por nuk merret vesh. Nuk dihet. E pyesin Mahmutin, por ai u përgjigjet shkurt: A kam mundur unë ta vrasë prej Pollatës? Edhe turku nuk e kishte treguar. Më vonë, ishte bërë sikur nuk e kishte ditur dhe e pyet Mahmutin, një ditë kur po shkonin në përcjellje të dorëzimit të monedhave (lirave) turke për paga (rroga).

–   Nuk ke besim në mua? – e kishte pyetur turku.

–   Babai më ka thënë: Besnik bëhu, por besë mos zë! – ia kthen.

–  0, po, unë! A nuk kam pasur ushtarë të Anadollit këtu mjaft që t`i marrë me vete, po u kam marrë pikërisht ju dyve, sepse një djalë e kam, po kurrgjë nuk e dua më shumë se ju të dyve! Pse kam besim në juve, ju kam marrë.

–   Po,  thotë. Unë e kam vra. Nuk munda ta shohë në atë gjendje dhe e vrava.

Edhe turkoshaku e kishte mbajtur fjalën e nuk kishte treguar se e kishte vrarë shkaun.

Mahmuti, edhe ashtu, më vonë ka qenë shpërngulur në Turqi me gjithë bijt e tij Hajrullahun e Smajlin pas vitit 1912, por nuk dimë se në cilin vit saktësisht.

Prej Beselicës të rritshëm kanë ardhur Isufi, Sahiti, Imeri e Zymeri. Me të ardhur nga Beselica, mbreti ua kishte dhënë një hektar tokë në Kralefc të Pakashticës. Mirëpo, kishin pasur shumë kafshë shtëpiake e sikur aty nuk kishin kullosë të mjaftueshme, prandaj shkojnë në tokë të Hetemit t`Lahit, në Metehi, te Vidhat, permbi rrugën Krypimeh – Pollatë, rrëzë kodrinës së quajtur Bokat, ngjitur me Repën. Aty kishte pasur njëfarë shtëpie. Aty kishin shkuar si çipçi.

Zymeri me të birin, Sejdiun, kanë marrë pjesë vullnetarisht në Luftën kundër Greqisë në Plevlën e Vogël. Ai kishte thënë se, kur ne shkonim në luftë, tabet i gjenim  përplot koka grekërish, pa ditur se nga kush ishin  prerë. Zymeri me Sejdiun kanë mbetur gazali (vullnetar).

Isufi e Zymeri kanë qenë ushtarë të perandorisë Turke.

Siç është e ditur, nga viti 1878 e këtej, kufirin në mes Kosovës dhe Serbisë nuk e kanë mbrojtur ushtarët turq. Atë e kanë mbrojtur shqiptarët vet. Prej turqve kanë pasur vetëm ndonjë oficer aso kohe, gjoja sa për të komanduar dhe asgjë tjetër. Kështu, ushtarë në mbrojtje të kufirit kanë qenë nga Beselicët Halimi dhe Mahmuti. Këta, shpesh, hynin edhe thellë në territorin e Serbisë, sepse ata e njihnin terrenin bukur, u bënin zullume serbëve dhe ktheheshin sërish në kufi gjatë natës, duke mos i lënë rehat serbët afër kufirit. Ndoshta edhe nga ky shkak, në pak vende kishte shtëpi serbësh afër kufirit.

Në një rast, thuhet, se vetëm se ia kishte shuplakuar oficerin turk, Mahmuti, nuk toleron fare dhe ishte shumë i rreptë. Ai kishte parë serbin kah i bien shuplakë anadoll`lisë. Në momentin që ishte ca si larg, dhe serbit nuk po i shkonte mendja se ishte duke e parë dikush. Mirëpo, serbi ngase  mundej, i kishte rënë anadollakut, e Mahmuti, sado që ishte larg, e merr në shënjestër, dhe e vret shkaun. Këtë e kishte bërë Mahmuti edhe nga shkaku se oficeri turk e kishte dëgjuar gjithherë Mahmutin, për gjithçka që i kishte kërkuar.

Zymeri nga Beselica kishte shkuar drejt e në truallin e Ukshin Kovaçicës.

Pasardhësit e Zymerit, bijtë e Ramës, kanë qenë shpërngulur në Turqi, aty kah viti 1918, diku në Izmir jetojnë sot djemtë e Ramës me familjet e tyre. Atë kohë ka qenë bërë edhe si modë për shkuarje në Turqi, ashtu siç janë shqiptarët, që nëse një niset për dikah, mbas tij shkojnë të gjithë. Rushiti e Brahim Beselica kishin shkuar edhe më heret në Turqi. Hajdini ishte kufitar. Kishte qenë i angazhuar në ushtrinë serbe. Me shërbim kishte qenë në Suboticë atë kohë. Atje ishte martuar me një serbe! Ai edhe si i martuar me serbe, nuk u besonte atyre, prandaj me gjithë serben, shkon në Turqi, e cila nuk kishte jetuar gjatë dhe i kishte vdekur.

Të gjithë Beselicët kishin tentuar të shpërnguleshin për në Turqi. Dikush e kishte shitur tokën e dikush jo. Dikush e kishte bërë pazar, por dikush jo. Dikush i kishte marrë paret e dikush jo. Mulla Shabani kishte shkuar atje me krejt familjen. Pasi kishte ndenjur nja një vit a dy, dhe, kur Isufi, Zeka e  Hajrizi, që kishin shkuar ta shohin vendin e nuk u pëlqen,  kthehen në Kosovë. Me ta kthehet edhe Mulla Shabani me gjithë familje në Kosovë. Mulla Shabani e kishte shitur tokën, por kur kthehet, e blen pak e nga pak. Ata ishin ndalur në Edrene, por kishin thënë se do t`i dërgonin në Kojë e nuk ua merr mendja të shkonin atje.

Mehmeti i Isufit ishte vrarë nga serbët më 1919.

Bijtë e Sahitit, Xhemajli dhe Sahiti kanë qenë prerë nga serbët me rastin e errfisë më 1922, ndërsa Mulla Shabani ka qenë plagosur, për të cilin thuhet se ka qenë mësuesi i parë në Pollatë e Mavriq.

Te Beselicët kishin qenë vendosur dy shtëpi serbe: Një farë Radovani dhe një Milloradi. Më vonë, kur Mulla Shabani shkoi në Turqi, në tokën e tij u vendos një vëlla i Milloradit.

Sofia e Halitit ka qenë martuar në Carallukë pas vitit 1919. Kjo ka ardhur këtu për shkak të  lëvizjeve të mëdha, dyndjeve shqiptare nga forcat serbe. Beselicët, me rastin e riokupimit të Kosovës prej serbëve, kishin lëshuar Mavriqin. Ata, për të shpëtuar kokat e tyre dhe anëtarëve të familjeve të tyre, ishin detyruar të ikun. Kishin shkuar në Carallukë. Atje kishin qëndruar një kohë. Aty edhe e kishin njohur njëri-tjetrin, dhe më pastaj, pasi Beselicët ishin kthyer në Pollatë, i carallukësi, kishte shkuar tek ta e u kishte kërkuar vajzën, Sofijen për djalë. Edhe Beselicët, nuk kishin mundur t`i kthejnë mbrapshtë. Kjo kishte ndodhur për të mbajtur lidhjet familjare mes tyre. E, ne themi se kjo kishte karakter pozitiv të njohjes mes vete dhe lidhjeve ndër shqiptare. Sot janë nipërit e Beselicëve në Carallukë.

Beselicët kishin qëndruar në shtëpinë e Hamzë Halitit në Carallukë të Malishevës rreth viteve 1918-1920. Mbasi ishin kthyer në Pollatë, i dërgojnë mahramën (mbështjellëse e kokës) Hamzës, ndërsa për birin e tij, Hazirin,  më vonë e fejojnë Sofijen e Halit Beselicës[39].

Mahmut  Beselica ka shkuar në Vushtrri. Prej Vushtrrisë ka shkuar në Turqi. Në Turqi ka shkuar edhe Hasani. Hasani ka qenë luftëtar i Isa Boletinit. Në kohën e Turqisë ka luftuar turkun, ndërsa pas vitit 1912 ka luftuar kundër serbëve dhe ka dalë edhe kaçak deri sa ka shkuar në Turqi[40].

Beselicët kanë dhënë kontribut të madh edhe në kohën e fundit të luftës për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Kontributin e tyre e kanë dhënë në shumë drejtime; me luftëtarë, me punë e me ndihma materiale, sepse disa nga familjet e tyre ishin në pozitë të mirë materiale.

Në vitet e 90-ta të shekullit XX  kishin qenë burgosur Ismet e Ismail Beselica si pjesëmarrës në demonstratat e atëhershme për jetësimin e Republikës së Kosovës, në mënyrë që edhe shqiptarët të ishin të barabartë me të gjithë popujt e tjerë të Jugosllavisë. Këta i kishin mbajtur nga 18 muaj burg në kazamatet serbe.

Beselicët e Podujevës kanë qenë disa herë të rrethuar nga forcat speciale të policisë serbe për shkakun se vërtetë ata ishin mjaft aktiv për kauzën e shqiptarëve.  Policët u kishin marrë pasaportat atyre Beselicëve që po punonin jashtë, me paratë e fituara ata po ndihmonin rezistencën shqiptare në Kosovë. Dikush nga Beselicët, atë ditë ka gjuajtur policinë dikush. Dhe, mbasi është gjuajtur, ata kanë nisur të tërhiqen dhe se nxënës e studentë kanë qenë liruar[41].

Sahiti i Ibrahim Beselicës ka vdekur në burg në Turqi. Ai kur ka shkuar në burg, ka shkuar prej Repës, sepse ende ishin duke ndenjur aty atë kohë. Pra është koha me një here mbasi kishin ardhur nga Beselica. Në vitet e tetëdhjeta të shekullit XIX.

Rushit Beselica (hoxha) dhe Hajdin Beselica janë shpërngulur në Turqi më 1922.

Mahmut Beselica është shpërngulur në Turqi në vitin 1918

Në majë të kësaj lëndine ka qenë stacioni policor. Shihet edhe vend me i ngritur dhe themelet e objektit. Nga kjo maje shihet rreth e për qark Mavriqi i Llapit dhe fshatrat tjera  të kësaj ane: Murgulla, Zhitia, Sylevica dhe Kodrat e Brecës. Është pikë mjaft strategjike për këtë anë. Nga këtu duket edhe rrafshi i Llapit deri në Podujevë. Turqit, me vendosjen e kufirit Serbi – Kosovë më 1878, nga këtu kishin përcjellë lëvizjet përgjatë kufirit. E, nga këtu e deri në kufi ka në mes fshatra të tëra, sepse kjo Kodër shkon me Pollatën, ndërsa deri në kufi janë të gjitha fshatrat tjera të Mavriqit, që shkojnë përreth kësaj maje nga veriperëndimi, veriu, verilindja e deri në lindje të kësaj maje. Kur ishte vënë këtu karaulla. Në fshatrat kufitare ishin vendosur vetëm njësi tejet të vogla ushtarësh, apo, më mirë të themi kufirin e mbronin vetë shqiptarët, gjegjësisht, banorët shqiptarë, prandaj dhe kemi një numër bukur të madh të rënësh nga këto fshatra kundër sulmuesve serbë, që herë pas here po përpiqeshin të hynin këtej. Disa herë kishin plaçkitur fshatrat e brezit kufitar, disa herë kishin vrarë edhe barinjtë, për t`ua plaçkitur bagëtinë.

Beselicët e kanë bërë shprehi të dalin për çdo vit në vendin e tyre. Atje  e kalojnë një ditë vikendi, një ditë të bukur, një ditë pa brenga, një ditë idilike, romantike, një ditë me aromë të bukur fshatare, një ditë me ajër të pastër, një ditë me pemë të ëmbla e të pastra fshati, një ditë për ta mbajtur mend, një ditë ku janë të bashkuar dhe njihen e rinjihen mes veti.

 

Shtëpia e Adem Ymerit –  Beselicës në  Pollatë, tani e zbrazët, nuk banon më askush nga Beselicët në Pollatë, prej 55 shtëpive që janë shtuar

 

Pasardhësit e Isuf  Beselicës së Pollatës

EMËRVENDET E FSHATIT  POLLATË

Lagjja e Latifëve dhe e Demëve

Pikë orientimi:   QARRAT E POLLATËS[42]

  • Ara e Meh’s,VP, Nuk dihet se kush ka qenë ai Meha[43], Sipas të cilit i ka mbetur emri këtij vendi. Tash është pronë e Hajdinit t’Raif Demës.
  • Ara e Ozmonit (VP), mund të jetë shqiptim i gabuar i emrit t’Halitit t’Latifit t’Manit (Osmanit).
  • Ara n’prrue (VP). Këto livadhe i ndan Prroni i Kokorovicës, gjysma e livadheve janë pronë të Beselicëve dhe gjysma tjetër të Ilazit t’Hasanit.
  • Ara e Jov’s P. Jova, thuhet se ka qenë raje në kohën e Turqisë, para vitit 1878, popullsia e Pollatës nuk di gjë për të, vetëm se ka qenë raje dhe se një mori vendesh mbajnë emrin e tij.
  • Arat mas shpie P, këto shtëpi janë prapa shtëpive të Demajve. Është pronë e Ilazit, Sheqirit dhe Selimit.
  • Arat e Gata VP, quhen të gjata, sepse janë të tilla. Janë prona të Selimit, Bajramit e Mustafës.
  • Arat e Vogla, V, ara.
  • Ara e Konakut  V, ndoshta dikush nga ata që kanë jetuar në Pollatë i ka pasur konaqet këtu, andaj quhet Ara e Konakut. Është arë.
  • Arat e Shpatit VP, janë të mbjellura me bari.
  • Arat e Rrafshit P, gjysma e arave janë të Demajve e gjysma tjetër e Latifajve.
  • Arat e Fazlisë VP, këto ara  shtrihen pranë lagjës së Beselicëve edhe tash janë ara. Kush ka qenë ai Fazliu, nuk dihet.
  • Arat e Hajdinëve V, tash janë pronë e Beselicëve, Sahit Demës, Sadik Behramit, Mustafë Hoxhës dhe Demë Hysenit.
  • Arra e Tahirit (P), dru arre, pemë.
  • Bregu i Mjedisëm P. Mal. Mere.
  • Birat e Dhelpnave VP, Vrima – shpella, mal. Birat e Dhelpnave nuk janë diç tjetër, vetëm vendstrehimi i dhelprave, të cilat, duke e gërryer dheun i kanë bërë disa vrima (bira) e në to strehohen e shumohen.
  • Boka e Kuqe VP, mal, mere.
  • Çajret mi shpia VP. Kullosa.
  • Çarrat e Pollat’s Q. Vendi është lëndinë, por këtu janë disa lisa shumëvjeçarë të çarrit, ku shihen edhe gërmadhat e një kishe të vjetër. Vendësit këtë vend e quajnë edhe te Çarrat. Këtu ka edhe varreza të vjetra, të cilat kanë nga një guri të madh sipri. Nën këta Çarra mëshohet diçka nga e kaluara. Këtu, vërtet mund të thuhet se ka qenë edhe ndonjë pallat, prej të cilit ka mundur t`i mbetet emri Pollatë. Eshte mirë të bëhen hulumtime nga njerëz profesionalistësh fushash të ndryshme për të gjurmuar dhe vërtetuar këtë. Gur të mëdhenj gjenden sipri të varrezave. Banorët e kësaj ane të më hershëm kanë deklaruar se më heret kanë dalë bri rrugës eshtra këmbësh të njerëzve shumë të mëdhenj. Tani është zgjëruar rruga dhe nuk shplohen eshtra të tjerë pa i zbuluar njeriu.

Ndryshe quhet edhe Çarrat e Monoviçe, që ne e kemi marrë si     pikëorientim.

  • Fjerinat VP, vend me fier.
  • Hajdinovit V, troje. Këtu ka qenë një lagje që ka mbetë vetëm edhe një familje, e cila s’ka as trashëgimtarë. Është kjo familja e Sherifit – njeri shumë i varfër dhe pa askënd.
  • Kolibat e Muhaxher’ve P. Kasolle. Këto janë kolibat, në të cilat kanë ndejtë muhaxhirët në kohën kur bëhej shpërngulja e shqiptarëve nga

Toplica. Këtu janë vendosur përkohësisht dhe pastaj kanë marrë jetën në sy për të gjetë vende më të përshtatshme.

  • Krojt e Dem’s P. Kroje. Tash quhet kroni (i) Hasanit.
  • Kroni (i) Halitit P. Krua.
  • Koliba e Osmanit P. Ish kasollë. Pollatasit kanë qenë shumë të torturuar gjatë Jugosllavisë së vjetër prej serbëve. Për këtë flet më së miri ngjarja mbi Osmanin e Halitit t’Latifit, nipi i Man Mavriqit.

Osmani nuk mundi ta durojë torturën që i bëhej popullsisë së kësaj ane, ndaj kishte dalë në mal, kaçak, siç e kishin quajtur në këto anë. Serbët, mbasi nuk mundën ta zënë vetë Osmanin, të revoltuar e të zemëruar deri në kulm, me dhunë e detyruan popullin dhe fshatarët e kësaj ane për ta rrethuar dhe për ta zënë atë. Rrethimi dhe zënia e tij duhej të bëhej doemos ose, do ta çfarosnin mbarë Pollatën. Osmanin, mbasi e plagosin, e zënë. Të plagosur, e nisin për në Podujevë. Atëherë, i vëllai, Murseli me të jatin, Halitin, u mësyen prapa dhe i zënë ende pa hyrë në Krypimeh. Aty u bërtasin xhandarëve dhe e kallin luftën.

Disa nga xhandarmët vriten e tjerët ikin, ndërsa Osmani, mbasi lirohet, vritet prej xhindarmëve në vitin 1921.

  • Kroni (i) Ftoftë VP. Krua.
  • Kërshat e Hajdinoviçe VP. Shkëmb.
  • Kroni (i) Xhanar’ve VP. Krua.
  • Krojtë e Beselic’ve VP. Përpara janë quajtur Krojt e Miftarit.
  • Kodra e Stanic’s VP. Kodër. Shtrihet në veriperëndim të Pollatës. Kjo kodër niset që nga Çarrat e Pollatës (Manoviçe) e ngrihet deri lart, mbi lagjën e Beselicëve, që vazhdon në Kokorovicë. Përpara (e nga disa edhe sot quhet) është quajtur kodra e Kokorovicës, sepse në këtë kodër është mikroregjioni me emrin Kokorovicë.

Me të dëbuarit e turqve nga kjo trevë, qenë vendosur serbët. Menjëher pas vendosjes së tyre, e patën ngritur një objekt në të cilën qenë vendosur xhindarmët e Serbisë, gjegjësisht Jugosllavisësë vjetër, në të cilën i patën shkuar njerëzit në dru. Ky objekt ishte stacion i xhindarmëve. Prej këtij vendi qenë tërhequr xhandarmët rreth vitit 1932, të cilët patën rënë në Pollatë. Sot nuk ekziston stacioni më, por Kodrës i mbeti emri Kodra e Stanic’s.

  • Kërshi i Hutit VL. Shkëmb. Nuk dihet pse quhet i Hutit. Ka gjasa të ketë ndenjur Huti në të. Përreth shkëmbit është mal, pronë e Latif Latifit.
  • Lama e Ahmetit P. Oborr e kullosë. këtu e ka grumbulluar ushqimin e kafshëve Ahmeti. Është pronë e Avdylamitit.
  • Lama e Ahmetit L. Livadh. Është pronë e Dem’s t’Hysenit.
  • Livadhi (i) Keq P. Tash është mal. Quhet livadhi i keq, sepse nuk ka qitur bari mirë asnjëherë.
  • Livadhi (i) Vogël P. Livadh.
  • Lugu i Bok’s  t’Kuqe VP. Mal, mere.
  • Lugu i Bunarit VP. Në këtë përrua, që nuk është i madh, është bunari, sipas të cilit e ka marrë emrin lugu. Bunari është i Latifajve.
  • Lama e Ef’s P. Livadh. Është pronë e Demës t’Hysenit.
  • Lama e Bregut V. Livadh. Është pronë e Latifit dhe Fazlisë.
  • Livadhi (i) Jazit J. Ara e livadhe.
  • Lugu i Miftarit V. Luginë. Pollata ka qenë e banuar ende para se të vinin Monollët, gjegjësisht, përpara se të vendosej këtu Man Mavriqi. Mirëpo, nuk dihet se kush ka qenë ai Miftari, Ahmeti e të tjerë, që një mori vendesh quhen në emër të tyre.

Thuhet se Miftari dhe Ahmeti kanë qenë vëllezër dhe se Ahmeti e kishte pasë pronë të tijën pjesën lindore të lumit të Sllatinës, ndërsa pjesën perëndimore të tij e kishte pasur Miftari, i vëllai. Ky lugu i Miftarit është territorialisht bukur i madh dhe kështu në të ka mal, fushë, arë e kopësht.

  • Lugu i Rakit’s L. Luginë me drunj shkoze.
  • Livadhet e Potokut VL. Livadhe. Shtrihen në Kodrën e Potokut, përmbi Pollatë.
  • Lugu i Kronit P. Luginë.
  • Lugu i Fazlisë V. Përrua.
  • Livadhi (i) Sadrisë V. Livadhe e ara. Deri në vitin 1935 këtu ka qenë xhamia e Pollatës. Kush ka qenë Sadriu nuk dihet.
  • Livadhi (i) Ahmetit VL e JL. Arë e Livadhe.
  • Llazi (i) Hoxhoviqe L. Shtek i malit. Pjesë pa drunj në mes të malit.
  • Llazi (i) Hysenit P. Livadh.
  • Llazi (i) Mjedisëm P. Lëndinë, mere.
  • Llazi (i) Sheqirit VP. Livadh.
  • Mullini (i) Ahmetit JL.  Mulli. Mulliri më i vjetër i Pollatës është Mullini (i) Ahmnetit.
  • Mullini (i) Bujakve VP. Tash nuk ekziston dhe është mere vendi.
  • Mullini (i) Latifit P. Mulli. Përpara është quajtur Mullini (i) Madh.
  • Mullini (i) Dem’s J. Ky është mullir i Demës t’Man Mavriqit dhe të gjithë Demajt kanë pjesë në të.
  • Mullini (i) Sheqirit t’Ramocve V. Mulli. Ekziztojnë vetëm edhe muret nën pullaz të këtij mulliri, që është në rrënim e sipër, ngase ka dalë prej përdorimit qysh moti. Gjindet pranë Xhamisë së Pollatës.
  • Osoja e Moçme  VP. Mal. Mere.
  • Osoja e Birave t’Dhelpnave VP. Mal.
  • Osoja e Miftarit VP. Mal. Mere.
  • Orrnica e Madhe VP. Arë.
  • Prroni (i) Madh P. Mal.
  • Prroni (i) Halitit P. Livadh.
  • Prrojt e Brec’s P. Mal, përronj me drunj.
  • Pusat e Thiut P. Pusa. Janë pusa në formë të moçaleve. Këtu janë larë thitë, prandaj u ka mbetë emri i tillë. Kuptohet, thitë e egër.
  • Roga e Zabelit P. Mere, lëndinë.
  • Roga e Rrezes VL. Lëndinë.
  • Roga e Qurshisë VL. Lëndinë. Sdihet të ketë pasur këtu ndonjherë ndonjë qershi.
  • Rrezja mi Maxhup P. Mal. Jo gjatë, kanë banuar këtu edhe vetë ata.
  • Rrezet e Shpatit P. Mal.
  • Rrafshi (i) Çuk’s VP. Lëndinë.
  • Rrezja e Kërshit t’Hutit VL. Mal.
  • Shpia e Sahitit t’Sinanit V. Shtëpi.
  • Shpiat e Beselicëve VP. Troje. Beselicët janë të ardhur nga fshati Beselicë e Toplicës rreth vitit 1877-78. Nga Beselica kanë dalur duke i lënë tokë e shtëpi dhe janë vendosur këtu në Lugun e Fazlisë.
  • Shpia e Raifit  VL. Truall.
  • Shpiat e Hoxhoviqe L. Shtëpi, troje.
  • Shpia e Latifit V. Shtëpi.
  • Shpia e Jahir Beselicës V. Është krye Lugut t’Miftarit.
  • Shpia e Sheqirit V. Shtëpi.
  • Trolli (i) Behramit VP. Livadh. Meqenëse në këtë vend u vdisnin meshkujt dhe nuk shtoheshin, Behrami qe detyruar ta ndërrojë trollin dhe bie pak më poshtë, aty ku sot është Sadiku.
  • Udha e Llazit Miekaj (mesëm) P. Udhë. Quhet  edhe udha e Llazit Mesëm.
  • Udha e Prronit t’Halitit P. Rrugë.
  • Udha e Kokorovicës VP. Rrugë. Kjo rrugë nis nga Çarrat e Manoviçe e shkon deri në Kokorovicë.
  • Udha e Lugut t’Kronit P. Rrugë. Lidhë Lugun e Kronit me lagjen e Demajve.
  • Udha e Lam’s t’Bregut P. Kjo rrugë lidhë Lamën e Bregut me dy lagjet: Demaj e Latifi.
  • Udha e Kodrës t’Potokut L. Është rrugë që  shpie Kodrës së Potokut për në Potok. Kjo kodër është e përbashkët mes Pollatës dhe Potokut dhe kështu, Potokasit e quajnë Kodra e Pollatës, ndërsa pollatasit e quajnë Kodra e Potokut.
  • Udha qi shkon n’Potok L. Rrugicë.
  • Ura e Sheqirit V. Urë mbi lumin e Sllatinës.
  • Ura e Latifit V. Urë.
  • Ura e Fazlisë dhe e Sheqirit V. Urë.
  • Ura e Raifit V. Urë
  • Xhamia e Pollat’s V. Xhami. Këtu, ku sot është Xhamia, përpara ka qenë “Opshtina e Dvorisht’s” (Komuna e Dvorishtës). Ka qenë një ndërtesë me një zyrë, Zyren e Vendit.
  • Zabelet n’Fjorina VP

 

Lagja e Azemajve

Pikorientimi: Ura e Madhe. Q.

  • Ara e Avdullahit P. Livadh.
  • Ara e Bregut JL. Arë.
  • Ara e Epër (Te Zostoja) L. Arë. Quhet me dy emra: Ara e Epër dhe Ara te Zoztoja.
  • Ara e Jazit P. Arë.
  • Ara e Gatë JP. Arë.
  • Ara te Haxha (te zostoja) L.Arë. Edhe kjo thirret me dy emra: Ara te Haxha dhe Ara te Zostoja.
  • Ara e Mehmetit JP. Arë.
  • Ara e Re. P. Livadh.
  • Ara e Rrafshit J. Ara
  • Ara te Tantat V. Arë. Tantë quhet vendi ku uji ndalet në lumë një pjesë e të cilit kthehet për në mulli ose për në arë e livadh. Pendë.
  • Ara tu Shelnjet L. Arë
  • Ara e Kull’s. P. Pronë e Rrustemit
  • Ara e Kërrshit P. Arë.
  • Ara e Hajdarit L. Arë.
  • Dardha e Markut L.
  • Bashqja L. Kopsht.
  • Bashqja me Pemë P. Kopsht me pemë.
  • Brezovani JP. Është kodrina që ngrihet në jugperëndim të kësaj lagjeje. Kjo kodër kufizohet me katundin Sylevicë e cila edhe prej Sylevicasve quhet me të njëjtin emër – Brezovan. Këtu turqit e kanë mbajt ushtrinë , andaj kemi edhe emrin: Merçez, që do ta shënojmë më poshtë.
  • Çuka e Brezovanit JP. Lëndinë – mere.
  • Funi (i) Ars t’Bregut JL.
  • Kroni (i) Mehmetit P.
  • Kroni (i) Nizomve P. Krua
  • Kroni (i) Pusave P.
  • Kroni (i) Rrahmanit P.
  • Lagja e Azemajve P. Lagjja e Azemajve vjen në perëndim të katundit Pollatë. Janë të vendosur në mesin e rrugës që të shpie në Zhiti – Brecë – Murgullë. Azemajt janë të afërt me pollatasit. Azemi ishte djali i Madh i Man Mavriqit. Këta thirren të gjithë me mbiemrin Azemi, pra, ne emrin e të parit të tyre.
  • Lugu i Llazit P.
  • Llazi mi Shpi t’Selmanit JP.
  • Livadhi mi Shpia P.
  • Livadhi tu Vorri L.
  • Lugu i Kronit t’Nizomve.
  • Llazi P.
  • Mali i Kronit t’Nizomve P.
  • Mali (i) Mexharit P. Quhet i Mexharit sepse gjindet në mexh me katundin Sylevicë. Pra i Mexharit e ka marr nga Mexhë-a.
  • Mali n’Prrue P.
  • Mali te Vorret L.
  • Mrizi te Kroni (i) Pusave P.
  • Mexhari P.
  • Mullini L. Mulli. Është mulliri i Azemajve.
  • N’Ballë t’Xhades t’Haxh’s VP:
  • Orrnicat e Prronit P.
  • Prroni (i) Ynë P. Përrua me therra.
  • Sharra L. Sharrë që me ndihmen e ujit pret trupa dhe i bën dërrasa.
  • Shpati te Tanta V.
  • Tanta e Mullinit VP. Pendë.
  • Tanta e Livadhit VP. Pendë.
  • Tanta e Sharr’s VP. Pendë. Tanta e Mullinit dhe e Sharrës është një, por herë quhet e Mullinit e herë e Sharrës.
  • Trojet JP. Tash nuk ka troje. Është arë.
  • Trolli (i) AlisëVL.
  • Te dardha Shorte J. Dardha shorte do të thotë e shortuar.
  • Te udha n’Baltë P. Kuptohet, rrugë që rri të shumten e kohës me baltë.
  • Te vorret matan Reke VL. Janë varrezat që xhinden përballë Azemajve pranë rrugës Zhiti – Pollatë.
  • Te Furra e Qyreqit VP.
  • Tu Zoztoja VL. Deriçkë me Pallzina.
  • Tu Hulaqat P. Vendi ku hulaten (luhaten) fëmijët.
  • Te Pusat J.
  • Udha e Mullinit L. Rrugë që të shpie për tek Mulliri.
  • Udha e Ar’s t’Gatë P.
  • Udha e Prronit tonë P.
  • Udha e Llazit P.
  • Ura e Jazit P.
  • Ulica e Mullinit L.
  • Ura qi del n’Brezoven JL. Është ura mbi të cilën kalohet për të shkuar në Brezoven e pastaj edhe për në fshatin Sylevicë. Kjo urë është mbi lumin Llap.
  • Ura n’Fun t’prronit t’Jov’s, JL. Kjo urë lidhë rrugën Pollatë – Zhiti. Kuptohet, është e vendosur mbi Përroin e Jovës, tani Përroi i Pajtimit.

 

Informatorët për Pollatë:

  1. Raif Dema, 1902, analfabet, bujk, Pollatë, 23.XI.1976
  2. Ajet Latifi, 1920, pensioner, Pollatë
  3. Hashim Latifi, 1922, mësues, Pollatë
  4. Rifat Salihu, 1945, Fak. i mbrojtjes
  5. Muhamet Latifi, 1955, jurist
  6. Ismet Hoxha
  7. Vesel Sinani, Pollatë, 7.I.2007
  8. Ymer Rushiti, Ekonomist, 1949
  9. Adem Ymeri, 1922, Podujevë
  10. Isuf Beselica, 1925, Podujevë
  11. Rrahim Jusufi, 1930, bujk. Peran më 2.I.2006
  12. Remzi Beselica, 1945, Prishtinë
  13. Mustafa Ymeri, 1948, Podujevë
  14. Halit Jusufi , 1951, mësues, Peran, më 2.I.2006
  15. Bejtush Beselica, 1956 Podujevë
  16. Shaban Ymeri, 1963, Podujevë
  17. Afërditë Beselica – Beqiri, Prishtinë, 21.I.2007.
  18. Afrim Ibrahimi, Prishtinë,
  19. Bahtir Rrustemi, 1936, bujk. Podujevë. 25.VII.2006
  20. Sabit Vuthaj, 1950, axhystator Sfeçël. Marrë më 16.VII.20063.
  21. Behxhet Vuthaj, 1962, me SHME, Sfeçël, më 16.VII.2006.
  1. Sahit Latifi, punëtor, me tetëvjeçare.
  2. Shefki Latifi, 1935, punëtor. Dëshmor , emrin e të cilit me krenari e mban Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët në Pollatë.
  3. Selim Latifi, kurir shkolle, 1935, autodidakt.
  4. Xhavit Dema, 1958, profesor i historisë, Pollatë.
  5. Ali Azemi, 1936, me tetëvjeçare, bujk.

 

Vërejtjet dhe këshillat qëllimmira janë të mirëseardhura.

[1]  Dr. Jusuf Osmani: Vendbanimet e Kosovës – Besiana (Podujeva), Prishtinë, 2005, faqe 220.

[2]  Në gjuhën shqipe me pollë-a ka edhe kuptimin e anës, që tregon kahjen, por kjo ndodh tek rrobat, që tregon pjesën a pjesët,visit.

[3]  Dr. Muharem Carëbregu, vepër e cituar, faqe 478.

[4]  Dr. Fehmi Pushkolli “Demë Ahmeti”,  faqe 27.

[5]  Gani I. Mehmeti: “Toponomastika dhe mikrotoponimia e Mavriqit të Llapit”, Punim diplome, dorëshkrim, 1981, Fakulteti Filozofik (Filologjik) Prishtinë,f. 4-5.

[6] Dr. Jusuf Osmani: “Vendbanimet e Kosovës – Besiana  (Podujeva”,  Prishtinë, 2005

  1. 220. Ishte konstatuar në vizitën e bërë këtij vendi më 3 janar 2005 bashkë me prof. dr. Shefki Sejdiun dhe me dr. Jusuf Osmanin.

[7]   Qendra e Kulturës e Podujevës: TRASHËGIMIA ETNOKULTURORE DHE HISTORIKE E LLAPIT, Prishtinë, 1995, faqe 110.

[8] Oblast Brankovića, fq. 312.

[9]  Defteri sumar i Sanxhakut të Vushtrrisë, nr. 22. i vitit 1487.

[10]  Selami Pulaha: “Popullsia shqiptare e Kosovës gjatë shekujve XV-XVI, Tiranë, 1972, fq. 691.

[11]  Dr. Jusuf Osmani Vendbanimet e Kosovës …, fq. 221.

[12]  Dr. Jusuf Osmani, po aty.

[13]  Gani Mehmeti: “Toponomastika dhe …” fq. 3.

[14]  Gani Mehmeti , “Toponomastika dhe…”, faqe 4. Pra, shihet se edhe atë kohë shpërngulja nga fshatrat malore-kodrinore ka qenë e madhe.

[15]  Dr. Jusuf Osmani, fq. 222.

[16]  Dr. Fehmi Pushkolli: “Llapi gjatë historisë”, faqe  390 e 391.

[17]  “Oblast Brankoviqa”, f.  312 e 313.

[18]  Dr. Fehmi Pushkolli,  po aty, faqe 391.

[19]  Gani I. Mehmeti, si më lart, faqe 4.

[20]  Marrë më 7. I. 2007 nga Xhavit Dema, profesor i historisë.

[21]  Marrë nga Jahir Islami – Potoku, 1918. Autodidakt.

[22]  Thuhet, dhe  është e vërtetë, se Behrami i Demës t`Man Pollatës, kur ka qenë ndarë nga vëllezërit, ka dalë këtu me truall. Behrami vetë i kishte pasur katër djem: Tahirin, Zenelin, Sherifin dhe Smajlin. . Mirëpo, këta nuk janë shtuar. Edhe sot janë vetëm dy familje; ajo e Sadikut t`Smajlit dhe e Rrahimit të Zenelit, të cilët e kanë luajtur truallin, duke thënë, se nuk po u shkonte mbarë shtimi i meshkujve, përkundër që Behrami e Zeneli i kishin pasur nga shtatë djem e më shumë, atyre u kishte mbetur vetëm nga një djalë. Sadiku ka sot shtatë, kuptohet, përveç Behramit, të rënë dëshmor më 1999, por edhe ai ka lënë djemtë. Pra, këtu ka pasur diçka, siç thonë edhe vetë pollatasit.

[23]  Sipas Rifat Salihut nga Pollata, me banim në Podujevë. Marrë gojarisht më 18. VII. 2006.

[24]  Dr. Sabit Uka: “Dëbimi i shqiptarëve nga  Sanxhaku i Nishit 1877-1878” I, Prishtinë, 1994, faqe 169.

[25]  Dr. Kosovka Ristič: Malo Kosovo, antropogeografska studija, Priština, 1971, faqe 136.

[26]  Dr. Sabit Uka: Vendosja dhe pozita e shqiptarëve në Kosovë 1878 – 1912, 3, Prishtinë, 1994, f.74.

[27]  Sipas Rifat Sopjani, nga Sllatina e Madhe, nip i pollatasëve të Mazgitit, i cili dinte të shpjegonte më mirë ai për dajat e tij, sesa vetë dajat për vete.

[28]  Dr. Jusuf Osmani: Vendbanimet e Kosovës – Vushtrria. Prishtinë, 2005, faqe 12.

[29]  Po aty, f. 13.

[30]  Dr. Jusuf Osmani: Vendbanimet e Kosovës – Vushtrria, Prishtinë, 2005. Faqe 192 e 193.

[31]  Është për të menduar, se për çfarë arsye shumica të zhvendosurit nga Mavriqi i Llapit, shkojnë për në Vushtrri. Këtë, na e thot mendja se e kanë bërë për shkakun se Vushtrria atë kohë ka qenë seli e Perandorisë Osmane, dhe, sipas gjasave, në të kanë pare perspektivën për kohën kur janë vendosur këta të zhvendosur. Kjo do të ishte e barabartë me kohën e sotme, që, të gjithë ata që duan të shpërngulen nga periferia, shkojnë në qendrën kryesore, e për sot, në Prishtinë, ashtu siç kanë shkuar atë kohë në Vushtrri. Kështu, në Vushtrri ishin shpërngulur Buzollët, Miftar Pollata, i cili token ua kishte shitur Manit po më vonë edhe Beselicëve.

[32]   Mikel Ndreca: Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja, Prishtinë, 1986, faqe 482.

[33]   Po aty, faqe 598.

[34]   Marrë nga Dr. Sabit Uka “Dëbimi dhe vendosja e shqiptarëve  nga Sanxhaku i Nishit” 1877-1878, Prishtinë, 1994, faqe 9.

[35]   Po aty, faqe 169.

[36]  SIopas Jahir Islamit – Potokut

[37]  Miftar Pollata paska qenë nga Vushtrria. Pronën e kishte pasur në Pollatë. Me  gjasë ai ka qenë pronari i deriatëhershëm i Pollatës, sepse asnjë tokë në fshatra tjera nuk ka qenë blerë prej dikujt që nuk dihej se prej kujt. Po kuptohet se vetëm Pollata ka qenë prone e dikujt tjetër e i fundit para monollëve, paska qenë Miftari, ngaqë, thuhet se edhe Mani e kishte blerë prej Miftar Pollatës Pollatën, por natyrisht, e ka blerë shumë më herët para Beselicëve. Deri atëherë Mani ka jetuar në Dvorishtë, tek Xhylakët, me të cilët ishte më i afërmi. Miftari e kishte pasur shtëpinë në token ku e blejnë Beselicët. Thuhet se e kishte vetëm një djalë dhe donte të largohej nga Mavriqi, gjegjësisht nga Pollata.

[38]  Dr. Sabit Uka, vepra e cituar I, faqe 169.

 

 

[39]  Marrë gojarisht nga Hazir Thaçi  i Carallukës së Malishevës më 26. VII. 2006 në Prishtinë.

[40] Marrë nga  Jahir Islami – Potoku, Podujevë, më 15. I. 007

[41]  Isuf Beselica,      Podujevë, marrë gojarisht, më 20. XI. 2005

[42] Në këtë pikëorientim janë përfshirë emrat e lagjeve të Pollatës: Demajve e Latifajve, ngase janë të përzierë.

[43] Meha – është demunitiv i emrit Mehmet.

Përmbledhi: Gani Mehmeti

Potoku është një vend maloro-kodrinor me një rrafshlartë në kufi me Serbinë. Përfshin një sipërfaqe vetëm prej 3,29 km2 ose  329,87,40 h[1], prej të cilave kryesisht janë me livadhe, kullosa e male. Ka një pozitë të këndshme dhe mjaft romantike me ajër shumë të pastër e me një lartësi bukur të mirë mbidetare që duhet të jetë mes 900 e 1100 metra.

Potoku ka këto lagje: Neziri, Uka, Izlami dhe Tashevci. Lagjet Neziri e Uka janë pasardhës të Nezir Ahmetit, ndërsa Lagjja Izlami janë pasardhës të Izlam Qorrit, nipit të Demë Ahmetit. Lagjja Tashefci është lagje muhaxhire që kanë ardhur nga fshati me këtë emër – Tashefci në vitet 1877-1878 të ndjekur nga serbët.  Në vitin 1979 lagjja Neziri ka pasur l4 familje, prej të cilave ishin 13 të shpërngulura dhe vetëm një ishte në Potok; lagjja e Ukajve kishte dy familje – të dyja në Potok; lagjja  Izlami  numëronte l3 familje, prej të cilave 10 ishin të shpërngulur. Edhe lagjja e Tashesëve numëronte 10 familje, prej të cilave vetëm dy ishin të shpërngulura. Sot Potoku është dashur të kishte 39 familje, por vetëm 14 prej tyre ishin në Potok, ndërsa 25 ishin të shpërngulura, përafërsisht dy të tretat ose 66%[2].

Potoku ka një reliev pothuaj krejt maloro-kodrinor, përveç një lugu paksa i madh, i cili është quajtur Prroni i Islamit, në emër të të cilit e ka marrë edhe emrin sot Potok, që do t; thotë Përrua. Në këtë përrua ka pak ara, livadhe; troje kishte dikur në fund të përroit, por që tani nuk ka më, sepse janë shpërngulur jashtë fshatit po thuaj të gjitha shtëpitë.Lart në kodër,që është një rrafshlartë e bukur, një vend romantik, nga ku e sheh tërë Mavriqin, është një vend i bukur ku sytë çelen. Edhe në këtë rrafshlartë ka ara, livadhe e kopshte pemësh e perimesh.

Potoku është njëri ndër fshatrat më të rinj në Llap.  Deri pas ardhjes së serbëve si okupues dhe si kolonizues, ky vend, që është një përrua mes fshatit Repë në jug dhe fshatit Dvorishtë në veri, lidhet me Pollatën në perëndim dhe me fshatra të Kurshumlisë në lindje, si me fshatin Tashevc, një numër banorësh të këtij fshati jetojnë edhe në Potok, sot, të cilët kanë kaluar vetëm kufirin dhe janë gjendur në Kosovë. Thamë se serbët i lanë emrin Potok, po këtë emër ata e morën nga shqiptarët, vetëm sa e përkthyen drejtpërdrejt nga emri Prroni i Izlamit, nga se Potok, do të thotë përrua dhe përrua do të thotë potok. Prroni i Izlamit quhet prej kur Izlam Qorri, nipi i Demë Ahmetit, i cili ishte qorruar në njërin sy nga Novica, kur me singi ishte përpjekur ta vriste në djep në momentin kur serbët kishin qenë rrethuar në Polanë, në vendin ku ata po bënin aheng për “fitoren” mbi familjen e Demë Ahmetit. Novica i kishte rënë një herë singi, por nuk kishte mundur t’i binte më shumë herë mbasi e ëma ia kishte larguar me gjithë djep dhe Novica ishte vrarë menjëherë prej shqiptarëve që i kishin shkuar në ndihmë familjes së Demës, bashkë edhe me Demën. Shih, për këtë, ky u quajt përherë Izlam Qorri, që mbasi ishte rritur dhe ishte ndarë nga vëllezërit tjerë, ishte vendosur në këtë vend, afër xhaxhait të tij, Nezir Ahmetit. Mirëpo, Neziri kishte zënë arat e rrafshit në të dy anët e lumit të Mavriqit, ndërsa Izlami vendoset në lindje të këtyre arave. Prroni i Izlamit (Potoku) është një përrua që nis nga lumi i Mavriqit e shkon deri ne kufi me Serbine në lindje. Ky përrua i ka, si zakonisht përrenjtë, edhe shpatet e tija. Shpati në të djathtë shkon deri lart në rrafshlartë dhe pastaj vazhdojnë kodrinat e lugjet tjera më të vogla deri në Repë në jug dhe deri  në Pollatë në perëndim, ndërsa në lindje, siç thamë më parë, kufizohet me fshatrat e Serbisë. Ka shumë pak tokë buke, po më shumë ka tokë për kullosa. Edhe malet nuk i ka me dru të trashë e të mëdhenj. Si vendbanim njihet që prej para  tragjedisë së familjes së Demë Ahmetit e këtej, që do të thotë prej gjysmës së dytë  të shekullit XIX.

 

Potoku,  shtëpia e Abdullah Ramës, birit të Hamit Ramës

 

Potoku ka qenë i banuar edhe më herët. Kjo vërtetohet në bazë të toponomastikës së fshatit. Dy emra njerëzish kanë mbetur si legjendë në këtë fshat, për ata që kanë jetuar në Potok edhe para Nezir Ahmetit, për të cilët nuk dihet fare se kush ishin, nga kishin ardhur dhe kah e ku kishin shkuar.

Edhe sot është Dardha e Behlul Lushit, mu afër shtëpive pranë së cilës kanë qenë vendosur Izlam Qorri. Ishte një dardhë e madhe dhe e vjetër. Kjo dardhë mban emrin e Behlulit, po kush ishte ky Behluli, nuk e kanë ditur as të parët që ishin vendosur aty. Është edhe Kroni i Smaj Bull`s. Edhe kroit i ka mbetur emri i Ismaijlit, pa ditur    se kush kishte qenë Ismajl Bulla dhe pse quhej kështu. Këta kanë jetuar këtu para se të vinte edhe Nezir Ahmeti dhe Izlam Qorri në Potok. Në këtë krua merrnin ujë për të pirë e për gjithçka që u nevojitej si dhe u jepnin ujë bagëtisë[3]. Kroni ekziston edhe sot e kësaj dite.

Fshati është quajtur  me emrin Përroni i Izlamit (i quajtur Islam Qorri). Përroni i Izlamit ka qenë pronë e Idriz Agës  të Kushumlisë. Një  kohë, administrativisht, ishte pjesë përbërëse e fshatit Mavrishtë (Dvorishtë) e më vonë e fshatit Pollatë[4].

Më parë, në dokumentet e shkruara, e hasim si vendbanim të veçantë, të regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h)[5]. Sipas një harte  etnografike të fundit të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX ky vendbanim kishte 12 shtëpi shqiptare.

 

Lisi i Babës Demë, quhet  kodra mes dy lugjeve që shihet në Reçicë.

POPULLSIA

Në Potok është bërë disa herë regjistrimi i popullsisë, që nga viti 1913 e deri më 1981. Sipas viteve të regjistrimit, ka pasur këta banorë:

Në vitin 1913 fshati kishte 111 banorë;

në vitin  1921 kishte  21 shtëpi me 134 banorë;

në vitin 1948 – 28 shtëpi me 163 banorë;

në vitin 1953 – 26 shtëpi me 161 banorë;

ne vitin 1961 – 26 shtëpi me 161 banorë (146 shqiptarë, 14 serbë, 1 tjerë);

në vitin 1971 – 25 shtëpi me 175 banorë (174 shqiptarë, 1 serb);

në vitin 1981 – 22 shtëpi  me 155 banorë (154 shqiptarë, 1 serb)[6].

 

Banorët e Potokut janë pasardhës të Nezir Ahmetit, vëllait të Demë Ahmetit dhe të Islam Qorrit, birit të Sylës së Demë Ahmetit. Ishte quajtur Qorri sepse ai kishte qenë qorruar nga vetë Novica me rastin e tragjedisë familjare të Demës më 28 qershor 1811. Novica kishte tentuar ta vriste Islamin kur kishte dëgjuar fjalët e Demës që po i thoshte Haifes, nënës së djalit që t`ia ruante atë nga Novica dhe me këtë rast e kishte qorruar.

            Para agresorit serb në vitin 1999 fshati kishte 11 shtëpi shqiptare me rreth 91 banorë. Agresori serb dogji në këtë vendbanim  të gjitha shtëpitë dhe objektet tjera ndihmëse  dhe ekonomike. Më 24 mars 1999 nga forcat serbe, popullata është dëbuar  në Metehi, e pastaj  në vende të tjera[7].

 

Lagjja e pasardhësve të Nezir Ahmetit në Potok

 

 

 

POPULLSIA VENDËSE E POTOKUT

 

Popullsia vendëse e Potokut janë pasardhësit e Demë Ahmetit, më saktësisht pasardhësit e Islam Qorrit, shumica e të cilëve mbajnë mbiemrin e Islamit, pra Islami. Por, më përpara se Islam Qorri, këtu ka zënë vend Neziri i Ahmetit, vëllai i Demë Ahmetit. Këto dy lagje përbëjnë popullsinë vendëse të Potokut.

Njëri i Mavriqit, kur beselicêt kishin ardhur në Pollatë, gjoja për të ikur nga rakia (alkooli) në beselicë të Toplicës, i  kishte thënë të beselicësit :

Rakia e Leskovcit të mban 40 ditë,

            Rakia e Mavriqit  të mban 400 vjet.

 

Mavriqët e Saradranit janë më të afërm me Monollët se sa me të tjerët në Mavriq.

 

Lagjja e pasardhësve të Nezir Ahmetit në Potok

 

 

PASARDHËSIT E NEZIR AHMETIT

Nezir Ahmeti është i vëllai i Demë Ahmetit. Nuk kemi njohuri se ku po jetonin të bashkuar në një familje të tre vëllezërit, që ishin bijtë e Ahmetit (ndoshta të Ahmet Shabanit). Dimë se Demë Ahmeti kishte jetuar në Reçicë, Kosumi i Ahmetit kishte jetuar në Dvorishtë dhe Nezir Ahmeti në mes të Pollatës dhe Dvorishtës, tani në fshatin Potok, që aso kohe ishte quajtur  Prroni i Islamit (është fjala për Islam Qorrin, birin e Sylës të Demë Ahmetit. Nezir Ahmeti ishte vendosur buzë Lumit të Mavriqit e në vend të rrafshët, aty ku edhe sot i kanë shtëpitë pasardhësit e tij.

Të Nezir Ahmetit sot janë vetëm 26 shtëpi. 73 meshkuj dhe 60 femra, gjithsej 133 banorë. 63 me shkollim fillor, 41 me shkollim të mesëm, 1 me shkollë të lartë, 1 me fakultet, 6 studentë, 3 analfabetë, 18 autodidaktë dhe 20 fëmijë. Me punë të përkohshme janë gjithsej jashtë vendit 35 veta, – 20 meshkuj dhe 15 femra.

Pasardhësit e Islam Qorrit sot janë shtuar në 34 shtëpi[8]. Janë 141 meshkuj, 117 femra, gjithsej 258 anëtarë. 125 janë me shkollë fillore të kryer ose janë duke e kryer, 83 janë me shkollim të mesëm, 2 me shkollim të lartë, 8 me fakultet dhe doktorë shkencash, 2 studentë, 1 analfabet, 13 autodidaktë, 24 fëmijë të moshës parashkollore. Janë 66 veta jashtë shtetit, prej tyre 42 meshkuj dhe 24 femra.

 

Shtëpia e bijve të Kadri Mavriqit në Breglum të Dervenit, Fushë Krujë, Shqipëri

 

 

Trungu gjenealogjik I pasardhësve të Nezirit të Ahmetit, vëllait të Demë Ahmetit
E punoiL Gani I. Mehmeti, Podujevë, më 05.01.2017

 

 

 

PASARDHËSIT E ISLAM QORRIT

Është një histori më vete kjo e Islam Qorrit.  Vetë Islami është biri i djalit zëmadh të Demë Ahmetit. Pra, Islami është nipi i Demë Ahmetit. Në tragjedinë e familjes së Demës, Islamin  e kishin shpëtuar me rastin e ndërhyrjes së Llapit në ndihmë familjes së Demës dhe me rastin e hakmarrjes në ta.

Kur po afroheshin Dema me shqiptarët për t`i shpëtuar rejat e Demës, Islami ishte fëmijë diku gjashtë muajsh në djep. Novica kur e sheh se ishte i rrethuar, ndërmerr edhe një aksion, duke tentuar ta vrasë edhe fëmijën e fundit që kishte mbetur i gjallë në familjen e Demës (dhe mendon ta vrasë Islamin). Ai e gjuan me singi. i bjen  në njërin sy dhe ai sy i kishte mbetur për tërë jetën i verbuar. Shih për këtë, Islami u quajt Islam Qorri. Edhe sot njihet me këtë emër. Përkundër asaj që Islami mbetet trashëgimtari më i parë i Demë Ahmetit, nuk është shtuar aq shumë. Pasardhës të tij sot janë vetëm 34 familje dhe, prej tij kemi sot 141 meshkuj me 117 femra. Për të tjerat, shih tabelën e regjistrimit.

Nga Reçica Islam Qorri ishte vendosur në vendbanimin mes Pollatës e Dvorishtës, në një luginë që shkonte nga lindja në perëndim. Kjo luginë, shpatiet e të cilë shtriheshin nga veri – jug, më vonë mori emrin e Islamit dhe u quajt Prroni i Islamit, duke u formuar kështu si fshat i ri.. Mbas ardhjes së  pushtuesve  serbë më 1912, ata ia ndryshuan emrin, duke e quajtur Potok, që do të thotë “përrua”. Me rastin e ndryshimit të emërvendeve të vendbanimeve të Kosovës, ku fshat u quajt LAMAJ.. Ndoshta do të ishte më mirë t`i kthehej sërish emri i tij i vjetër dhe i vërtetë: Prroni i Islamit.

 

POPULLSIA E ARDHUR (MUHAXHIRE) E POTOKUT

 

Edhe në Potok më 1878 u vendosën shqiptarë të dëbuar nga Toplica e vise tjera të Sanxhakut të Nishit. Këta nuk u vendosën pse kishte tokë të tepërt apo të mjaftueshme, sepse edhe  ajo pak tokë që ishte e pakët dhe e ligë, por ata u vendosën, duke iu falënderuar banorëve të atëhershëm, të cilët u paraqitën mjaft solidarë me të përndjekurit.

Më 1878 u vendosën Tërmkollët dhe Bajkollët. Katër familje prej tyre u shpërngulën për Turqi. Tërmkollët janë Sop, ndërsa Bajkollët janë Kelmend[9].

 

Në fund të Përroit t`Islam Qorrit (Potokut) Peisazh:  Natyrë e Potokut

TASHECËT[10]

 

Tasheci është vendbanim jo larg fshatit Pollatë, në pjesën lindore.

Përmendet në defterin kadastral të Vilajetit Vëllk të vitit 1455 me 10 shtëpi e 3 beqarë.

Në vitin 1878, pas aneksimit të tokave shqiptare  të Sanxhakut të Nishit, fshati është i ndarë në dy pjesë. Njëra i takon (fshatit të) Pollatës e tjetra pjesë, ana lindore, i takon  Kushumlisë së Serbisë.

Para disa viteve ky fshat  kishe 20 shtëpi. Mirëpo, shumë familje migrojnë në Turqi (pas vitit 1921), Besianë (Podujevë), Prishtinë, Fushë Kosovë. Kështu, para agresionit serb  në mars-maj 1999, kiahte 12 shtëpi, të cilat së bashku me objektet përcjellëse  dhe ekonomike u dogjën në tërësi; nga ky fshat ishte i vrarë një person. Tasheci nga ushtria serbe ishte djegur edhe ne vitin 1912 dhe 1944. Popullata i kishte bërë rezistencë, kështu, për shembull ishte i njohur  që nga viti 1912 Halit Tashefci, të cilit iu kishin kushtua edhe këngë dhe kulla e tij e njohur ishte djegur në vitin 1999. Pas ardhjes së trupave të NATO-s, dy shtëpi serbe që jetonin aty kishin ikur, për shkak të mizorive të bëra[11].

Sot janë gjithsej 34 shtëpi Tashec. Pre tyre vetëm dy jetojnë në Tashec[12], tri shtëpi janë shpërngulur në Prishtinë dhe 29 shtëpi të tjera janë shpërngulur në Podujevë, ku jetojnë sot e kësaj dite. Tashefcët e dëbuar nga fshati i tyre më 1878 janë vendosur edhe në fshatin tjetër në kufi me Serbinë, Repë, ku përveç të shpërngulurve, jetojnë edhe sot aty.

Sot janë gjithsej 128 meshkuj dhe 109 femra. Gjithsej 237 banorë. 153 me shkollim fillorë, 38 me të mesme, një student, 7 analfabetë, 38 fëmijë. Jashtë janë  33 banorë -17 meshkuj dhe 16 femra.

Tashefcët janë muhaxhirë. Ata, më 1878 u shpërngulën me dhunë nga fshati i tyre dhe dolën këtej kufirit të sotëm Kosovë-Serbi. Fshati i tyre është në kufi me Kosovën, por fshati i tyre mbeti i huaj për ta. Në Potok u vendosën 4 shtëpi. Tashefcët, aty ku janë të vendosur, shkojnë me fshatin Potok e jo me fshatin Pollatë. Vendi ku qenë vendosur ata quhej Te Qukollët.  Disa nga Tashefcët tjerë qenë vendosur në fshatin Repë, në jug të fshatit Potok.

Mbajnë mbiemrat Uka, Mustafa, Abazi, Bahtiri. Shihet nga trungu, se Mustafa është i pari i tyre. Arifi e Abazi janë bijtë e Mustafës, Uka është i Abazit, ndërsa Bahtiri është i Arifit. Pra, nuk e kanë mbajtur për mbiemër të tyre të gjithë emrin e të parit të tyre – Mustafa. Mbiemrin Mustafa e mbajnë vetëm tri familje; mbiemrin Abazi e mbajnë pesë familje; mbiemrin Uka e mbajnë 6 familje, Arifi 16 familje, ndërsa 4 familje mbajnë mbiemrin Bahtiri.

Uka ka qenë pjesëmarrës i frontit në Selanik rreth vitit 1911-1912. Ka qenë i plagosur dhe ka pasur edhe medalje nga shteti serb.

Kufirin kundër serbëve e ka mbrojtur Mustafa deri para Luftës së Dytë Botërore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore e kanë mbrojtur edhe Hajrizi e Muja, kuptohet, bashkë me  fshatarë të fshatrave të tjera përreth. Me kapitullimin e Gjermanisë, Muja, për t`u ikur përndjekjeve nga serbët e komunistët, ka qenë inkuadruar në Brigadat Partizane në vend.

Ejupi është plagosur në kokë nga granata mbi Bradash, në Popovë në luftën e fundit kundër serbëve, më 1999. Ejupi ka mbetur gjysmë i verbër prej plagëve që ka marrë e nuk sheh mirë as sot e kësaj dite.

Pajaziti ka marrë pjesë në luftën e Koshares dhe ka qenë plagosur në vesh. Kishte  ardhur nga Gjermania për të ndihmuar Luftën  e Ushtrisë Çlirimtare.

Uka i Salih Tashefcit është vrarë nga serbët më 28 mars 1999 në dyert e Bejtë Mërrnicës në Podujevë.

Të gjitha shtëpitë e Tashecëve kanë qenë të djegura në Potok, ndërsa shtëpitë e të shpërngulurve kanë qenë të djegura përgjysmë,  të gjitha.

Edhe Tashecët e Potokut janë shtuar në 34 shtëpi. Gjithsej janë 237 banorë – 128 meshkuj dhe 109 femra. 153 janë me shkollim fillor, 38 me shkollim të mesëm, 1 student, 7 analfabetë dhe 38 fëmijë të moshës parashkollore. Në Potok kanë mbetur vetëm dy familje me 11 anëtarë. Deri me 1999 ishin 7 shtëpi në Potok. Familjet tjera janë shpërngulur dhe janë vendosur në Podujevë 29 dhe në Prishtinë 3 familje.


 

 

EMËRVENDET E FSHATIT  POTOK TË MAVRIQIT TË LLAPIT

  • Ahat e Mdhaj
  • Ara e Ademit, VL. Livadh
  • Ara e Arifit t`Uks, livadhe mal
  • Ara e Bal’s, J. Arë.
  • Ara e Gatë, P. Arë.
  • Ara e Hamitit
  • Ara e Imerit, V. Arë.
  • Ara e Kronit, V. Arë.
  • Ara e Kronit t`Nezirit
  • Ara e Maliqit L. Ishte i vëllai i Ramës. Nuk ka lënë trashëgimtar. Tani është prone e bijve të Bajrushit.
  • Ara e Murselit, P. Arë.
  • Ara e Nuhës
  • Ara nër Shpi
  • Ara e Sahitit t` Cek`s L. Livadh.
  • Arat e Veselit, V. Ara. Veseli ka qenë djali i katërt i Nezir Ahmetit, djali i të vëllait të Demë Ahmetit.
  • Arrat e Sahitit, P. Pemë. Sahiti ka qenë i Ceks t’Imerit t’Nezir Ahmetit. Sahiti i kishte pasë tre djem: Rexhepin, Halitin e Mehmetin. Haliti vritet në Luftën e Parë Botërore, në vitin 1916, Rexhepi vritet në vitin 1932, ndërsa Mehmeti jeton në Barainë, i cili është shpërngulur në vitin 1926.
  • Balltaku i Sahitit, VP.
  • Bahçet e Tashesve, VL. Kopshtije pemësh.[13]
  • Bregu i Ahave, V. Ahishtë.
  • Bregu i Mullinit, V. Mal.
  • Bishti i livadhit t`Abdullahut L, Livadh
  • Bishti i rrafshit, -kullosë
  • Çajri (i) Cek’s, P. Kullosë.
  • Çajri (i) Halitit t’Zenelit, V. Kullosë.
  • Çajri i Islamit, – Kullosë,
  • Çajri i Avdisë L, prone e Abdullah Ramës
  • Çesta, VL. Çesta quhet për arsye se është prerë mali dhe mbas të prerit të tijë ka dalë një mal tjetër me drunj të shpesh.

 

  • Çuka e Dardh’s Dem’s, L. Mal.
  • Çuka e Ram’s, JP. Ledinë e Mal. Rama ka qenë i biri i Islam Çorrit.
  • Dardha e Alisë JL
  • Dardha Menike, V. Dardhë.
  • Fun Ar’s t’Brahimit, L.
  • Fun Rrezes t’Vulit, L. Mal.
  • Furrigu i Çur’s, V. Therrishtë.
  • Guri (i) Madh, V
  • Kodra e Ademit, L. Livadh.
  • Kodra e Dvorishtës
  • Kodra e Gatë, V. Mal e ledinë.
  • Kodra e Uk Potokut, VL. Ledinë.
  • Koliba e Kaçakve, V. Vendi i mihur, ku kanë ndenjur kaçakët.
  • Krojtë e Lugu t’Çuk’s, L. Burim.
  • Krojtë  e Lugut t’Qarrit, L. Burime.
  • Krojt e Lugut t’Rrafshit, VL. Burime.
  • Kroni (i) Ar’s, V. Krua.
  • Kroni (i) Asqereve t’Mretit, VL. Burim.
  • Kroni (i) Behlulit t’Lushit, P. Krua.
  • Kroni (i) Halimit, JP. Krua.
  • Kroni fun Kodre
  • Kroni (i) Lejthisë, L.
  • Kroni (i) Lugut t’Mexh’s, JL.
  • Kroni (i) Maliqit, JL.
  • Kroni I Marmullit, –
  • Kroni (i) Mullinit, L.
  • Kroni (i) Rrezes t’Vulit, L. Ku të dihet kush ishte Vuli?
  • Kroni (i) Smajl Bull’s, JP. Ishte batri lëvizës nga një vend në tjetrin. Ka qëndruar një kohë në një vend dhe e ka ndërruar pastaj vendin. Me gjithë bagëti.
  • Kroni (i) Tashefcit, V. Krua.
  • Kroni (i) Uk’s, V. Krua.
  • Kroni I Lugut t`Çuk`s
  • Kroni I Maliqit, L.
  • Kufini, L- është fjala me kufirin serb
  • Krye Kodre, L. Livadh.
  • Krye Prronit t’Potokut, V. Ledinë
  • Lama e Nuh’s, V. Livadh.
  • Livadhi (i) Ajetit, V. Livadh.
  • Livadhi (i) Maliqit, JL: Livadh.
  • Livadhi n` Qafa
  • Livadhi te Krekci
  • Lisi me Rrajë, V. Lis. Nga se i kanë dalë rrënjët jashtë, quhet Lisi me Rrajë
  • Lkeni, V. Livadh.
  • Llazi
  • Lugu I Blets
  • Lugu i Bollic’s, L. Mal e Livadh. Tashefcët I kanë mbajtur buallicat. Kishin pasur  mullinj, kroje e pusa
  • Lugu i Çuks, JP. Mal.
  • Lugu i Fierit, L. Kullosë. Në të ka fier.
  • Lugu i Kaprojve, V. Mal. Quhet kështu sepse këtu kanë ndenjur Kaprojtë.
  • Lugu i Kinlave, L. Mal. Është pyll me drunj ahu i përzierë me drunj shkoze e lajthie. Nëpërmjet këtyre drunjve del edhe një lloj bari me emrin Kinla.
  • Lugu i Konakut, V. Livadh.
  • Lugu i Kronit, V. Livadh.
  • Lugu i Lejthisë, L. Mal.
  • Lugu i Mexh’s, JL. Mal.
  • Lugu i Qarrit, VL. Mal. Ka drunj të mëdhenj çarri.
  • Lugu i Rrafshit
  • Lugu i Rrahisë, VL. Livadh.
  • Lugu i Salihit t’Azem Potokut, V. Mal.
  • Lugu i Sanave, L. Mal.
  • Lugu i Sieçit t’Imerit, L. Mal.
  • Lugu i Thiut, V. Mal. Quhet kështu, për arsye se këtu ka ndejtur një thi (derr) i egër një kohë.
  • Llazi (i) Potokut, J. Merre, ledinë.
  • Mahalla e Islamoviqe, P. Lagje. Ndryshe quhet Mahalla e Izlam Çorrit, sepse janë pasardhës të tij. Vendi ku është ngritur kjo lagje ëhstë quajtur Prroni. Izlami ka qenë biri i Dem Ahmetit.
  • Mahalla e Neziroviqe, P. Lagje. Nezir Ahmeti ka qenë vëllai i Demë Ahmeti. Neziri i ka pasur katër djem. Deri vonë të gjithë pasardhësit e tij thirreshin me mbiemrin Neziri, Mirëpo, me zgjerimin e familjeve të kësaj lagjeje nisin e ndahen në nënlagje tjera të reja, të cilat lagje marrin emrat e djemve të Nezirit.
  • Mahalla e Smajloviqe , P. Lagje. Është një lagje e re, e cila quhet në emrin e stërnipit të Nezir Ahmetit. Kjo lagje është shpërngulur e tëra nga Potoku, prej të cilëve dy familje kanë dalë edhe jashtë shtetit; në Francë dhe Zvicër.
  • Mahalla e Tashesve, VL. Lagje. Kjo lagje ëhstë e ardhur nga katundi me të njëjtin emër, i cili gjindet në kufi me Potokun. Këta kanë ardhur rreth vitit 1875, në kohën kur ka qenë shtyrë kufiri nga Jastrebci e deri në ekzistimin e sotëm të kufirit  Ko0sovç – Serbisë.

Nga fisi, janë fis me Mavriqin – Sop.

  • Mahalla e Ukoviqe, V. Lagje. Kjo lagje është pjesë e lagjes së neziroviqe. Janë vetëm dy familje, të dyjat me banim në Potok. Uka ka qenë djal i tretë i Nezirit, dhe me këtë emër na dalin një mori emrash të vendeve.
  • Mali (i) Ar’s t’Kronit, VL. Mal.
  • Mali nër Ara t’Ukoviqe, L. Mal.
  • Mejdentepe, VL. Livadh. S’dihet pse quhet kështu.
  • Mi shpi t’Veselit, V. Mal e Kullosë.
  • Osoja e Dardh’s t’Dem’s, L. Mal.
  • Osoja e Potokut, V. Mal.
  • Osoja e Prronit t’Izlamit, JL. Mal. Kështu quhet ana e majt e derdhjes së këtij prroni. Ky emër dëshmon se dikur vërtet është quajtur Potoku Prroni (i) Izlamit e jo Potok.
  • Qershia e Nuhës
  • Prroni (i) Izlamit, P e L. Përrua. Dikur Potoku është quajtur me emrin Prroni i Izlamit Shtrihet prej perëndimit e shkon deri në lindje të piko orientimit tonë. Shkon ky përrua prej shtëpisë së Jahirit e deri përtej lagjes së Tashesve. Potoku ka qenë pronë e Idriz Agës nga Kushumlia.
  • Prroni i Potokut, – Eshte mes Kodrës së Dvorishtës dhe Rrafshit
  • Reka e Mavriqit , P. Lumë. Lumi që kalon nëpër një pjesë të vogël të Potokut, nga Potokasit quhet Reka e Mavriqit, sado që edhe vetë Potoku bën pjesë në Mavriq.
  • Roga e Bal’s, P. Ledinë.
  • Roga e Kronit, V. Ledinë.
  • Roga e Kumpirave, L. Ledinë. . Mal. Në fillim I ka mbjllur kumpirat aty Islami I Sylës, nipi I Demë Ahmetit
  • Rrafshi (i) Lugut t’Mexh’s, JL. Mal.
  • Rrafshi Koderës të Dvorishtës
  • Rrafshi (i) Uk’s. VL. Ledinë.
  • Rrahija, V. Livadh e mal. Që kur një pjesë e tij ka qenë prerë për t’u bërë tokë e punuar, është quajtur Rrah vendi. Pjesa e pyllit të prerë është shndërruar në livadh. Dhe tani ky vend është me mal e me livadh.
  • Rrezja e Bregut t’Ahave. VL. Mal.
  • Rrezja mi Shpi t’Sahitit. L. Mal.
  • Rrezja e Potokut. V. Mal.
  • Rrezja e Prronit t’Izlamit, P. VP. V e VL. Mal. Rrezja e Prronit t’Izlamit shtrihet në Veri, Veriperëndim, në Perëndim dhe në Verilindje të pikorientimin tonë. Është ana përballë Osojës t’Prronit t’Izlaimit, përndryshe i bie ana e djathtë e derdhjes së Përronit.Ndryshe quhet edhe Rrezja e Prronit t’Potokut.
  • Rrezja e Vulit, L. Mal. S’dihet kush ishte Vuli.
  • Sekullari, V. Mal e livadh. Është një lloj kodre e ngritur më lart se të tjerat. Gjindet në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës. Këtu ka qenë Karolli
  • Shavari, L. Livadh. Vend i pasur me shavar.
  • Shkoza tu Bunari, J. Livadh.
  • Shpati (i) Ar’s t’Gatë, JP. Mal.
  • Shpati (i) Lugut t’Kinlave, L. Mal.
  • Shpati mi Xhade, P. Mal. Quhet edhe Shpati mi Shpi t’Murselit
  • Shpia e Ademit, VL. Truall. Pasardhësit e Ademit sot quhen Mahalla e e Smailoviqe, sepse nga të katër djemët e Ademit, vetëm Smajli ka lënë trashëkgimtarë. Mahalla e Smajloviqe është shpërngulur e tëra nga Potoku, ndërsa shtëpisë së Ademit i kanë mbetë vetëm gjurmët e gërmadhave.
  • Shpia e Ajetit t` Veselit
  • Shpia e Bahtirit
  • Shpia e Bajrushit
  • Shpia e Behlulit, L. Truall. Tash është pronë e Bajrush Islamit. Nuk dihet se kush ka qenë Behluli. Dihet se ka qenë i Lushit, sepse ndryshe vendi quhet edhe Tu Shpia e Behlulit t’Lushit.
  • Shpia e Jahirit
  • Shpia e Halilit
  • Shpia e NImanit, – tashefc
  • Shpia Nuhës
  • Shpia e Salihit
  • Tu Bojlija, V. Qershi. Vendi përreth është livadh.
  • Tu Bunari, V. Bunar.
  • Te Dheni (i) Çerep’ve, V. Mal. Kuptohet, është vendi ku kanë marrë dhe për të mbaruar çerepët.

 

  • Tu Molla (e) Egër, P. Livadh.
  • Tu Mullini, L. Mal me lajthia.
  • Te Koshi (i) Halitit, L. Livadh.
  • Te Krekci, VL. Lloj druri.
  • Te Shavari
  • Te Udhët kryq
  • Tu Kërrpajat (e Uk’s), P. Mriz.
  • Tu Polloshka, L. Mal me gropa. Është një lloj i dardhave të buta, të cilat me emrin tjetër quhen edhe Krypimehçe.
  • Tu Shpia e Sahitit, L. Truall.
  • Tu Udh’t Kryq, L.  Rrugica. Vendi ku janë kryquar rrugët.
  • Tu Vigu, P. Urë. Vigu, quhet ura mbi lumin që vjen nga Dvorishta, i cili shkon për në Pollatë.
  • Therraja, V. Mal me shkurre, therrishtë.
  • Udha e Çastes, VL. Rrugicë.
  • Udha e Kodrës t’Uk’s, VL. Rrugë.
  • Udha e Kronit t’Smajl Bull’s, JP. Rrugë. Për Smajl Bullën nuk dihet se kush ka qenë. Mirëpo, ai kishte qenë dhe kishte banuar këtu një kohë të gjatë. Ai ishte marrë me bagëtinë e imtë, i cili kishte thënë: “Unë nuk kam ndejtë kurrkund ma shum se 4-5 vjet, po gjaja nuk më janë mbajtë kurrkund ma mirë se këtu në Prrue t’Izlamit. Kodër asht, po gjaja metilen.” Është për t’u çuditur se delet metilen vetëm lugjeve e jo edhe kodrinave.
  • Udha Krye Kodre, L. Rrugicë.
  • Udha e Livadhit t’Kronit, V. Rrugë.
  • Udha e Lugut t’Çarrit, VL. Rrugë.
  • Udha e Lugut t’Sanave, L. Rrugicë.
  • Udha e Llazit, J. Rrugë. Kjo rrugë niset nga Zyreja e Vendit në Pollatë, shkon nga Vorret e Alioviqe dhe në kufi me Serbinë.
  • Udha e Osojs t’Bardh’s t’Dems, L. Rrugicë.
  • Udha prej Jahiri e n’Rrafsh, P. Rrugicë.
  • Udha pej Reke e n’Mahallë t’Izlamoviqe, JP. Rrugë.
  • Udha pej Xhadje, P, Q e V. Kjo rrugë ndahet nga xhadeja e shkon drejt Prronit t’Izlamit (Potokut) e Kah lagjja e Tashesve dhe deri në katundet e serbisë. Niset, pra në perëndim, shkon nëpër qendër e del në veri të pikorientimit tonë. Është rruga kryesore e katundit. Ndryshe e quajnë edhe Udha e Prronit t’Potokut dhe Udha e Prronit t’Izlamit.
  • Udha e Rog’s t’Ahisht’s, J. Rrugë.
  • Udha e Rog’s Tahirit, L. Rugicë.
  • Udha e Rrafshit t’Lugut t’Mexh’s. JL. Rrugicë.
  • Udha e Sieçit t’Imerit, L. Rrugicë.
  • Vorret e Alioviqe, J. Varreza.
  • Vorret e Izlamoviqe, J. Varreza.
  • Vorret e Halitit t’Zenelit, V. Varreza.
  • Vorret (i) Maxhupit, V. Varr.
  • Vorret e Selmonoviqe, JP. Varreza.
  • Vorret e Tashesve, VL. Varreza. Tashefcët I kaë varret e tyre I kanë edhe përtej kufirit
  • Vorret e Ukoviqe, V. Varreza.
  • Vorri I Sahitit, L.
  • Xhadja, P. Rrugë. Xhade quhet rruga që kalon nëpër Pollatë – Dvorishtë.
  • Zabeli i Abdullah Ramës L
  • Zabeli (i) Rexhepit, L. Mal.

 

Informatorët për Potok:

  1. Bajrush Islami, 1911, bujk, autodidakt, Potok, 25.XI.1976
  2. Jahir Potoku, 1918, autodidakt, Podujevë
  3. Ramadan Mavriqi, 1930, bujk, analfabet, Prishtinë, 29.I.2006
  4. Idriz Mavriqi, 1946, punëtor. SHME, Prishtinë, 29.I.2006
  5. Shaban Mavriqi, 1956, shofer, Prishtinë, 29.I.2006
  6. Adem Mavriqi, 1965,vozitës, Prishtinë, 29.I.2006
  7. Ruzhdi Arifi, 1950, mësues, Potok.
  8. Imer Uka, 1939, Podujevë
  9. Hajdin Arifi, 1952, Podujevë.
  10. Rrahim Latifi, 1942, punëtor, Podujevë

 

 

Si gjithherë : Vërejtjet dhe këshillat i mirëpresim!

[1]  Marrë nga Kadastri në Podujevë më 25.XII.2004.

[2]  Gani Mehmeti: Toponomastika dhe mikrotoponimia e Mavriqit të Llapit”, punim diplome, Fakulteti Filozofik (Filologjik), dorëshkrim, Prishtinë, 1981,f. 6.

[3]  Marrë nga Jahir Islami – Potoku, pasardhës i Islam Qorrit, tani 90 vjeçar. Podujevë, më 6.I.2008

[4]  Dr. Jusuf Osmani, vepra e cituar, f. 169.

[5]  Dr. Jusuf Osmani, vepra e cituar, f. 169.

[6]  Dr. Jusuf Osmani, v. e cituar. F. 169.

[7]  Dr. Jusuf Osmani, po aty.

[8]  Statistika për numrin e shtêpive dhe numrin e banorëve flet për kohën kur janë marrë shënimet, nga viti 2004 deri më 2009. Kuptohet ; se sot ajo nuk u përgjigjet numrave tanë. Duhet të jenë shtuar edhe shtêpitë edhe banorët.

[9]  Dr. Fehmi Pushkolli: Llapi gjatë historisë…, faqe 392.

[10] Emrin e këtij fshati e gjejmë të shkruar në disa forma : Tashec, Tashefc, Tashevc. Mendimi im është  për variantin e parë – Tashec, ndoshta nga Tash+ec, që kanë mundur lehtë ta ndryshojnë serbêt, ashtu si u pëlqen atyre dhe ta largojnë nga Shqipja. Flitet se aty ka qenë edhe një Tashë-a, që me gjasë, ai êshtê urdhêruar të –eci – Tashë +ec, që –ë-ja bjen, natyrisht si në trup të fjalës kur bashkangjiten dy fjalë, që këtu janë Emër+Folje…

Është pak a shumë problematike drejtshqiptimi dhe drejtshkrimi i fshatit dhe të banorëve të vetë fshatit Tashevc. Në popull shqiptohet me f – Tashefc-i; Tashefcë-t. Nganjëherë edhe pa –v e pa –ë: Tashec-i: Tashecë-t. Emri Tashevc-i, Tashevcë-t është i huazuar nga serbokroatishtja, sipas mendimit tonë, nga që ata e quajnë Taqevac. Ndërkaq, sërish sipas mendimit tim, më së drejti është ta quajmë Tashec-i për fshatin dhe Teshec-ë-t për banorët e fshatit.

[11]   Dr. Jusuf Osmani, po aty, faqe 223.

[12]   Sipas informacioneve tona dhe sipas numrit të fshatrave që ka treva e Llapit nuk ekziston fshati me këtë emër – TASHEC. Pjesa e ndarë e këtij fshati më 1878  është bashkangjitur fshatit Potok, ndërsa banorët  quhen Tashec dhe ndjehen tamam se janë e i takojnë po atij fshati, i cili në territorin e Llapit nuk ekziston. Tani, është pakëz çështja e koklavitur nga që nuk është e sigurt se u nda fshati, sipas Dr. Jusuf  Osmanit, apo u ndoq popullata nga fshati Tashec që sot figuron në Komunën e Kushumlisë së Serbisë së sotme, apo të Serbisë pas vitit 1878, kur nën të mbetën gjithë fshatrat e Toplicës.

[13] Sipas individëve dhe sipas tekeve të tyre, banorët e Mavriqit herë e shqiptojnë Bashqe e herë Bahçe, pra, nuk kanë humbur ose shtuar shumë, vetëm një-s. BA(S)HQE dhe  BAHQE. Kur shqiptohet me-sh, zbut bashkëtingëlloren e zëshme nga -Ç në -Q.

Pëmbledhi: Gani Mehmeti

FSHATI REÇICË

Shtrihet në krye të Grykës së Mavriqit, përtej Sllatinës në veriperëndim, rreth 30 km larg qendrës komunale të Llapit – Podujevës. Fshati është i regjistruar  dhe përmendet  në vitin 1455 në defterin kadastral osman të Vilajetit Vëllk  me 14 shtëpi dhe dy beqarë[2]. Është vendbanim i tipit të shpërndarë dhe i ndarë në nënlagjet: Jaha, Sinani e Shabani që janë të një vëllazërie dhe atë të lagjes Mehanë, të cilët janë të ardhur nga fshati me të njëjtin emër nga Toplica në vitin 1878.

Edhe ashtu, sot Reçica ka mbetur e zbrazët dhe ish banorët e tij e vizitojnë vetëm për dy tri javë kur janë kosimet. Atëherë vijnë këtu ata sa për të grumbulluar barin për kafshët e tyre dhe ikin për në rrafshin e trevës së Llapit. Po edhe për bari nuk vijnë të gjithë. Këtu vjen një numër i vogël. (Eh, sa është etur për banorët e vet ky fshat!). Burimet janë bërë pa u dëlirur sepse nuk ka më barinj në të. Malet janë trashur, sepse kanë humbur të zotët, kanë tretur dhe sikur kanë harruar se e kanë një pronë atje në majet më të bukura të trevës së Llapit, atje, ku siç thotë Naim Frashëri, ku fryn veriu në verë e atje, ku mërzen cjapi me zile! Veriu fryn sërish, po zile e këmborë nuk ka më. Atje ka mbetur pa njeri brenda kulla e Demë Ahmetit, kulla ku u vranë e prenë rreth 30 veta nga shkiet më 1811, është këtu ajo kulla e Ajetes.  Ka mbetur e vetmuar e tërë Reçica ,e cila ushqente aq banorë fshati dhe, e cila, aq e vlefshme ishte. Në Reçicë sot nuk kultivohet as druri më. Reçicasit e sotëm i gjen kudo në rrafshin e Llapit, por jo në Reçicë.

 

 

 

Të gjitha objektet te Kulla e Demë Ahmetit në Reçicë

 

Familja më e njohur në fshatin Reçicë ishte ajo e Demë Ahmetit. Historikisht kjo familje përmendet më 1455 në mesin e 15 familjeve të tjera, si Kola Reçi, Reça e ndoshta edhe Reçica, kurse shpjegime të tjera nuk janë dhënë. Kola, si zot shtëpisë, përmendet edhe në dokumentet osmane për Sanxhakun e Vushtrrisë të vitit 1487. (Dokumentet nuk janë botuar). Sipas këtyre dokumenteve, të mbledhura në terren  prej 23 qershorit deri më 2 korrik 1487, është shënuar se në fshatin Reçicë ishin 12 familje dhe 2 beqarë. Aty përsëri përmendet familja , ku zot shtëpie ishte Kola. Në kujtesën e historike është ruajtur se biri i Kolës është Pepa, i cili jetoi deri rreth vitit 1650. Në literaturën serbe përmendet se i pari i Mavriqit ishte Pepë Kola i fisit Sop të Mavriqit. Si zot shtëpie i familjes së Pepë Kolës të besimit katolik përmendet Leka dhe i biri in tij Gjoni[3].

Është koha  kur zhvillohen luftrat austro-turkedhe bëhen shkatërrime të mëdha nga të dyja palët ushtarake, të cilët luftërat i zhvillojnë  në tokat shqiptare. Atëherë njerëzit ishin të rrezikuar edhe nga sëmundja e mortajës. Kështu, për të shpëtuar nga këto të këqija, njerëzit janë përpjekur të gjejnë vende të paprekura nga sëmundja, prandaj edhe reçicasit kanë zbritur pak më poshtë, në juglindje të fshatit dhe janë vendosur në Dvorishtën e sotme. Këtu ka ardhur Pepa apo Gjoni, nuk është me rëndësi, por toponimi Guri i Gjonit në Dvorishtëflet shumë, dhe, me gjasë, pasardhësi i Gjonit, islamizohet. Megjithatë, sipas gjasave nga Gjoni  rrjedhin mavriqasit e sotëm, e sidomos reçicasit dhe vetë Demë Ahmeti. Deri në këtë kohë shqiptarët e kanë shfrytëzuar edhe kishën e tyre në Reçicë. Me islamizimin e tyre  kishës ia kishin kthyer shpinën. Me t`i kthyer shpinën kishës, atë e përvetësojnë sllavët, duke e quajtur të tyren, pa qenë asnjëherë e tyre. Kjo ishte politikë e turkut dhe e sllavit, që shqiptarët të mbesin pa identitet konfesional e religjioz. Ndërkaq, nën gjurmët e objektit të kishës, gjenden edhe varrezat në një shpat mjft të thepisur dhe ka nevojë për hulumtime arkeologjike.

Reçica, me emrin e ri, Demahmet, ka një sipërfaqe prej  1217 ha, 74 ari e 51 metra katrore, që do të thotë se ka mbi 12 km2.

Gjurme të kulturës materiale gjenden në vendin e quajtur Rumeçiq, ku ka tulla, tjegulla, enë të dheut etj. Sipas gojëdhënës e cila është përcjellë brez pas brezi gjatë shumë gjeneratave, ky lokalitet ekziston qysh nga koha e sundimit romak, edhe pse nuk është i studiuar ose i hulumtuar.

 

Reçica

 

Elemente të tjera karakteristike që vlen të theksohen janë varrezat dhe gjurmët e kishës, për të cilën supozohet se është e kohës së krishtërimit të hershëm.  Në fshat ndodhej bazilika e kishës, e cila gjendet te Reka e Belloshës. Këtë janë munduar ta përvetësojnë serbët. Mirëpo, është konstatuar se është kishë e vjetër para sllave e periudhës romake[4].

Reçica përmendet në të gjitha dokumentet e shkruara nga viti 1455[5],  në  regjistrin sumar të Sanxhakut të Vushtrrisë të vitit 1487 dhe kishte 12 shtëpi e 2 beqarë[6], në vitet1566-74 kishte 7 shtëpi e 6 beqarë[7]. Reçica përmendet disa herë edhe në vitet 1763-1783 në regjistrin e Manastirit të Deviçit. Po me këtë emër është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe në atë të vitit 1900 91318 h)[8].

Në vitin 1979 Reçica kishte 57 familje, por  më vonë 52 prej tyre  kishin qenë shpërngulur, ndërsa vetëm pesë familje po jetonin në Reçicë. Shkaku kryesor i shpërnguljes së banorëve është  paperspektiva për jetë në fshatrat malore-kodrinore dhe mbetja prapa në të gjitha lëmenjtë e jetës, përveç shkollimit fillor.

Përmendorja kushtuar Demë Ahmetit nga pasardhësit e tij, e mbetur e papërfunduar deri tani, në hyrje të fshatit Reçicë. Do të ishte mirë ta ndihmonte edhe komuna deri në përfundim

POPULLSIA E REÇICËS

Sipas regjistrimeve nëpër vite, Reçica kishte banorë me sa vijon:

  • në vitin 1913 kishte 153 banorë në Reçicë;
  • në vitin 1921 kishte 14 shtëpi me 119 banorë;
  • në vitin 1948 kishte 17 shtëpi me 188 banorë;
  • në vitin 1953 kishte 17 shtëpi me 207 banorë;
  • në vitin 1961 kishte 24 shtëpi me 202 banorë;
  • në vitin 1971 kishte 17 shtëpi me 154 banorë;
  • në vitin 1981 kishte 14 shtëpi me vetëm 102 banorë.

Nuk mbahet mend të ketë pasur banorë të kombeve tjera në Reçicë, pra , të gjithë ishin shqiptarë.

Shpërngulja e popullatës nga Reçica ka filluar herët. Qysh në vitin  1935 ishin shpërngulur në Shkabaj familjet (vëllezërit) Ibishi;  Ali, Sheqir, Ruhan, Rrahman e Halil Ibishi dhe Asllan (Lan) Asllani.

Bahtir e Rrustem Fejzullahu në Shajkofc ishin vendosur në vitin 1950.

Në vitin 1954 Beqir Jaha ishte shpërngulur në Trepçë.

Më pastaj, në vitin 1955 kemi zhvendosjet e para gati masovike që fillojnë nga ky fshat, kur Hamzë, Halim, Brahim e Hashim Jaha vendosen në Sfeçël, ndërsa po këtë vit vendoset në Letanc Pajazit Fejzullahu, kurse Halil, Ejup e Zeqir Fejzullahu vendosen në Sfeçël.

Në vitin 1957 Feriz e Idriz Fejzullahu vendosen në Peran, ndërsa vallai i tyre , Abazi vendoset në Dumnicë, kurse djali i Idrizit, Ilazi ishte vendosur po këtë vit në Bajçinë.

Në vitin 1958 në Bajçinë vendosen Abdullah, Rizah e Isuf Fejzullahu.

Dy vjet më vonë, më 1960 në Sfeçël shpërngulet edhe  familja e Bislim Fejzullahut, Tahir e Tafil Jaha shpërngulen në Gllamnik kur Islami Sefës (Islam Islami) ishte vendosur në Tërnavicë, bijtë e të cilit shpërngulen në Peran në vitet e 1980-ta.

Ali Jaha shpërngulet në Ballovc në vitin 1964 me të bijt, ndërsa i vëllai i tij, Fazli Jaha ishte vendosur po këtë vit në Surkish, po ashtu me bijtë e tij Jahir, Sheqir, Ilaz etj.

Në vitin 1965 kemi shpërnguljen e vetëm një familjeje, atë të Nazmi Sefës, që ishte vendosur në Podujevë.

Dhe, tani sikur bie pakëz fluksi i shpërnguljeve. Për pesë vjet kemi vetëm një familje të shpërngulur, është ajo e Sylejman Sefës, që vendoset në Polanicë me vëllezër në vitin 1970. Këtë vit Ramë Jaha vendoset në Ballovc, ndërsa Jahiri i Xhelë Jahës në Tenezhdoll.

Më 1972 kemi shpërnguljen e Sherif Jahës në Sfeçël.

Më 1975  Latif Jaha shpërngulet në Prishtinë, Hajriz Jaha në Ballovc dhe Rushit Hamiti në Bajçinë.

Arifi i Zukë Jahës vendoset në Podujevë në vitin 1978.

Në vitin 1979 bëhet shpërngulja e tri familjeve Shabani: ajo e Niman, Osman e Rexhep Shabanit në Bajçinë, ndërsa këtë vit Neziri i Xhelës vendoset në Katunishtë.

Në vitin 1980 shpërngulen: Muharrem e Shefki Jaha në Gllamnik[9].

Ndërmjet viteve 1981 e 1999 kemi edhe shpërnguljet e familjeve të fundit të mbetura në Reçicë: Mehmet Jaha, Hajriz  Fejzullahu, Sadik Hamiti, Miftar Fejzullahu e Bajram Sefa si dhe dy familjeve  Zeqir e Qazim Mehana. Dhe… Dhe, sot nuk ka asnjë banorë në Reçicën e Demë Ahmetit. Mirëpo, pronën e kanë të gjithë ashtu sikur e kanë pasur deri sa kanë jetuar atje, sepse ajo nuk është shitur, mbasi nuk e ka blerë askush.

Të shpërndarë anekënd Llapit e Kosovës, sot me prejardhje nga Reçica janë gjithsej  152 familje, nga 55 familje që kanë qenë deri në vitin 1980. Banorët e fshatit Reçicë[10] të Mavriqit të Llapit të gjithë janë pasardhës të familjes së Demë Ahmetit Deri sa Islam Qorrin e kishte vendosur në Përroin e Islamit (kështu u quajt nga vetë Islami) dhe Mehmetin e Mehmetit, do të thotë nipin  tjetër, e kishte vendosur në Sllatinë,

 

 

Në një ekspeditë shkencore, para përmendores së Demë Ahmetit dhe të rënëve të tjerë në Grykën e Mavriqit të Llapit, në Reçicë. Nga e majta: Prof. Dr. Shefki Sejdiu, Dr. Mehmet Halimi, Dr. Jusuf  Osmani dhe autori i kësaj monografie.

 

Fshati Reçicë është në majat më të larta të Mavriqit. Ka katër lagje: Jahët, Sinanët, e Shabanët, të gjitë pasardhës të Demë Ahmetit.  Lagjja tjetër është ajo e Mehanëve,të ardhur nga fshati Mehan në vitet ezbrazjes së Toplicës me shqiptarë, pra në vitet 1877/1878. Në vitin 1979 jetonin vetëm 5 familje në eçicë, ndërsa sot nuk jeton as edhe një familje në të. Të gjithë banorët janë shpërngulur prej këtij fshati.

                

Mulliri i Demë Ahmetit, Reçicë

     Pikorientimi: Vorret Q (Qendra)

(V, VL, VP, P, L, J, JP, etj. Tregojnë anët e horizontit nga qendra, apo nga pika e orientimit në mbledhjen e emrave të vendeve.)

 

  • Ara e Ajetit, V. Më parë është quajtur Ara e Azllanit. Është pronë e Ali Jahës.
  • Ara e Bajramit, P. Quhet në emër të pronarit të sotëm.
  • Ara e Bregut, P. Kompleks arash që gjenden në një breg. Janë pronë e Sadikut.
  • Ara e Ledin`s, VL. Ka qenë lëndinë, ndërsa tani është arë.
  • Ara e Lugut t’ Lejthijave, P. Lejthijat janë shumë të mëdha.
  • Arat e Lugut, J. Quhen të Lugut, nga se gjenden në një luginë.
  • Arat e Padezhit, V. Tash janë livadhe.
  • Arat e Plepit, P. Tani ka plepa të rinj, me gjasë që kanë dalë (mbirë) nga një plep më i parë.
  • Ara e Rek’s, VP. Ishte pronë e Ali Jahës, tani është pronë e Sadikut.
  • Ara e Sabitit, P. Ka qenë pronë e Sabitit, i cili ka qenë shpërngulur jashtë Kosovës – në Bihaq të Bosnjë e Hercegovinës. Tani është pronë e Mehmetit të Zukës.
  • Araqt e Stanit, P. Këtu kanë qenë të vendoisura stanet e DemëAhmetit. Tani është pronë e Sadikut t`Hamitit.
  • Ara e Sheqiroviqe , VL. Sheqirovitë janë shpërngulur në Turqi pas vitit 1912. Tani ara është pronë e Niman Shabanit
  • Ara e Zuk`s, VP. Tani është pronë e Shefkiut.
  • Ara mi Shpi, P.
  • Arat mi Shpia t`Osmanit, V.
  • Arat nër Shpi t`Osmanit, V. Duhet të kuptohet, arat, të cilat janë nën shtëpinë e tij, quhen Arat nër shpi, ndërsa at që janë në anën e sipërme të shtëpisë së tij, quhen Arat mi Shpi t`Osmanit
  • Ara nër Shpi, P.
  • Bashqja e Zeq`s, VL. Ka kumbulla, dhe, shpesh quhet bashqja e Kumllave. Këtu është edhe kroni.
  • Bregu, V. Është mal.
  • Bregu i Çobane, L. Këtu kanë ndnjur barinjtë në kohën sa kanë mrizuar delet (bagëtia).
  • Çuka , V. Livadh. Ndryshe quhet edhe Çuka e Katunit. Këtu janë mbajtur kuvendimet e katundarëve në të kaluarën, sepse gjendet në mes të katundit. Në kuvendime i ftonte plaku i katundit.
  • Çuka e Ërrnicave t` Katunit, VL. Lëndinë. Reçica është me një konfiguracion të tillë që ka shumë lugje, përroje, përrocka, shpatije dhe maja, apo kodrina. Kështu, populli e ka quajtur Çukë çdo majë të kodrinave dhe për këtë arsye, ka shumë çuka.
  • Çuka e Lugjve, V. Mal e livadh. Këtu janë lugjët, në të cilët pijnë ujë kafshët, bagëtia. Lugj quhen govatat, koritat, që janë përherë të mbushur me ujë nga gurra e burimit. Prej disave quhen edhe Poilla.
  • Çuka e Madhe, V. Mal, fushë e livadhe.
  • Çuka e Përmalin`s, VP. Livadh. Është maja më e ngritur e Përmalin`s.
  • Çuka e Sheqirit, V. Quhet në emër të një ish pronari.
  • Dardhishta, L. Është nkjë lëndinë me drunj dardhash. Dardhat janë shumë të vjetra dhe të trasha.
  • Dollet, JP. Është mal.
  • Grebeni, P. Është livadh.
  • Gurra e Jahirit, P. Gurra gjendet tek Dollet, por mbasi e ka regulluar Jahiri, quhet e Jahirit.
  • Hajduka, VP. Është livadh.
  • Hieja e Bregut, V. Mal[11].
  • Hieja e Grebenit, P. Është mal.
  • Jezerci (i) Epër, VP. Tani është moçal. Dikur ka qenë liqe, por është mbushur. Edhe sot vendi i liqenit ka mbetur moçal, i butë dhe nuk i mban as njerëzit e as kafshët po hunë në të.  Në popull, dikur thuhej se është pus pa fund, sepse fundosej kushdo që hynte në të.
  • Jezeri (i) Poshtër, VP. Ky liqe ka ujë vetëm në kohën kur ka shi shumë ose borë. Gjatë vereës mbetet pa ujë.
  • Josikofci, P. Therrishtë.
  • Karolli (i) Diushkut, V. Livadh e mal.Një copë mal është i rrethuar me livadh. Quhet Karolli i Dushkut, sepse gjendet në mal. Ishte Karoll derisa ishin TURQIT. Tani s`ka asgjë.
  • Karolli (i) Kërshit, V. Livadh e mal. Karolli e ka marrë emrin në bazë të kërshit (shkëmbit) pranë të cilit ishte vendosur Karolli. Është rrënuar me kohën dhe nuk ekziston prej kohësh.
  • Kërqevinat, VL. Mal e lëndinë. Janë mere.
  • Kërshi (i) Madh, P. Shkëmb. Nga ana e poshtme, ky shkëmb është mjaft i lartë, ndërsa nga ana e epërme vie rrafshi në tokë.
  • Kërshat e Kolibaxhive, VP. Shkëmbinj. Nuk dihet kush kush kanë qenë ata kolibaxhi dhe kur kanë qenë.
  • Kërshi (i) Kryp`s, P. Mal i rrethuar me livadhe. Ky kërsh ka qenë vend ku është zhvilluar tregtia në të kaluarën. Është bërë tregtia me kryp. Është një shkëmb bukur i madh dhe gjindet në afërsi me kufirin e RS të Sërbisë.
  • Kisha, L.. Thuhet se kasha është ndërtuar në rrafshinë të një are, por kur janë çuar në mëngjes, atë e kanë gjetur në breg, ku edhe sot shihen gjurmët e saja. Ky vend vizitohet prej serbëve në fund të çdo maji. Thuhet se shërben për shërimin e sëmundjeve nga sytë. Kjo është legjendë.
  • Kodra e Nimanit, V. Kodra është e përbërë me ara, livadhe e me mal. Gjindet në veri të shtëpisë së xha Nimanit. Pjesa dërmuese e saj është prone e tij.
  • Kroni (i Asqerit t`Nizomve, VL. Herë-herë quhet Kroni i Asqerit e here quhet Kroni i Nizom`ve.
  • Kroni (i) Ërnicave, VL.
  • Kroni (i) Hajduk`s, P.
  • Kroni (i) Halilit t` Mehan`s, VL.
  • Kroni (i) Imerit, JL.
  • Kroni (i) Livadhit t` Markut, V.
  • Kroni (i) Lugut, J.
  • Kroni (i) Moll`s, P.
  • Kroni (i) Mrizit t` Deshve, VL.
  • Kroni (i) Nimanit, V.
  • Kroni (i) Nizom`ve, V. Në këtë krua kanë marrë ujë ushtarët turq, të cilët rrinin në Karollin e Dushkut. Kroni gjendet ne Belloshë.
  • Kroni (i) Rek`s, L.
  • Kroni (i) Rexh`s, V. Është afër Kërshit t` Kryp`s.
  • Kroni (i) Sejdiajve, V. Gjendet në Rumeçiq.
  • Kroni (i) Zuk`s, VP. Gjendet te Hajduka[12]
  • Kulla e Bellosh`s, V. Themeleve të e saj i kanë mbetur gjurmët ende. Këtu kanë qenë dy kulla: Njëra ka qenë ndërtuar para vitit 1912 në territorin e Kosovës, ndërsa tjetra Brenda territorit të Serbisë, pas vitit 1878.
  • Kumllat e Livadhit t`Dakut, P. Kopësht pemësh, kryesisht me kumbulla.
  • Lama e Hajrizit, P. Lamë quhet vendi ku ka fshi grurin me kuaj.
  • Lama e Moll`s, P. Është livadh[13].
  • Lamtë, VL. Livadh.
  • Livadhak, P. Sot është arë.
  • Lini, V. Quhet kështu livadhi , në të cilin del një lloj bari në formë të linit.
  • Livadhi (i) Ar`s, V.
  • Livadhi (i) Sadikut, VP. Livadh
  • Livadhi (i) Shabanoviçe, V. Është prone e Jahirit t`Fazliut.
  • Livadhi (i) Vogël, P.
  • Lisi (i) Madh, V. Gjendet në kodër.
  • Lugu i Ar`s t`Rek`s, VP.
  • Lugu i Arave t` Vërtaç`s, JP. Mal.
  • Lugu i Lejthijave, P. Luginë me mal. Është me drunj lejthijash.
  • Lugu i Rog`s t`Jahirit, P.
  • Mali (i) Tërshan`s, P. Afër këtij mali ka qenë mbjellur ara për here të pare me tërshërë dhe i ka mbetur emri.
  • Mes Kërshi, P. Mal
  • Mrizi (i) Deshve, VL. Thuhet se këtu ka mrizuar Jahë Rçica deshët, i cili ka mbajtur shumë deshë dhe ka bërë tregti me ta. Jaha ka qenë biri i Avdullit t~Demë Ahmetit.
  • Mullini (i) Demë Ahmetit, VP. Këtu, afër mullirit, Demë Ahmeti e kishte pasur edhe shtëpinë dhe Kullën, ku i qenë prerë djemtë, nipërit, rejat, bashkëshortja dhe vajza e vetme që e kishte, Ajetja, për të cilën ishte sulmuar familja e saj. Kjo familje ishte sulmuar nga një grup komitësh serbë, në krye të të cilit ishte vënë Novica i Zi.
  • Mullini (i) Jahoviçe, VL..
  • Mullini (i) Nimanit, VL..
  • N`Ara mi ship, V.
  • N`Ara nër Shpi, V.
  • N`Arë t` Vërtaç`s, JP, Arë.
  • N`Livadh t`Dakut, P. Nuk dihet se kush ishte Daku. Livadh.
  • N`Rumeçiq, V. Është pronë e Sejdiajve. N`Rumeçiq quhet ana e lindjes e deri në veri të fshatit, që përafërsisht duhet të jetë gjysma e territorit të fshatit Reçicë.
  • N` Rrafsh t`Zymerit, VP. Livadh.
  • Padezhi, V. Troje të lashta, të cilave sot u shihen vetëm gjurmët.
  • Përmalina, P. Në anën e kundërt të Rumeçiqit, shtrihet Përmalina, që të dyja së bashku e përbëjnë reçicën.Përmalina shtrihet në perëndim të varrezave të fshatit Reçicë. Thuajse gjysma e familjeve të katundit banojnë në këtë anë, që me Rumeçiqin i ndan Kodra e Katunit. Këtu, te Kodra e Katunit binte çakalla për t`i ftuar katundarët për në mbledhje (konferenca,  siç quhej aso kohe) të ndryshme.
  • Prroni (i) Hajduk`s, P. Livadh.
  • Prroni (i) Livadhit t`Ar`s, JP. Mal.
  • Prroni (i) Mladenit, J. Mal. Sipas legjendës, Mladeni kishte marrë pjesë në rrethimin e shtëpisë së Demës, mirëpo, në luftë e sipër , ai kiste nisur të ikëte. Dikush nga familja e Demë Ahmetit e kishte diktuar  se ai ishte mëshehur në malin përballë shtëpisë dhe e gjuan, i cili ishte plagosur dhe kishte mbetur aty, ku edhe kishte vdekur, por kishte fituar përroi emrin e tij.
  • Prroni (i) Pish`s, P. Ka pasur ndonjë pishë në të.
  • Prroni (i) Milanit, V.
  • Prroni (i) Stanit, P. Livadh e mal.
  • Prrocka e Ujt`, L.[14] Këtu është edhe gurra, ku pijnë ujë kafshët.
  • Prroni (i) Lugut, VP.
  • Qafa e Beçiqit, V. Nuk dihet pse quhet kështu, po ndoshta nga emri Beq-ë,a, i ka mbetur Beçiq.
  • Qafa e Livadhit t`Lugut, P.
  • Rekalitë, JL. Thuhet se ka pasur troje. Rekalitë quhet vendi prej ku bashkohen  të dy rekat (lumenjtë): Reka e Rumeçiqit dhe e Përmalin`s e deri në Sllatinë. Ndoshta banorët e këtushëm  janë quajtur Rekali nga ata që kanë banuar shpatijeve dhe kodrinave, nga që këta kanë banuar buzë lumit.
  • Reka e Rumeçiqit, V. Mal e livadh. Është fjala për mbarë lokalitetin e e Rumeçiqit e jo vetëm për Rekën, p[ër Rumeçiqin si territor në përgjithësi. Në këtë pjesë të katundit  gjendeshin shtëpitë apo trojet e sejdiajve, prej të cilave nuk ka mbetur më fare as edhe një’ familje në Reçicë e as në Rumeçiq, nga që janë shpërngulur në mungesë të kushteve për një jetë më të mirë.
  • Rogat, VP.
  • Roga e Jahirit, P.
  • Rrezja e Bregut, V.
  • Rrezja e Grebenit, P.
  • Rrezja e Stanit, P. Mal.
  • Rrezja e Shejt, L. Vend me gllia. Këtu kanë gjuajtur shej krushqit, kur kanë ardhur për të marrë vajzat për nuse në Reçicë. Pa vrarë shejin,  nuk ua kanë lëshuar nusen për ta marrë.
  • (Te) Ara e Dem`s, V. Ishte njëra nga arat e Demë Ahmetit.
  • Te Baret, VP. VP. Livadh. Te baret quhet vendi me bari.
  • Te Santë e Pleqe, P. Livadh. Është pronë e Ilzit nga Dvorishta. Ndoshta pse i kanë vnuar pleqët sanët, i ka mbetur ky emër. Përndryshe, nuk dihe se pse e si i ka mbetur ky emër.
  • Tërshana, P. Arë. Kështu quhet ara që qe mbjellur me tërshërë për të parën herë. Deri vonë, sa nuk kishin filluar të shpërnguleshin prej katundeve, populli çilte toka të reja, duke prerë malin e duke i nxjerrë lisat me rrënjë. Toka e re, siç quhej, për të parën herë mbillej me tërshërë zakonisht e rrallë edhe me patate, dhe, karastisur t`i mbetet emri i kulturës me çka ka qenë mbjellur për herë të parë.
  • Udha e Ahmetit, V. Rrugë. Quhet e Ahmetit, sepse e ka mbaruar ai që nga shtëpia e deri në Çukën e Katunit.
  • Udha e Jahirit, VP.
  • Udha e Livadhit t`Lugut, V.
  • Udha e Stanit, P.
  • Vorret, Q. Vorret e Reçicës, që unë i kam marrë si pikëorientim, gjinden në fillim të Grykës së Përmalinës. Vorret janë bukur të vjetra. Këto janë nisur për herë të parë me varrosjen e bijve të Demë Ahmetit dhe të bijës, Ajetes, që qenë prerë prej komitëve serbë rreth vitit 1811.
  • Vorri (i) Gerkut, VP. Ndoshta nga populli ka marrë shqiptim të gabuar, se është dashur të quhej. Vorri (i) Grekut, pse quhet Vorri (i) Grekut. S`dihet kush ka qenë ai as pse quhet kështu.
  • Vorret e Nizom`ve, VL. Varreza. Legjenda thot: “Njëfarë Millani i Igrishtës e kishte zënë pobratim (vëllamëth) një nizom, ushtar të turkut. Një ditë ky Millani i fton për të shkuar në një qershi se i kishte të mira. I besojnë Millanit dhe shkojnë. Kur shkojnë te trupi i qershisë, të dy nizomët hypin në qershi, ndërsa Millani gjen një arsye për të hypur më vonë. Ai, mbasi hyp, i han pak qershia dhe zbret në tokë. E rrok manzeren dhe i vret të dy nizomët në qershi. Qëllimi i tij kishte qenë për t`ua marrë manzerkat e at’hershme të mbretit. Këta dy nizomë janë varrosur këtu dhe tash quhen të tyre. Pushkët kanë qenë të Sulltan Hamitit dhe i kanë zënë nga dy fishekë. “Kështu thotë” legjenda.
  • Zhigia, V. Livadh me gllia. Është afër mrizit të Deshve. Emri i ka mbetë, ndoshta, nga zhig-u, që më vonë është thirrur zhigia.

 

 

Informatorët:
1. Nimon Shabani, 1902, analfabet, bujk, Reçicë, më 12.I.1975
2. Fazli Jaha, 1906, analfabet, bujk, Reçicë, 10.X.1974
3. Ali Jaha , 1909, analfabet, Reçicë
4. Sadik Zeneli, 1940, bujk. Dhënë autorit më 21.VIII.2004, Podujevë
5. Zukë Jaha, 1943, ndërtimtar, Sfeçël, 6.I.2006
6. Bislim Ibishi, 1944, ing. i bujqësisë, Shkabaj. 30.VII.2006
7. Faik Jaha, 1951, mësues, Reçicë
8. Isa Jaha, 1951, shofer, Reçicë
9. Mehdi Zeneli, 1954, prof. i Gjuhës shqipe dhe letërsisë, Obrançë. Podujevë, më 21.VIII.2004

Vërejtjet dhe këshillat e lexuesve janë të mirëseardhura!

 

[1] Gani Mehmeti: MAVRIQI I LLAPIT, Podujevë, 2010.

[2] Obllast Brankovića

[3]  Dr. Fehmi Pushkolli: DEMË AHMETI, Prishtinë, 1997,  faqe 62 e 63.

[4]  Dr. Jusuf Osmani, vepra e cituar, faqe 121.

[5]  Në defterin kadastral osman të vilajetit      Vëllk dhe kishte 14 shtëpi, dhe dy beqarë.

[6]  Defteri sumar i  Sanxhakut të Vushtrrisë, nr. 22, i vitit 1487.

[7]  Selami Pulaha: Popullsia shqiptare…, f. 691

[8]  Dr. Jusuf Osmani, vepra e cituar, faqe 121.

[9]  Shënimet për familjet e shpërngulura janë marrë nga iformatorët  nga viti 1975 e deri më 1980.

[10]  Ka edhe fshatra tjera me emrin Reçicë, randaj më duhet ta ceki sefjala është për Reçicën e Mavriqit të Llapit, jo për ndonjë re[icë tjetër.

[11]  Çdo shpatinë që është në ballë të veriut dhe të verilindjes, quhet hije sepse ka më shumë hije gjatë ditës sesa diell. Ndërkaq rreze quhet  shpatina që është në ballë të erës (jugut) dhe jugperëndimit, nga që ka diell më shumë gjatë ditës.

[12]  Kur  emri në trajtën e shquar njëjës mbaron me –i, nyja e mbiemrit të gjinisë mashkullore –i, nuk ndëgjohet  gjatë të të folurit. Për këtë arsye , ne e kemi vënë në kllapa, nga që duhet të jetë, por nuk dëgjohet në të shumtën e rasteve.

[13]  Lëmë, Lamë, vjen nga toponimia ilire. Eqrem Çabej në “Studime gjuhësore”, II, Prishtinë, f. 318. Fjala lame ka disa kuptime: 1. Vendin ku është shire drithi i bardhë, 2. vendi ku vehet ushqimi i bagëtive për dimër.  3. ka kuptimin fig. ku shkon diçka e pakuptueshme [për njerëzit. Lamë po shkojke! Pështjellim. Nuk e merr vesh qeni të zone.

[14] Në Llap, pra edhe në Mavriq, nuk dëgjohet i-ja, në mes j-së e t-së, prandaj shqiptohe –ujt` e jo ujit. Kështu, kemi edhe ujt`, që –ë-ja nuk dëgjohet, po as edhe nuk shqiptohet.

Fshati Repë kufizohet me Metehinë në juglindje, në lindje me Tashefcin e Moçëm (sot me Serbi), në verime Pollatën, në perëndim me Potokun dhe me fshatin Llazovë (Serbi), në jugperëndim me Pakashticën dhe në Perëndim me Sylevicën.

Nuk mbahet mend të jetë quajtur ndryshe.

Ka pasur repakë të moçëm.Dëshmohen dhe me varreza, i kanë muret. Repa ka qenë përplot me shelgje e me ujë dhe nuk ka qenë tokë e punueshme deri vonë rrafshina në të dy anët e lumit Llap. Repa e Poshtm është quajtur Ivanov, Repa e Mesme është thirrur epa tu Xhamia, Repa e Epërme është quajtur Dakiq repën e Epërme e kanë banuar pecët, fisi Maletë e ka banuar Repën e Poshtme, që janë Shalë. Në Repë të Epërme kanë qenë Tafa e Mon Dakiqi, me fis haljanë – Maletë. Më të vjetrit (të parët) në Repë kanë qenë shaljanët e Metehisë dh Dakiqët e Repës. Këta kanë qenë të një vëllau, ndërsa Sylevica dhe banorët tjerë të Repës kanë qenë të një vëllau tjetër.

Pëara vitit 1912 kanë qenë vetëm banorë shqiptarë. Pas vitit 1914 kanë nisur të vendosen edhe banorë serbë, të ardhur nga vise të ndryshme të Serbisë së sotme. Sot, sërish ka mbetur e pastër etnikisht vetëm nga shqiptarë, ashtu siç ishte para vitit 1914.

Përveç vendasve, sot në Repë ka edhe banorë të ardhur nga fshatra të ndryshme të Malësisë së Llapit, nga treva në veri të fshatit Repë. Në Repën e Poshtme jetojnë familje e lagje të përziera, në Repën e Mesme është lagjja e vjetër me emrin Lanovitë, ndërsa në Repën e Epërme Dakiqët, por që sot nuk ka Dakiq, aty kryesisht janë tani banorë të Pollatës, të cilët e kanë blerë kryesisht nga serbët, sepse këta (serbët) e kanë marrë nga shqiptarët Dakiq në kohën e “reformës agrare”. Dakiqët qenë shpërngulur të tërë na Repa, kryesisht kanë shkuar në Turqi e ndonjëri edhe në Shqipëri.

Më 15.XI.1976 kanë qenë:
12 familje Shalë;
15 familje Sopë;
4 familje Kelmend;
1 familje Shkrel;
Në Turqi janë shpërngulur 37 familje.

Nga fisi Shaljanë kanë dalë llagapet (mbiemra): Musa, Lani, Qorri, Daka dhe Ivanov; Maqkafc, Çukoll, Metoll, Gimoll dhe Xhufollët – nga nëna e tyre Xufë. Metollët – nga demunitivi Met që vie nga Ahmet. Çukollët morën këtë llagap ngase janë në qupë. Familje vendëse janë: Shalianët ndërsa të ardhur janë të gjitha familjet tjera.

Kelmendët janë të ardhur nga Maçkafci i Kushumlisë.
Shaljaët erdhën nga Shala e Bajgorës.
Sopjanët nga Tashefci, tri familje.
Një familje ka ardhur nga Trëmka dhe quhen Trëmkolli.
Shkrrelët erdhën nga Murgulla.

“Më 1909 komisia turke e ka matë krejt tokën e Repës. Spot është ai defter në Turqi”. – thotë Sejdi Haliti.
Banorët e Repës nga të tjerët thirren: Tashefc, të ardhur nga Tasheci, janë në kufi me Pakashticën; Trëmkollë, të ardhur nga Trëmka po edhe nga Kokorovica Shalë, Ramocë, të ardhur nga Sllatina; Rrukecët, nga emri Rrustë- Rrustem.

Objekti më me rëndësi i katundit ka qenë xhamia e Repës dhe Ura e Madhe në rrugën Krypimeh – Pollatë.
Kurrfarë hulumtimesh nuk janë bërë.
Repa ka lidhje me katundet: Pollatë, Potok, Dvorisht, Sllatinë, Reçicë, Tërnavicë, Murgull, Brec, Zhiti, Sylevic, Pakashticë, Revuç, Krypimeh, Zakut, Dobërdol etj.
Me 1909 nga Repa është tërhequr ushtria turke. Deri në vitin 1912 kufirin Kosovë – Serbi e kanë ruajtur shqiptarët me në krye Mahmut Beselicën, Hilmi Jusufin e Mahmut Zenelin.

Më 1908 – 09 Isa Boletini vjen në Llap për të organizuar luftën kundër turqve. Ai ja mësynë Reçicës e merr Jahë Reçicën, Behram Demën e Pollatës Dafë Dakën e Repës, Zenel Repën, Haxhi Sadriun e Podujevës, Ali e Sahit Tashevcin nga Repa, Azem Borovcën e Shtedimit, Islam Bulliqin prej Llugave, Imamin e Dumnicës e të tjerë që kishin bërë një organizim të mirë një ushtri prej 7 mijë vetesh, kan shkuar deri në Shkup dhe e kanë marrë pa luftë nga ushtria e mbretit të Sulltan Mehmetit.

SFEçLA

Ky vendbanim gjindet rrethe 4-5 km ne jug te Podujeves. Eshte fshat i tipit fushor i grumbulluar. Fshati ndahet ne lagje dhe familjet te njohura jane:Shaqirajt,Ajetajt,Sylejmani,Ajvazet,Dodajtlloqet,Vakrrollet,Zhugollet. Ne fshat jetojne dhe familje dhe familje te ardhura nga fshatrat per rrethe qe nga pas lufta e dyte e ndonje edhe me heret e ato jane: Jaha,Sejdiu,Tahiri,Islami,Beqiri,Jashari,Fazliu. Edhe ky fshate fshate hyn ne radhen e fshatrave te mdha dhe te vjetra te llapit. Ky lokalitet permendet per here te pare ne defterin turk ne vitin 1455 dhe eshte i i ividentuar me 55 shtepi,dhe permendet se ishte stacioni i karvansh te rruges qe kalonte nga Kosova per Toplic pra ishte sfecla. Fshati nje kohe ishte nen pronsine e Ginollve,e me vone kaloi ne pronsine e Sylejman Pashes ndersa si pronar i fundit ishte Halim Aga.

Fshati Siboc i poshtem, shtrihet rreth 7-8 km ne jug te Podujeves.Eshte vendbanim i tipit te dendur,ndahet ne lagje dhe familje te njohura si: Mahalla e Eperme dhe ajo e Poshme.

Familjet me te njohura jane:Deda , Haliti, Fazliu, Llumnica, Hoxha, Shushnjak, Muzlia, Dokrrana, Qerimi, Jaha, Miftari, dhe Gerguri. 

Eshte vendbanim i cili eshte shum i vjeter mund te jete me i vjetri i kohes se neolitit ne rajonin e Llapit ku jane te zbuluara gjurmet e parahistrois ne kete ane . Kjo kultur gjate rekogniscomit eshte e vertetuar se i takon grupit te kultures se Starceves,ketu eshte gjetur edhe stella e gurit- varri te cilin ua ka ngritur prinderve.
Eshte sibovci i Poshtem eshte lokaliteti mjat i vjeter dhe eshte i evidentuar ne defterin turk te vitit 1455 dhe eshte si tersi e fshatit sibovc. 

Përmblodhi: Gani Mehmeti:

Fshati SLLATINË!

Sllatina ka tri lagje: Shalët, Ramocët dhe Igrishtët por, së voni, janë vendosur edhe banorë nga Murgulla, të cilët erdhën këtu nga Tërrnavica[2]. Për nga madhësia, Sllatina është sa Pollata dhe Dvorishta bashkë. Ka një sipërfae prej mbi 12 km katrorë, ose më saktësisht 1.213.06,55 hektarë (njëmijë e dy qind e trembëdhjetë hektarë, gjashtë ari e 55 metra katrore). Në lindje dhe në veri kufizohet me  fshatra të komunës së Kurshumlisë, në perëndim me Reçicën dhe në jug me Dvorishtën, me Pollatën, dhe pastaj edhe me Brecën.

 

Lagja Shalët e Sllatinës

Livadhet e sotme të Sllatinës dikur kanë qenë ara. Lama e Mureve, sot livadh, ka të ngjarë të ketë qenë ndonjë vendbanim. Në veri të fshatit, në zonën kufitare janë themelet e një kalaje e cila quhet “Gjyteti i Jerlive”. Nëpërmjet të këtij Gjyteti është lidhur rruga Llap – Toplicë. Në veri të lagjes së Shalëve, në krye të Prronit Llafshiqe,  gjenden “Varrezat e Menxhëve”. Nga kujtesa popullore thuhet se Sejdi Menxha, qysh në kohën e pushtetit Osman ishte në krye të një  ushtrie në Toplicë, e ka pasur pronën tokësore në këtë fshat dhe shpesh i kishte vizituar këto varreza. Në shekullin XIX ai këto prona i shet familjes së Ramocëve. Edhe sot ruhen mikrotoponimet Molla e SejdisëVarret e Menxhëve etj. Në perëndim të fshatit vërehen themelet e një kishe parasllave, ku dëshmohet me toponimin e ruajtur Lugu i Kishës[3].

Në veri të fshatit gjenden themelet e Kullës së Gurit të UglaritKulla e Madhe dhe Kulla e Vogël, pastaj në lindje të fshatit Kulla e Sllatinës (Kërthinjakut), Kulla e “Shpijave të Shkieve”, Kulla e Destanit si dhe Kulla e Beselicës. Të gjitha këto kulla janë ndërtuar në vitet 1879 – 1880. Në to kanë qëndruar rojtarët e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë, deri në vitin 1912, kur pushteti serb i rrënon. Në largësi të vijës kufitare, rreth 200 metra në brendësi të fshatit, është udha e quajtur “Udha e Devrijes”, ku edhe sot vërehen gjurmët. Nëpër të kanë patrulluar ushtarët shqiptarë dhe turqë. Është bukur interesante se në gjithë këto fshatra të Përmalinës së llapit, vetëm në Sllatinë kemi kulla. Dhe, me të drejtë, kz fshat quhet me shtatë Kulla. Sa edhe i ka pasur.

Gjatë kohës së Mbretërisë Jugosllave në Sllatinë është vendosur një familje kolone sllave.

Deri në vitin 1999, në luftën e fundit, ka pasur kulla banimi prej guri me frenxhi dhe hajate, të ndërtuara para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ky fshat është djegur nga ushtria serbe gjatë Luftës së Parë Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, nga okupatori Bullgar në vitin 1916 si dhe në vitin 1944 gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë sundimit Osman si dhe gjatë sundimit serb deri në vitin 1945, si fshat kufitar, për mbrojtjen e kufirit janë vrarë më se 15 luftëtarë. Duhet theksuar se banorët e këtij fshati kufitar dhe të fshatrave të tjera, përherë u bënin rezistencë njësive ushtarake serbo-çetnike, qe të mos depërtonin në Kosovë.

Nga ky fshat disa familje janë shpërngulur në Turqi, sidomos pas viit 1912, kur u pushtua Kosova nga Serbia. Në vitin 1913-1914, në Turqi janë shpërngulur faimljet e Sheqir H. Fazliut, Ali H. Fazliut, nga lagjja e Ramocëve, si dhe familja e Hasan Sejdiut nga lagjja e Shalëve, në Samsun, përkatësisht në Brusë. Nga viti 1912 e deri 1999 janë shpërngulur në fshatrat e ndryshme të Llapit si dhe në Prishtinë, Vushtrri, Mitrovicë e gjetiu.

Para agresionit të pushtetit serb në vitin 1999, fshati kishte rreth 50 shtëpi me 480 banorë shqiptarë. Nga agresori serb janë djegur 25 shtëpi dhe objekte tjera ekonomike dhe ndihmëse si dhe shkolla e fshatit me dokumentacion. Me 16 maj 1999 popullata ishte larguar nga fshati dhe ishte vendosur në fshatrat e tjera. Tre persona ishin vrarë, njëri prej tyre dëshmor[4].

Fshati është shënuar  më 1455 në dokumentet osmane dhe kishte 18 shtëpi e 2 beqarë. Në defterin kadastral të vitit 1566-1574 kishte 25 shtëpi, 11 beqarë dhe 1 e vejë[5]. Përmendet edhe në regjistrin  e Manastirit të Deviçit të vitit 1762-1769. Në disa dokumente të mëvonshme  quhet edhe Sllatina e Mavriqit.

Në sallnamet e Vilajetit të Kosovës  të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h)  është e regjistruar me emrin Slatina-i Mavrik[6]. Sllatina e Mavriqit, me gjasë, është quajtur për t`u dalluar nga Sllatinat e tjera në Kosovë.

Në shekullin XIX u vendosën pasardhësist e Demë Ahmetit dhe prej tyre u formua lagjja e Shalakëve. Në fshat kanë qenë të ndërtuara edhe kullat. Më 1878 u vendosën muhaxhirët: Igrishtët. Seftollët dhe Kërrtokët. Shumë banorë të fshatit janë shpërngulur për në Podujevë e fshatra tjera. Sllatina më 1948 kishte 364 banorë dhe më 1981 kishte 403 banorë. Kishte shtatë kulla, sot nuk ekzistojnë.

Fshati ka pësuar shumë më 1912, gjatë Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore[7]. Sllatina, në bazë të toponimit Gjelbishta mund të themi se ka gjasa të jetë përkthyer emri i saj në Sllatinë, që ka mundur ta ketë pasur emrin dikur. Edhe ky fshat shtrihet në Grykën e Mavriqit dhe shtrihet mes Dvorishtës e Reçicës. Në anën prej fshatrave të Kurshumlisë ka edhe kjo disa kodrina që shtrihen më shumë lindje perëndim dhe krijohen disa përroje që janë pakashumë të pasura me ujë dhe shërbejnë për të ujitur kopshtijet dhe arat që shtrihen në anën e majtë të derdhjes së lumit të Reçicës, icili kalon nëpër Sllatinë.          Sllatina, si territor i gërë, është e pasur mjaft me kullosa, pastaj me pyje në të gjitha drejtimet, si dhe me livadhe sidomos në Uglar, që është një rrafshlartë. Në vitin 1979 nga 72 shtëpi gjithsej, në Sllatinë kanë qenë vetëm 22, tjerat familje (shtëpi) kanë qenë të shpërngulura[8].

 

Kullë në Sllatinë, foto e vitit 1975

 

Lagja e   R a m o c v e

  • Arat e Abazit, V. Arë.
  • Ahi (i) Zhegrov’s, L.
  • Ara e Halimit, J. Arë.
  • Ara e Gjygymit, VP. Arë. Quhet Ara e Gjygymit, sepse për një gjygym është marrë (ndërruar).
  • Arat e Jazit, J. Arë. Kalon jazi i mullirit nëpër këto ara dhe për këtë e ka marrë këtë emër.
  • Ara e Redoj’s, VL. Nuk dihet kush ishte Radoja.
  • Ara e Sejdisë , V.
  • Arat e Selimit, L. Arë.
  • Ara e Vas’s, P. Arë.

 

  • Arat e Zllatins, V. Në të kaluarën e largët kanë qenë ara, ndërsa tash janë livadhe. Kjo shihet se dihen gjurmët e lavrës, nga të cilat shihen vijat se ka qenë e punuar toka. Zllatina e Sllatinës është një vend bukur i gjërë që ngrihet çdo herë e më lart dhe shkon deri në kufi me Sërbinë. Ka gjasa ta ketë marrë emërtimin katundi i Sllatinës nga emri i këtij vendi, sepse ndoshta ka qenë e banuar më përpara se sa vendet e tjera të katundit.
  • Baneri (i) rrafshit t’Lugut t’Manit, V. Nuk dihet përse quhet në këtë emër. Në Llap, pra edhe në Mavriq, grupi i bashktingëlloreve, -nd- nuk ekziston. Përndryshe, bander e quajnë shtyllën telefonike apo edhe atë të rrymës. Ndoshta sipas kësaj ka mundur të eliminohet –d-ja edhe në vend të Banderit, quhet Baneri. Nëse vjen prej kësaj, atëherë mund të themi se “bandera” ka pasur në këtë anë edhe në kohën e turqve dhe ka gjasa të quhet prej një shtylle të tillë.
  • Bejkovaç, V. Arë. Ka gjasa të ketë qenë ndonjë kovaç me emrin Bejtë, të cilit i janë hequr dy shkronjat e fundit, bashtingëllorja –t dhe zanorja –ë, që më vonë janë ngjitur emrat Bej+Kovaç dhe ka dhënë Bejkovaç. Për variantin tjetër kisha për të thënë se ka qenë kovaç tjetër, i cili ka mund të jetë kovaç (farkëtar) i beut dhe në vend se të thuhet Kovaçi i beut, kanë thënë Bejkovaç.

 

  • Bregu i Delidajs, V. Kjo do të thotë edhe bregu i Dajës Deli, pra se dikush e ka pasur dajë atë Deliun dhe ka mbetur i tillë, duke u përcjellë brez pas brezi.

 

  • Bregu i Dushe, V. Bregu i Dushe është vendi ku jasnë vendosur (vnuar) dushqit për ushqim të kafshëve për dimër. Dushe bënë shumësi i dushkut, kuptohet, gjinorja, vetëm i është asimiluar –q-ja për t’u shkruar e për të mos ia dhënë edhe –v-në = dushqve, dush(qv)e= dushe.

 

  • Bregu i Lugut t’Latifit, V.
  • Bregu i Lugut t’Therrave, V. Therrishtë.
  • Bregu i Ledinave, V.
  • Bregu i Mullinit, V. Ledinë.
  • Bregu i Peremides, V. S’dihet përse quhet kështu.
  • Bregu i Thatë, V. I thatë, pse mali është i dobët dhe bari nuk qet. Është vend shkëmbor.
  • Bregu i Xhigaric’s, VL.
  • Bregu i Zharit, VL. I zharit, quhet pse është djegur e bërë zhari, shkrumb e hi.
  • Bunari (i) Shem’s, L. S’dihet kush ishte ai Shemsiu.
  • Çajri (i) Osmon Dem’s, J. Kullosë. Është ai Osmani, i cili e ka dhënë arën për një gjygym, të cilës pastaj i mbeti emri Ara e Gjygymit, shihet lart.
  • Çajri (i) Salihit, V.
  • Dardha e Abazit, V. Dardhë.
  • Dardha e Halimit, Vl. Pemë.
  • Dardha e Fazlisë, J. Pemë.

 

  • Ërrnicat, VL. Ërrnicë quhet vendi ku më përpara është lavruar, ka qenë arë, ndërsa më vonë ka mbetur kullosë bagëtish, ose për livadh.
  • Ërrnica e Mus’s, L.
  • Ërrnica e Trëmkollëve, VL.
  • Fjerinat, V. Fjerishtë, vend me fieri.
  • Gryka e Prronit t’San’s, VL.
  • Gurra e Gatë, L.
  • Gurra e Madhe, VL. Gurra e Madhe quhet edhe Gurra e Gjelbër, kështu quhet prej vendit që gjithmonë është i gjelbëruar.
  • Gurra e Vogël, VL.
  • Igrishtët, VP. Lagje e Sllatinës. Igrishtët kanë ardhë rreth vitit 1878 prej katundit Igrishtë. Edhe këta janë fis me Mavriqin – Sopë. Emrat e kësaj lagjeje nuk i kemi ndarë prej lagjes së Ramocve.
  • Jazi (i) Mullinit t’Rashitoviqe, VP. Vijë e ujit.
  • Jazi (i) Prronit t’San’s, VL. Vijë uji. Vija (vada), e cila i çon ujë mullirit, në Llap quhet Jaz, ndërsa ajo që shërben vetëm për të ujitur, quhet vadë.
  • Kërqevina e Hajrizit, VP.
  • Kërthijaku, V. Quhet vendi ku ka barishta të larta, siç janë hithat, kakudat etj. Quhet vendi ku është i mbyllur prej tyre dhe është vështirë të hyhet e të dilet.
  • Kërshi (i) Vorreve, V. Shkëmb. Ëshët shkëmbi pranë varrezave.
  • Kodra e Gjosh’s, V. S’dihet kush ishte ai Gjosha.
  • Kodra e Mjalt’s, VP. Pse kanë bërë bletët mjaltë në këtë kodër, e ka marrë edhe emrin e tilllë.
  • Kroni (i) Fjerinave, V.
  • Kroni (i) Lugut t’Ram’s, L.
  • Kroni (i) Ernic’s t’Zenelit, V.
  • Kroni (i) Qaf’s, V.
  • Kroni tu Udha e Rexh’s, V.
  • Kroni (i) Shkoll’s, V. Para pesë vjetësh, me një aksion të marrë prej disa ditësh, këtë krua e kanë sjellë në shkollë arsimtarë e nxënës bashkë.
  • Kroni (i) Therrave, VL.
  • Kroni (i) Xhigaricave, V.
  • Kodra e Madhe, VL.
  • Kodra e Rogave t’Murselit, V. Mal e livadh.
  • Konaku (i) Islamit, VL.
  • Konaku (i) Rifatit, V.
  • Konaku (i) Murselit, V. Livadh e mal. Ky ka qenë konaku i Mursel Monollit prej Pollatës. Ka qenë në kufirin e sotëm të Kosovës me Serbinë, në sShumnatë. Tash shihen vetëm gjurmët e tij.
  • Kulla e Azem Ramoc’s, V. Ekziston edhe sot ende.
  • Kulla e Hajrizit, V. Ende është.
  • Kulla e Kërthijakut, V. Kjo Kullë sot nuk ekziston, por gjurmët i kanë mbetur. Në vendin ku ka qenë e ngritur, ka gurë të grumbulluar.
  • Kulla e Rifatit, V. Është edh esot, e cila nuk shfrytëzohet.
  • Kulla e Shpiave t’Shkieve, VL. Sot nuk ekziston.
  • Kulla e Mustafës, V. Është dobësuar bukur fort.
  • Lama e Igrisht’ve, VP.
  • Livadak, V.
  • Livadhi (i) Asllanit, VL.
  • Livadhi (i) Bogosavit, VL.
  • Livadhi (i) Dardhave, V.
  • Livadhi (i) Hasanit, VL. Livadh.
  • Livadhi (i) Farshnit, V. Quhet edhe Livadhi (i) Halimit
  • Livadhi (i) Sharovit, VL.
  • Lugu i Avdisë, VL.
  • Lugu i Hajdarit, V.
  • Lugu i Hysenit, VL.
  • Lugu i Kërshit, V. Ledinë, mere. Është njëfarë lumi i vogël afër varrezave.
  • Lugu i Latifit, V.
  • Lugu i Latifit, P.
  • Lugu i Manit, V.
  • Lugu i Moll’s, V.
  • Lugu i Poillave, V. Poilla janë koritat, në të cilat pijnë ujë kafshët.
  • Lugu i Ram’s, VL.
  • Lugu i Smajlit, L.
  • Lugu i Therrave, V. Therrishtë.
  • Mali (i) Fazli Beratit, VL. Nuk dihet kush e kur ka qenë ky Fazli Berati.
  • Molla e Sejdisë, VL. Përreth mollës ëshët livadh.
  • Mullini (i) Islamit, J. Është mulli i Islam Islamit. Ëshët vetëm nja 30 metra në jug të ulicës t’Katunit. Ky është i vetmi mulli i rregullt në katundin e Sllatinës.
  • Mullini me dy Jaza, V. Ledinë. Ka qenë i vendosur në mes Prronit t’San’s dhe Prronit të Zllatin’s kështu që, nga të dy këto përroje i ka shkuar uji, dhe, kështu e ka marrë emrin Mullini me dy Jaza.
  • Mullini (i) Ramoc’s, J.
  • Mullini (i) Reshitoviqe, V.
  • Mullini (i) Zenelit, V. Mulli, por që tash nuk ekzistojnë asnjëri prej tyre përveç Mullinit të Islamit. Tjerët kanë qenë deri vonë.
  • Ornicat e Zenelit, VL.
  • Osoja mi Arë t’Jazit, J.
  • Padet e Reçic’s, V.
  • Prroni (i) Beqirit, VP. Kompleks arash, livadhesh e malesh
  • Prroni (i) Cungut (Sungut) t’Zi, V. E shqiptojnë Prroni (i) Cungut dhe Përroni (i) Sungut.
  • Prroni (i) Drunit, VP. Quhet Prroni (i) Drunit, sepse aty ka ndejtë (mbetë) një dru i madh për disa kohë dhe është emëruar në emër të drurit.
  • Prroni (i) Delidaj’s, V.
  • Prroni (i) Fjerinave, V. Kuptohet, quhet i Fjerinave, sepse në këtë përrua ka edhe fier shumë.
  • Prroni (i) Keq, VL. I keq është në konfiguracion.
  • Prroni (i) Kronit, P. Në këtë përrua është edhe kroni, andaj e ka marr mbiemrin i Kronit.
  • Prroni (i) Livadakut, V.
  • Prroni (i) Lluqefcit, V.
  • Prroni (i) Popovic’s, VL.
  • Prroni (i) Rapufave, V. Në të dalin rapufat.
  • Prroni (i) Stanit, V. Pse ka pasë stan në të.
  • Prroni (i) Shkoz’s, V.
  • Prroni (i) Vogël i Cungut t’Zi, V.
  • Pusat Binak, P.
  • Pusat e Maksutit, VL.
  • Pusat tu Shpiat e Shkieve, VL.
  • Qafa e Restelic’s, V. Livadh e mal. Restelica është katund, sot, i Serbisë, por në kufi me Kosovën.
  • Quka e Igrisht’ve, P.
  • Quka e Ramocve, V. Quhet e Ramocve, sepse është pronë e tyre.
  • Ramocët, Q. Ramocë quhnt ne emër të të parit të tyre Rama. Kanë karakter të fortë. Janë të ndieshëm dhe eksplozivë. Kanë qenë luftëtarë të mirë, trima dhe mbrojtës të lirisë e atdheut. Këtë që e themi për ta, mund të dëshmojmë me ekziztencën e objekteve të luftës – kullave. Në asnjë katund të Mavriqit nuk hasë syri në ndonjë kullë, përveç këtu në Sllatinë, ku deri sot janë ruajtur pesë kulla. Kullat janë të vjetra dhe të ndërtuara për qëllime mbrojtjeje në rast sulmimi prej të tjerëve. Njëkohësisht, këto kulla u kanë shërbyer edhe për të banuar. Këto pesë kulla nuk janë shumë larg njëra prej tjetrës – prej 50 deri në 200 metra. Këto kulla i kanë punuar mjeshtërit dibranë.
  • Roga e Abazit, V.
  • Roga e Delidaj’s, V. Ledinë.
  • Roga e Hajrizit, VL.
  • Roga e Maksutit, VL.
  • Rogat e Murselit, V. Janë në kufi me Serbinë – te konaku në Shumnatë. Kanë qenë të Mursel Pollatës, tash janë të bijve të tij.
  • Roga e Naskut, V. Nuk dihet se kush ka qenë ai Nasku.
  • Roga e Pllastave, VL.
  • Roga e Ram’s, V.
  • Rrafshi (i) Cungut t’Zi, V.
  • Rrafshi (i) Epër, V. Ledinë – mere.
  • Rrafshi (i) Lugut t’Manit, V. Livadh.
  • Rrafshi (i) Poshtër, V. Ledinë – mere.
  • Rrezja e Popovic’s, L. Kodra dhe rrezja e Popovic’s merret si kufi mes lagjes së Shaloviqe dhe lagjes së Ramocëve.
  • Rrafshi (i) Qurshisë, V. Ledinë – mere.
  • Rrafshi (i) Shumat’s, V.
  • Rrafshi (i) Therrave, V.
  • Rrafshi (i) Vujic’s, VL. Është pronë e Mehmetit të Sejdisë, por ka qenë pronë e Millanit të Maçkafcve. Këto vende shtrihen pranë kufirit të me Serbinë dhe të KSA të Kosovës. Kështu një familje serbe ka pasur tokë edhe në katundin Sllatinë, edhe pse me banim ka qenë brenda kufijve të Serbisë, dhe në këtë mënyrë, vendet janë emërtuar në emër të pronarve. Ndërsa sot në krejt Mavriqin popullsia i përket kombësisë shqiptare.
  • Sieça e Diegne, V. mal i prerë dhe i djegur.
  • Sieça e Kodrës s’Madhe, VL.
  • Stani (i) Isakut, V. Arë.
  • Stanet e Reçic’s, VP.
  • Shkolla, V. Ent mësimi e edukimi. Deri rreth vitit 1970 ishte vetëm katër klasëshe, ndërsa sot është bërë gjashtëklasëshe. Në të vijojnë mësimet fëmijët e katundit Sllatinë dhe Reçicë.
  • Shpia e Jakupit t’Fazlisë, L. [9]
  • Shpia e Kadris t’Ademit, L.
  • Shpiat e Latifoviqe, V.
  • Shpia e Muratit t’Uk’s, L.
  • Shpia e Rrahimit t’Avdisë, L.

 

  • Shpiat e Shkieve, VL. Nuk ka troje sot, ndërsa ka gjurma të ekzistimit të shtëpive më parë.
  • Shumnata, V. Livadh e mal. Është një emër i përngjitur nga ndajfolja – shumë dhe nga emri – natë Shumë+natë=Shumnatë, ngase është vend i rrethuar me kodra të larta dhe vërtet ka ditë pak e natë shumë. Sepse dielli lind vonë dhe perëndon herët. Shumnata është në territorin e Serbisë, një pjesë i takon Kosovës.
  • Tanta e Ramocve, V. Tantë, vendi i zënë i ujit në lumë, ku ia ndërron drejtimin. Penda. Kështu quhet jo vetëm në Sllatinë e Mavriq, po edhe në Llap.
  • Tanta e Shaloviqe, V. Vend ku ës Ara e Maliq Trëmkut, P. Mal. Quhet e Maliq Trëmkut, sepse ka qenë pronë e tij.
  • htë zënë uji në Lumë. Pendë.
  • Te Poillat, V. Mal e Lëndinë.
  • Te Paja, VP. Dru i llojit të pajës.
  • Te Therrat, VL.
  • Tuk Bumullon Toka, V. Moçal. Sipërfaqja e tokës është me ujë nga se është moçal. Thuhet se diçka bubullon vazhdimisht. Ndoshta, s’ka se çka të bubullojë, përveç gurgullimës së ujit.
  • T’thore, V.
  • Tu Çakalla (e Ulic’s), V. Gurinë. Këtu i rrihnin çakallat për t’i ftuar katundarët në mbledhje. Posa e kanë ndëgjuar atë, e kanë ditur se Plaku i katundit po i fton. Kjo çakallë s’ka qenë asgjë tjetër, përveç një dërrase që i ka mëshuar me shkop të punuar në formë të çekanit..
  • Tu Gjelbishta, V. Moçal. Duhet të jetë emër i përngjitur nga emrat Gjel dhe Bisht; Gjel+Bishta = Gjelbishta, ose nga Gjelbet + ishte, por duke u asimiluar –ët (Gjelb-ët), që e ka kuptimin për të Njelmët. Gjelb+isht-a=Gjelbishta ose kur thuhet me tu Gjelbisht-a, skajohet dhe e merr mbaresën –a, përndryshe, në të pashquarën bën Gjelbishtë.
  • Te Mullini i Shaloviqe, V. Mulliri ka qenë deri vonë, para 6-7 vjetësh, por tash është rrënuar dhe prishur i tëri. Ka qenë i ngritur kryelagjes së Ramocve.
  • Tu Rrasa, VP. Ledinë. Ka gurë e rrasuka gurësh.
  • Te Zostoja e Igrishtëve, VP. Portë, shtek ose vendkalim. Një derë e ngjitur prej pallzinash.
  • Xhigarica e Halilit, VL. Halili ka qenë Ramoc. Rreth vitit 1912 është shpërngulur në Turqi.
  • Udha e Ahmetit, V. Rrugë.
  • Udha e Devrijes, V e VL. Udha e Devrijes quhet rruga që shkon përgjatë kufirit me Serbinë dhë  Kosovën. Këtë emër e ka marrë pas vitit 1878, kur turqit e shqiptarët  tërhiqen nga Toplica  deri në këtë vi.
  • Udha e Kodrës t’Gjosh’s, V. Rrugë. Kjo rrugë lidh Uglarin me Sllatinën.
  • Udha e Prronit t’Kronit, JP.
  • Udha e Rexh’s, V.
  • Udha e Rrezes (t’Popovic’s), L.
  • Udha e Shkin’s, V. Rrugicë. E kishin marr shkiet një nuse në Serbi, dhe duke e prurë i bien për herë të parë kësaj rruge, kështu i mbeti emri kësaj rruge.
  • Ulica e Katunit, Q. Ledinë. Vendasit i thonë vetëm Ulica, sepse nuk kanë tjetër vend me të njëjtin emër. Por të tjerët i thonë Ulica e Katunit. Gjindet në vendin ku bashkohenn dy rekat (lumenjtë) e Sllatinës; Reka e Reçicës dhe Reka e Prronit t’San’s. Merret si qendra e katundit. Këtu i kanë mbajtur mbledhjet e ndryshme deri sa s’ka ekzistuar shkolla, këtu i janë lutur edhe zotit deri vonë (i kanë falur taravitë ramazanit).
  • Vorret, V. Varreza. Varrezat e Lagjes së Ramocve janë të vendosura në Prronin e San’s, pranë një shkëmbi, që quhet Kërshi (i) Vorreve, në shpat.
  • Vorret e Asqerit t’Mretit, V. Këtu kanë qenë vrarë dy asqerë të mbretit, ku edhe janë varrosur.
  • Vorret e Gjermanve, V. Një aeroplan gjerman ka rënë në Belloshë, në të cilin kishin qenë dy gjerman. Mbasi rrëzohet aeroplani, gjermanët mbyten. Këta, edhe ashtu të mbytur, i sjellin deri këtu në Sllatinë e i varrosin. Eshtrat e tyre janë nxjerr prap dhe i kanë marrë, por vendi u quajt me këtë emër.

 

– Lagja e S h a l o v i q e –

  • Ahi (i) Kodrës t’Nërmjeme, VL. Ky lis gjindet në mes të livadheve të Kodrës Nërmjeme.
  • Arat e Stanave, L. Kullosë.
  • Ara e Tërshan’s, L. Kullosë. Kurë është shndërruar në arë, për herë të parë ka qenë mbjellur me tërshërë.
  • Ara nën shpi, P. Arë. Ara nër shpi është pronë e Shaban Zenelit dhe gjindet ngjitur me shtëpinë e tij në anën e poshtme. Me nga një arë nën shtëpi, thuajse janë të gjitha familjet, por ne këto nuk i shënuam, sepse secili që e ka arën e vet mbi ose nen shtpinë e tij, e quan ara mi shpi ose ara ner shpi. Ndërkaq, këtë nuk është vështirë ta shënojë kushdoqoftë dhe kurdoqoftë.
  • Arat e Përterek’s, P. Quhen arat e Përterek’s, ato ara që gjinden përtej lumit të Sllatinës, në perëndim. Për të shkuar te to, duhet të kalohet lumi Reka e Madhe, si e qujnë sllatinasit.
  • Ara e Nolit, V. Nol është emër përkëdhelës i emrit Zenel.
  • Ara e Fejz’s, V.
  • Ara e Gatë, V. Arë.
  • Ara nër Krue, V.
  • Arat e Rrafshit, VP. Quhen Arat e Rrafshit, sepse janë në veri të rrafshit.
  • Arat e Anejshme, V. Kullosë. Quhet vendi në veri të Arës së Gatë, që është ngjitur me të dhe që është lënë pa punuar.
  • Balta, V. Ka qenë vend me baltë dhe moçal. Moçali është tharë, por jo krejtësisht, ndërsa rruga është me baltë edhe në mesin e verës.
  • Balçaku i Përronit t’Rogave, VL. Moçal.
  • Bojlija, VL. Nuk dihet pse quhet kështu, por ka gjasa ta ketë marrë emrin prej ndonjë qershie e llojit të mirë, që këndej quhen me emrin Bojli. Sot s’ekziston qershia.
  • Breg, V. Kullosë.
  • Bregu i Baltaqeve, V. Baltaqe do të thotë vend me baltë, që rri i lagur me ujë.
  • Bregu i Kuq, V. Quhet i kuq sepse dheu është i kuq.
  • Bregu i Lugut t’Vorreve, V.
  • Çarrat e Uk’s, V. Therrishtë. Këtu janë disa çarra të mëdhenj, përmes të cilëve ka therra (shkurre). Vendi është shpatinë.
  • Dardha Milenke, V. Pemë, trup dardhe. Milenke është lloji i dardhës që quhet në këtë anë. Kjo është një arë e madhe dhe bukur e vjetër.
  • Dardha e Sarihtë, V. Livadh. Dardha është edhe sot. Frytet e saja janë të verdha (sarihtë) dhe nga kjo quhet Dardha e Sarihtë.
  • Dardha Sheqerke, V. Pemë. Quhet sheqerke ngase i ka frutet e ëmbla.
  • Gurra e Beq’s, VL.
  • Gurra e Osmanit, P. Është ky një burim me ujë shumë të mirë. Burimin e ka rregulluar Shaban Zeneli, i cili e ka ndarë në dy derdhje si dhe gurrën  për të pirë ujë kafshët. Burimi është i rregulluar me ciment (beton). Quhet Gurra e Osmanit, sepse gjindet në tokë të tij përbri rrugës Pollatë – Sllatinë.
  • Kazani (Bunari) (i) Popit, V. Quhet edhe te Kazani (i) Popit edhe te Bunari (i) Popit. Mund të ketë qenë ndonjë pop (prift) në këto vende, mbasi një mori vendesh quhen (thirren) me emër të tij, të Popit.
  • Kodra e Ilisë, VL. Mal e livadh.
  • Kodra e Nërmjeme, VL.
  • Kodra e Popovic’s, V. Mal e livadh.
  • Kodra e Stanit, VL. Këtu kanë qenë të vendosura konaqet, prandaj quhet Kodra e Stanit.
  • Konaku i Mureve, V. Këtu e ka kuptimin e Stanit ku barinjtë kanë banuar verës bashkë me bagëtinë.
  • Konaku i Ram’s, V.
  • Konaqet e Ramoviqe, VL. Sot gjinden vetëm themelet e konaqeve.
  • Krekcat, L. Krekci është një lloj druri.
  • Kroni, V.
  • Kroni (i) Ilisë, VL. Krua. S’dihet se kush ka qenë Ilia.
  • Kroni (i) Mureve, V. Krua
  • Kroni (i) Prronit t’Boronicave, VL. Përreth kronit është mal.
  • Kulla e Distanit, V. Nuk dihet se a ka qenë ndonjë Destan apo jo. Ne na e merr mendja se emri është formuar nga numri dy dhe nga emri –stan dhe Dy + Stan = Dystan – pastaj Distan, që do të thotë Kulla e dy staneve ose Kulla te dy stanet duke mos e përjashtuar edhe atë, se mund të ketë qenë kjo kullë pronë e ndonjë Destanit, por të panjohur për ne dhe popullin e kësaj ane.
  • Kullat e Rrafshit, P. Kopsht me pemë.
  • Laknat,VL. Vendi ka qenë i mbjellur me lakra dikur dhe, kështu i ka mbet emri i tyre.
  • Lama, V. Kullosë. Pronë e Shaban Zenelit.
  • Lama e Mureve, V. Ka tëngjarë të ketë qenë ndonjë vendbanim dikur këtu tek Muret, andaj ka mbetur toponimia e pasur e tyre.
  • Lama e Shabanit t’Osmanit, V. Livadh. Është një vend i rrafshët në mesin e një shpatine të madhe, të cilin rrafsh e ka bërë Shabani, i cili e ka rregulluar vendin për shirjen e gurit, thekrës, tërshërës e elbit. Tash ka mbet livadh, sepse edhe arat tjera përreth, sot janë livadhe dhe s’ka më për të fshirë këtu.
  • Lama e Uk’s, V. Dikur është fshirë drithi i bardhë këtu me kuaj, dhe, ajo është quajtur Lamë.
  • Ledinat, J. Shtrihen nën shtëpitë e Shaloviqe, të cilat ngjiten me shtëpitë e kësaj lagjeje. Kanë qenë livadhe, por tash janë ara.
  • Lejthi, V. Ka pasur lajthia.
  • Ligata, VL.
  • Livadh (i) Butë, VL. Livadh. Ka dy lloje livadhesh: Livadhe të Buta, ato që kanë barin e butë dhe Livadhet e Egra, ato që e kanë barin e egër. Pra, ky e ka barin e butë, andaj quhet Livadhi i Butë.
  • Lisi (i) Shkaut, V. Mal.
  • Lisi (i) Shtremtë , VL. Rrugë. Ka qenë rrëzuar lisi që ka qenë pranë rrugës, i cili nga ana e epërme e rrugës ka rënë në anën tjetër, bile mbi përronin e atyshëm dhe ka shërbyer edhe si urë kaluese sa herë që ka vërshuar përroi. Ky ka rënë aty si shtrembët dhe pastaj e kanë quajtur Lisi (i) Shtremtë. Tash nuk ekziston sepse është
  • Lugu i Ademit, VL. Livadh.
  • Lugu i Alisë, V.
  • Lugu i Druve, VL. Mal. Quhet Lugu i Druve, sepse disa ditë kanë mbetë dru të prera në këtë luginë.
  • Lugu i Fierit, V. Ka fier këtu edhe sot dhe për këtë që ka fier, ka marrë edhe emrin.
  • Lugu (i) Ilazit, V.
  • Lugu i i Halimit, VL.
  • Lugu i Hysenit, V.
  • Lugu nën Kullë, V. Therrishtë.
  • Lugu i Kronit, V. Ledinë.
  • Lugu i Kronit, VL. Mal. Këtu është vendi i përshtashëm për mriz, ku edhe gjatë verës mrizojnë bagëtia, ngase lisat janë të rrallë dhe të mëdhenj, të cilët e kanë hijen të mirë. Këtu, mes lisash është ky krua.
  • Lugu i Popovic’s, V. Mal e livadh. Mund të ketë ndodhur që shoqja e Popit të ketë mbetur e vejë, dhe, pastaj gjithë prona e tij të jetë quajtur në emrin e saj. Përndryshe nuk dihet pse është quajtur kështu.
  • Lugu i Qerimit, V. Livadh. Sipas pronarit.

 

  • Lugu i Shkaut, VL. Livadh. Në Llap është ruajtur varianti tjetër më i moçëm, me të cilin janë quajtur serbët – shka shumësi shkie. Te Vaso Pasha na del me –j = Shkja.
  • Llafshiqe, V. Livadhe.
  • Mereja e kodrës t’Ilisë, V.
  • Mi Arë t’Gatë, V. Kullosë.
  • Mlojsat, L. Kullosë. Mlojsë-a, e. f. m. quhet vendi ku i kanë mbuluar gratë gjërat prej leshi, siç janë: zavjaqat, zhgunat etj. Ato i mblojnë me një saj dhe me shulin e vekut ose me ndonjë furkëz (shtyllë). Shuli vendoset në vek ose në furkëza. Kështu, njëri skaj i tjerrit që mblohet lidhet me një shkop të trash që vendoset në sajë, ndërsa ana tjetër e tjerrit lidhet me shul. Shuli sillet e në të mbështillet tjerri. Me të mbështjellurit e tjerrit, saji tërhiqet drejt shulit. Të mbështjellurit tjetër në shul i prijnë dy thupërza tjera, të cilat quhen Shtiza. Shtizat i ikun shulit vazhdimisht dhe në fund, edhe ato bashk me tjerrin, mbështillen rreth shulit.
  • Molla e Hall’s, P. Pemë. Ka qenë një plakë, e cila është quajtur Hallë. Kjo e kishte emrin Shahë (ndoshta Shehide). Molla ka qenë e saj dhe është quajtur në emër të saj, sepse ka mbetë pa trashëgues.
  • Molla Kulaqe, V. Pemë. Quhet një lloj molle me fryte të tharta.
  • Muret, V.
  • Nër Kulla, V. Livadh.
  • Ngushtllak, L. Rrugë. Është njëfarë rrugice që të çon malit përpjetë. Quhet ngushtllak, sepse është një vend i ngushtë. Për të kaluar vendi është ngushtuar edhe më shumë prej kaçubave e kaqave, të cilat kanë shkuar lart e pastaj janë kthyer tatëpjetë e mbi rrugë.
  • Oda e Shabanit t’Osmanit, Q. Lagje. Oda e Shabanit t’Osmmanit (Shaban Zenelit) është objekti i pikorientimit tonë për toponomastikën e Lagjes së Shaloviqe.
  • Orrnicat, VL. Arë e Livadh.[10]
  • Osoja e Kodrës (s)’Nërmjeme, V. Mal me drunj ahu.
  • Osoja e Përterek’s, P.
  • Prrojt e Epër, V. Mal. Janë dy përroje që kanë drejtimet e tyre dhe njëri shkon nga Muret e tjetri nga Livadhi i Butë.
  • Prrojt e Poshtër, V.
  • Prroni (i) Beselic’s, V. Mal.
  • Prroni (i) Boronicave, VL. Mal. Është i pasur me boronica.
  • Prroni Llafshiqe, V. Livadh përzier me mal. Në krye të Përronit Llafshiqe gjenden Varret e Menxhëve.
  • Prroni (i) Qurshisë, JP. Mal.[11]
  • Prroni (i) Tahirit, VL. Mal e livadh.
  • Prroni (i) Stanit, VL. Përrua me mal. Ngase rrjedh nga Kodra e Stanit, quhet Prroni i Stanit.

Sadik Zeneli në Prronin Llafshiqe në Sllatinë

  • Prroni (i) Rogave, VL. Mal.
  • Prroni (i) Zllatin’s, V. Mal.
  • Pusat e Shabanit t’Osmanit, V. Moçal. vendi është moçalik, por janë edhe disa pusa të mbushur me ujë, të cilët shërbejnë për të pirë ujë kafshët. I dëlirë (pastron) Shaban Zeneli.
  • Qajre, VL. Kollosa. Vend ku kullosnin bagëtia, por jo të gjitha bagëtitë, këtu kullosin vetëm bagëtia e pronarëve të qajrit.
  • Qajri (i) Hasanit, VL. Livadh.
  • Qershia e Nezirit, V. Livadh.
  • Reka e Madhe, P. Lumë. Reka e Madhe quhet nga Shalët e Sllatinës Lumi që kalon nëpër katund. Quhet Reka e Madhe, sepse ka edhe tjerë përrojë e përrocka.
  • Rogat, VL. Livadh. Janë pesë roga.
  • Rogat e abbazit, V. Livadh.
  • Roga Drezave, V. Kjo ka qenë e pasur me drdhëza dhe, ndoshta, është dashur të quhet Roga e Dredhzave, por sigurisht është eliminuar – dh-ja dhe ka mbetë e Drezave.
  • Roga e Beq’s, L.
  • Roga e Popovic’s, V. Livadh.
  • Rogat e Osmanoviqe, V.
  • Roga e Sylejmanit, VL. Livadh.
  • Roga e Shkoz’s, V. Livadh. Është livadh i rrethuar me drunj të llojit të shkozës.
  • Roga e Uk’s, V. Livadh.
  • Rovina e Xhemajlit, J. Dhe i shembur. Është bri rrugës Pollatë – Sllatinë. Këtu merrnin dhe në të kaluarën katundarët për t’i lyer shtëpitë me baltë.
  • Rrafshi (i) Bataqeve, VL. Livadh. Rrafshi i Baltaqeve do të thotë Rrafshi i Baltave, Mirëpo populli shumësin e bën me mbaresën –aqeve, balt-aqeve, në vend balt-ave.
  • Rrafshi (i) Kodrës t’Ilisë, VL. Mal.
  • Rrafshi (i) Kullave, VL. Kanë qenë dy kulla: njëra e turqve dhe tjetra e sërbëve. Kanë qenë të vendosura në kufirin turko-serb nga viti 1878 – 1912. sot kanë mbetë vetëm gërmadhat e kullave.
  • Rrasat e Behramit, V. Janë disa rrasuka gurësh, quhen të Behramit, sepse gjinden në livadhin e tij.
  • Rrezja e Kodrës s’Madhe, V. Mal.
  • Rrezja e Mureve, V. Mal.
  • Rrezja e Rrahmanoviqe, VL. Livadh.
  • Sieça, L. Është e ditur se populli shqiptar ka bashkëjetur me kombe e kombësi të tjerë, pa dashen e tij, me dhjetëra shekuj. Nga kjo bashkëjetesë e gjatë në gjuhën shqipe kanë hyrë disa fjalë të popujve tjerë. Kështu, sllavishtja ka ndikuar edhe në Mavriq, por duke ia përshtatur pakashumë ato  natyrës së shqipes.
  • Sokaku, P. Rrugë. Është rruga që i lidh familjet e lagjes së Shaloviqe me rrugën kryesore, me të cilën bashkohet te Ura e Osmanit.
  • Sonjaku (i) Ilazit, V. Këtu i kanë vënë e edhe i vënë sanët. Sonjaku, quhet vendi ku vehen sanët. Emri Sonjak duhet ta ketë prejardhjen apo formimin prej vetë
  • fjalës shqipe Sane+jak.
  • Streha e Halim Beselic’s, V. Livadh.
  • Streha e Livadhit t’Butë, V.
  • Shalovit e Sllatin’s, Q. Shalovit e Sllatinës janë pasardhës të familjes së Demë Ahmetit, pasardhës të djalit më të madh të Demës – Mehmetit. Mehmeti vetë ishte prerë prej Novicës me rastin e sulmit të familjes së Demës në Stanet e Reçicës nga një grup komitësh serbë rreth vitit 1802. djemtë e Mehmetit së parit kishin dalë në Uglarë, por më vonë kanë blerë Sllatinën bashkë me Ramocët e Sllatinës dhe vendosen në të. Quhen Shaloviq, sepse nënën e kanë pasë nga Shala e Bajgorës.
  • Shapati (i) Nezirit, L. Kullosë.
  • Shpia e Dilit, JP. Ky Dili e ka pasë kasollen e jo shtëpinë. Ka qenë çipçi e jo në tokë të tij. Nuk ka pasur askënd, ndryshe quhej Dili Konjuhi. Thuhet se nga këtu është shpërngulur dhe se ka shkuar diku në Vushtrri.
  • Shtogu, VL. Ka qenë një dru i llojit të shtogut, i cili tash nuk ekziston këtu.
  • Te Ara, V.
  • Te Kroni (i) Alisë, V.
  • Tu Ura e Osmanit, P. Urë. Kjo urë është e vendosur mbi Lumin e Sllatinës, i cili nga vendasit quhet Reka e Madhe. Ura është ndërtuar nga i ati i Shaban Zenelit – Osmanit.
  • Thana e Uk’s, L. Përreth është kullosë.
  • Udha e Ledinave, J. Rrugë. Kjo rrugë niset prej shtëpive të Shaloviqe, kalon nëpër Ledina e shkon tek Xhylakët e Dvorishtës.
  • Udha e Gjasë, VL. Rrugicë. Shkon kah Kroni i Ilisë e deri tek Udha e Prronit të Rogave. Rruga është e hollë (e ngushtë) dhe shkon përmes malit. Quhet e Gjatë sepse në kohë deri sa livadhet janë të zëna, të pakositura, nëpër këtë rrugicë kalojnë kafshët deri tek kullosa.
  • Udha e Mlojsave, L. Rrugë. Kjo rrugë shkon prej Mlojsave e deri tek Ledinat, e cila më vonë, posa kalohen shtëpitë e kësaj lagjeje e merr emrin Udha e Ledinave.
  • Udha e Llafshiqit, VL. Rrugë. Udha e Llafshiqit lidh lagjen e Shaloviqe me Beselicën.
  • Udha t’Thore, V. Rrugicë. Shkon nga shtëpia e Shabanit e deri tek Ara e Gatë. Quhet t’Thore, sepse shkon shpatinës e jo rrafshit. Është një rrugicë e hollë, thuajse vetëm për këmbësorë.
  • Udha e Zllatines t’Ibrit, V. Rrugë që të shpie deri në Zllatinën e Ibrit.
  • Udht’ e Holla, V. Janë disa rrugë të holla, të cilat shkojnë paralel njëra pranë tjetrës.
  • Vada e Ar’s nër Shpi, P. Me këtë vend ujiten Arat në Shtëpi.
  • Vada e Ledinave, J.
  • Vada e Rrafshit, P.
  • Vorret, J. Janë pranë lumit, por tash u është ndërruar vendi sepse s’ka mjaftuar vendi i mëparshëm. Ndryshe quhen Vorret e Vjetra.
  • Vorret, VL. Këto varreza janë shumë të lashta. Në dy skajet e varrezave janë të vendosura gurët, mirëpo, përmes varreve kanë mbirë lisat dhe janë shumë të trashë e shumë të vjetër, çka shihet se varrezat janë shumë të vjetra. Lidhur me to nuk ekziston fare legjenda e gojdhëna se të kujt janë. Gurët nuk janë të shkruar fare. Këto varreza janë nën Kodrën e Ilisë në shpatin e kësaj Kodre. Kroni i Ilisë është afër tyre në lindje. Këtu, më tepër se në çdo vend tjetër, ka nevojë të bëhet hulumtime arkeologjike.
  • Vorret e Ledinave, J. Duke mos pasur vend të mjaftueshëm në vendin e Vorreve të Vjetra, para një kohe të vdekurit varroseshin në Ledina, nga edhe tash quhen Vorret e Ledinave.
  • Vorret e Menxh’ve, V. Këto varre janë në krye të Prronit Llafshiqe, përballë Zllatinës së Ibrit, atje ku fillon një horizont i hapur e ku të çelen sytë nga bukuria e natyrës. Duket të jenë bukur të vjetra, për të cilat fjalën do ta jepte vetëm arkeologu sa janë të vjetra.
  • Vorri i Sahitit, VL. Varr. Këtu është vrarë, e pastaj edhe është varrosur një Sahit Beselica.
  • Zellinat, J. Janë disa ara, të cilat janë me zallë, nuk janë tokë pjellore.
  • Zllatina, V. Livadh. Nuk dihet pse quhet kështu. Ka gjasa që prej këtij lokaliteti e ka marrë emrin mbarë katundi Sllatinë, vetëm duke e marrë bashtinglloren –S në vend të –Z-së. Këtë e themi duke u bazuar në të kaluarën, kur janë punuar brigjet e kodrinat e jo luginat. Dhe kjo mund të ketë ndodhë. Mund ta marrë emrin një vend i gjërë prej një vendi më të ngushtë.

Varret e Menxh’ve

 

  • Zllatina e Ibrit, V. Livadh e mal. Nuk dihet pse quhet e Ibrit. Ky vend është një territor i gjërë, me shpatij të bukura, livadhe të pasura me malin përmbi. Këtu duket se ka qenë një vendbanim i lashtë, ku gjenden edhe varret mjaft të vjetra, vend ku tani nuk ka shtëpi, nuk është i banuar, por është i punuar, livadhe që kositen për çdo verë. Nuk është larg nga Kroni i Ilisë.

 

Zllatina e Ibrit, Sllatinë

BELLOSHA

Bellosha i takon fshatit Sllatinë.

Si duket, dikur ishte vendbanim,  ndërsa më vonë si lagje.

Më vonë si vendbanim me emrin Bilusha është regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h). Në regjistrimin e popullsisë së vitit 1913 është regjistruar si lagje e fshatit Pollatë[12]. Edhe sot  Bellosha ështa pronë e Azemajve dhe lagjeve tjera të Pollatës.

Ka të ngjarë se popullsia u shpërngul për Pollatë ngase është ruajtur pronësia e tyre deri në ditët e sotme, pronar të të cilit vend janë Monollët.

TËRMKOLLËT E BELLOSHËS  NË  DUMNICË  TË KRASNIQES

            Tërmkollët e Dumnicës së Krasniqes[13] ndjehen të afërm me Tërmkollët e Kokorovicës, kudo që ata më pastaj kanë migruar nga Kokorovica. Megjithatë, këta ishin ndarë prej të tjerëve që nga shpërngulja me dhunë e tyre nga forcat serbe më 1878 nga fshati i tyre Tërmkë. Këta ishin vendosur që në fillim në lagjen e sotme të Pakashticës Kralefc. Këtu ishte vendosur njëri nga djemtë e Kurtit, Asllani.

 

Informatorët:

  1. Ali Jashari, 1928, bujk , analfabet, Dumnicë e Krasniqes.
  2. Arif Asllani, bujk. 1940, me tetëvjeçare. Lluga, Llap.
  3. Islam Islami, 1899, bujk, analfabet, Sllatinë
  4. Asllan Islami, 1904, bujk, autodidakt, Sllatinë
  5. Shaban Zeneli, 1906, bujk, analfabet, Sllatinë
  6. Zenel Nimani, 19o6, bujk, analfabet, Sllatinë
  7. Sadik Zeneli, nga Sllatina, tani në Podujevë
  8. Imer Hyseni, 1929, Bajçinë. Tani i ndjerë. Marrë më 1.IV.1997.
  9. Rrahman Mavriqi, 1938, bujk. Mazgit. 25.VIII.2006
  10. Rrahman Ademi,shkolla e Lartë Komerciale, Podujevë.
  11. Avdi Mehmeti, 1893, bujk, analfabet, Uglar –  Sllatinë
  12. Ali Hajdini, 1935, mësues, Podujevë, 12.XI. 2005.

 

[1] Marrë nga Gani Mehmeti: Mavriqi i Llapit I, Podujevë, 2010.

[2] Shalët e Sllatinës janë pasardhës të Mehmetit të Demë Ahmetit. Igrishtët janë të ardhur në vitin 1878 nga fshati Ifgrishë i Toplicës.

[3] Dr. Jusuf Osmani: … Besiana (Podujeva), faqe 202

[4]  Marrë nga Hamit Latifi më 2006.

[5] S. Pulaha: Popullsia Shqiptare e Kosovës gajtë shek. XV-XVI, Tiranë, 1972, faqe 672. Shih edhe Dr. Jusuf Osmani: … Besiana (Podujeva), faqe 202-203.

[6] Dr. Jusuf Osmani: Vendbanimet e Kosovës – Besiana  (Podujeva), Prishtinë, 2005, faqe 203

[7]  Dr. Fehmi Pushkolli: “Llapi gjatë historisë”, faqe 392.

[8]  Gani Mehmeti, “Toponomastika dhe mikrotoponimiae Mavriqit të Llapit”, punim diplome, dorëshkrim, 1981, Prishtinë, faqe 9.

 

[9]

[10] Në popull herë thuhet Ornicat, me –o, e herë thuhet me –ë, ërrnicat. Ne i kemi shënuar në të dy variantet, ashtu si e kanë shqiptuar informatorët.

[11] Edhe emri Qershi theksohet në dy forma, herë me –e, e herë me –u. Jemi përpjekur t’i shkruajmë siç i kanë theksuar informatorët.

[12]  Dr. Jusuf Osmani: Vendbanimet e Kosovës…, faqe 205.

[13]  Dr. Sabit Uka te „Vendosja dhe pozita e shqiptarëve në Kosovë (1878-1912)  3, faqe  73, vetëm tregon se në Dumnicë të Krasniqes ka Mavriqë, pa u lëshuar në atë se kur kanë ardhur

dhe se nga kanë ardhur e kush janë këta.

Fshati Surkish shtrihet rreth 4-5 km ne jug te Podujeves,eshte vendbanim fushor i tipit te dendur,i ndare ne dy lagje si jane:Lagjja e Eperme dhe e Poshme.

Familjet me te njohura jane: Llugaliu,Selmani,keto dy vllazeri te mdha jane autoktonevendase ne fshat,i perkasin fisit berishe.
Ndersa Familjet te cilat erdhen nga fshatrat per rrethe jane: Mulliqi te ardhur nga sylevica me 1959 dhe jane me fise shale, Pervetica jane te ardhur nga Toplica,por nuk u vendosen menjeher ne fshate pas ardhjes ne Llap,Ramocet erdhen nga Sllatina,Jaha erdhen nga Reçica jane pasardhes te Deme Ahmetit,Fazliu erdhen nga Breca ,Hyseni nga Dobratini dhe jane Dervisholle,Kutleshi nga Pakashtica , Zuka nga Braina ,Gashet nga metehia ,Gashet erdhen nga Metehia,Mojkovci erdhen nga Dyzi ,Zymberi nga Dvorishta etj.

Mikrotoponimet me te njohura jane: Gumurishta,Pusat e Surkishit,Arat e Plenices,Arat e Ballofcit,Oberrishta te kisha etj.
Gjurmet e tij si vendbanim datojne qe nga Neoliti,eshte si lokalitet bukur i hershem qe daton nga parahistoria kete e deshmojne edhe gjetjet arkeologjike te cilat deshmojne gjurme nga Neoliti.
Ne defterin turk te vitit 1455 eshte permendur se surkishi kishte 12 shtepi,ndersa edhe ate vite 1487 permendet si fshat me 17 shtepi te gjitha te besimit te krishter te cilat me vone kaluan ne fene Islame.

Edhe ne sallnamet e vitit 183-96 te Vilajetit te Kosoves edhe ate te vitit 1900 eshte shenuar me emrin SURKISH.
Fshati ne vitin 1913 kishte 182 banore,kurse ne vitin 1921 kishte 25 shtepi me 186 banor,kurse ne vitin 1981 kishte 90 shtepi me 651 banore.

2017 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © PODUJEVA